Sekretet pėr tė hyrė lehtė nė “portėn” e tė moshuarave

Specialistja Mimoza Petani shpjegon mėnyrat e trajtimit nėpėrmjet produkteve bimore parafarmaceutike

Megjithėse problemet shėndetėsore qė pėrjetojnė gratė gjatė perimenopauzės dhe menopauzės janė komplekse dhe shumėplanėshe, ekzistojnė shumė opsione pėr trajtimin e efekteve anėsore tė kėtyre dy momenteve tė rėndėsishme tė jetės. Opsionet pėrfshijnė si trajtime me bazė bimore, ashtu edhe trajtime konvencionale. Duhet sqaruar se nuk ėshtė aspak qėllimi i kėtij artikulli tė hyjė nė detaje dhe tė kėshillojė trajtime tė caktuara. Gjithkush duhet tė kėrkojė informacion shumė mė tė hollėsishėm, si dhe tė konsultohet me njė ofrues shėrbimesh shėndetėsore

para se tė vendosė mbi trajtimin e pėrshtatshėm. Parimi qė duhet ndjekur nė gjykim ėshtė kėrkimi i opsioneve sa mė tė balancuara. Trajtimet konvencionale nuk janė aq tė “kėqija” sa mundohen t’i portretizojnė praktikuesit e mjekėsisė alternative. Nga ana tjetėr, trajtimet me bazė bimore nuk janė aq tė “paefektshme” sa mundohen t’i portretizojnė mjekėt “konvencionalė”. Tė dy pėrafrimet mund tė jenė efektivė nė trajtimin e aspekteve tė caktuara tė simptomave tė perimenopauzės dhe menopauzės.

Tri fazat

Termi menopauzė i referohet ndalimit tė aktivitetit tė ovareve (vezoreve), qė shoqėrohet me ndalime relative tė ciklit menstrual. Kjo ngjarje modifikon organizmin duke sjellė shqetėsime, tė cilat pėrfshijnė sferėn psiko-fizike. Menopauza ėshtė periudhė fiziologjike e jetės me tė cilėn duhet tė pėrballet ēdo femėr. Fillimisht duhet pasur parasysh funksioni i vezoreve. Ato kanė dy funksione bazė: endokrine (prodhimi i hormoneve femėrore si estrogjeni dhe progresteroni; gametogeneza (prodhimi i vezės). Menopauza kalon nė tri faza qė janė: premenopauza, menopauza e vėrtetė dhe postmenopauza.

Premenopauza karakterizohet nga shfaqja e simptomave si ankthi, afshet e nxehtėsisė dhe ērregullimet e ciklit menstrual. Gjatė kėsaj faze, cikli menstrual shkurtohet dhe gjakrrjedhjet janė mė tė bollshme. Kjo i dedikohet uljes sė progresteronit si fillim qė ndiqet nga ulja e mėvonshme dhe e menjėhershme e estrogjenit.

Edhe kėtu kemi afshe nxehtėsie, irritim, ankth, tharje vaginale dhe shtim nė peshė. Kėto probleme krijojnė terrenin e pėrshtatshėm pėr zhvillimin e osteoporozės dhe sėmundjeve kardiovaskulare. Nė kėtė fazė ovaret nuk prodhojnė mė hormone.

Postmenopauza fillon shumė vite pas menopauzės rreth moshės 60 vjeē dhe shoqėrohet me sėmundje dhe komplikacione kardiovaskulare si dhe osteoporozė. Duke pasur parasysh tė gjitha komplikacionet e menopauzės si: ērregullimet e humorit, cistitet e shpeshta, qė me kalimin e viteve rrallohen derisa eliminohen, rėnia e tonusit tė gjoksit, rritja e triglicerideve dhe kolesterolit, si dhe rritja e riskut pėr ateriosklerozė dhe infarkt tė miokardit, duhet qė tė zgjatet sa mė shumė nė kohė ekuilibri hormonal femėror. Prandaj parashikohet njė trajtim hormonal zėvendėsues sapo tė shfaqen shenjat e para tė menopauzės.

Trajtimi

Sot pėr sot propozohet trajtimi me zėvendėsim hormonal me doza tė caktuara, tė cilat duhen pėrshtatur nė pėrputhje me peshėn, moshėn, konstruktin dhe veēoritė individuale qė ka ēdo person, pėr tė shmangur efektet anėsore qė japin dozat e rritura tė hormoneve, si pėr shembull: dhimbje gjoksi, humbje vaginale, nausea, dhimbje koke, puērra dhe irratibilitet. Kjo terapi ėshtė e dėmshme dhe nuk duhet bėrė te femrat qė kanė tumor gjiri apo kanė pasur mė parė ndonjė tė tillė, tek ato qė kanė pirė duhan, qė kanė probleme me mėlēinė, dhe kanė probleme me qarkullimin e gjakut. Sot po diskutohet shumė pėr efektin kancerogjen tė estrogjenit mbi endometriumin (shtresa e brendshme e mitrės) dhe progresteronit mbi gjirin. Ėshtė provuar tashmė shkencėrisht qė produktet natyrore tolerohen mė mirė nga organizmi dhe lejojnė personalizimin shkencor tė trajtimit. Arsye tjetėr pse femrat preferojnė njė fitoterapi (trajtim me produkte bimore) ėshtė fakti qė ato nuk duan tė pėrdorin hormone, ndėrsa me fitoterapinė nuk ka efekte anėsore si dhe ekziston njė gamė e gjerė produktesh, si: fitoelementet, oligoelementet, vitaminat probiotike dhe fibrat prebiotike, mes tė cilave mund tė zgjidhen kombinime tė ndryshme sipas nevojės dhe specifikės sė secilit, duke personalizuar skemėn e trajtimit. Njė fakt interesant pėr t’u pėrmendur ėshtė ai i grave aziatike, tė cilat nuk i njohin shenjat e menopauzės, si ankthin, afshet e nxehtėsisė, djersitjet natėn dhe frakturat e kockave nga osteoporoza. Arsyeja qėndron nė dietėn e tyre qė ėshtė e pasur me oriz, zarzavate dhe mbi tė gjitha me sojė, bimė e pasur me substanca tė njohura ndryshe si fitoestrogjene. Kėto tė fundit janė tė pranishme dhe nė shumė bimė tė tjera pėrveē sojės, trifoglium pretense, igname, selatico, biancospino etj.

Ēfarė janė dhe pėrse nevojiten fitoestrogjenet

Janė substanca natyrore me strukturė tė ngjashme me estrogjenin dhe qė veprojnė mbi receptorėt e tij me veprim tė ngjashėm me to. Ėshtė afiniteti qė kanė me kėto receptorė qė tė mbrojnė nga kanceri i gjirit dhe mitrės. Ėshtė vėrtetuar qė fitoestrogjenet mbrojnė vazat e gjakut nga arterioskleroza, sėmundja ishemike e zemrės dhe infarkti i miokardit. Efekt tjetėr i tyre ėshtė edhe ulja e yndyrave nė gjak. Gjithashtu duhet pėrmendur dhe fitoprogresteroni, qė ndodhet nė sasi mė tė madhe te bima e qujtur igname selvatiko. Pėrdorimi i kėtyre fitoelementeve parandalon sėmundjet kardiake, osteoporozėn dhe shenjat e bezdisshme tė menopauzės. Fitoterapia ėshtė shumė e rėndėsishme, por ėshtė shumė e rėndėsishme njėkohėsisht qė tė suportohet me oligoelemente qė forcojnė kockėn, parandalojnė dhe trajtojnė osteoporozėn. Shumė tė rėndėsishme janė: kalciumi, magneziumi, zinku, bakri, bori, vitamina D, dhe ato minore si: mangani, kobalti, flori, kaliumi, fosfori. Po kaq i rėndėsishėm nė kėtė moshė ėshtė dhe forcimi muskulaturės. Aspekt tjetėr pėr tė cilin duhet kujdesur ėshtė dhe prania e njė flore intestinale tė shėndetshme me fibra prebiotike, qė ndihmojnė nė thithjen dhe pėrpunimin e mineraleve dhe elementėve tė ndryshėm nutritiv (ushqyes).

Endometrioza

Ėshtė njė sėmundje gjatė sė cilės pjesė tė vogla tė endometrave migrojnė pėrmes tubave dhe vendosen nė vendet nėpėr trup. Fitoprogresteroni ėshtė pėrgjigjja mė e mirė. Ai pėrdoret fillimisht nė doza tė ulura, qė rriten ngadalė deri me zhdukjen e dhimbjeve qė jep kjo sėmundje.

Fibroma e uterusit

Janė masa beninje tė murit muskulor tė uterusit (mitrės). Kanė pėrmasa tė ndryshme dhe pėr shkak tė tyre janė tė predispozuara pėr tė shkaktuar prolaps tė mitrės ose mosmbajtje tė urinės. Shkak i krijimit janė rritja e esterogjenit nė krahasim me progresteronin. Nė rast marrje fitoprogresteroni fibronet nuk rriten nė pėrmasa dhe mund tė ndalohet rritja tyre deri nė menopauzė dhe mė pas ato atrofizohen.

Bimėt qė duhen pėrdorur gjatė menopauzės

Soja

Soja ėshtė njė bimė e mrekullueshme pėr efektet qė ka nė tė gjithė organizmin pėr trajtimin e menopauzės. Ajo ėshtė shumė e pasur me lecitine, acid glutaminik, isoflavone etj. Isoflavonet janė substancė me strukturė dhe funksion tė ngjashėm me estrogjenin, tė quajtura ndryshe dhe fitoestrogjene. Ato janė nė gjendje tė influencojnė prodhimin dhe metabolizmin e hormoneve seksuale. Fitoestrogjenet janė efikase jo vetėm pėr ndalimin e simptomave tė menopauzės, por dhe nė parandalimin e osteoporozės dhe hiperkolesterolemisė. Falė efektit tė tyre mbi receptorėt B ato mbrojnė ndaj kancerit tė gjirit, sėmundjeve dhe kancerit tė endometriumit; dhe stimulojnė sintezėn e proteinave lidhėse tė estrogjenit, duke ulur nivelin e tij tė tepėrt nė gjak.

Trifoglium prateus (tėrfili i egėr)

I pėrket familjes sė bishtajoreve. Ėshtė njė bimė 2-vjeēare me lule verore. Kjo bimė ėshtė e aftė tė fiksojė azotin dhe ėshtė e pranishme nė shumė varietete. Trifogliumi ėshtė shumė i pasur me isoflavone ose tė ashtuquajturat fitoestrogjene, tė mirėnjohura pėr efektin e tyre pozitiv nė reduktimin e simptomave tė menopauzės dhe efekteve ose komplikacioneve tė saj.

Igname

Ėshtė njė bimė e pasur me fitoprogresterone. Ky ėshtė njė element shumė i nevojshėm dhe i dobishėm. Shėrben si diuretik natyral, duke iu kundėrvėnė mbajtjes hidrike, fryrjes sė kėmbėve dhe barkut. Mbron nga fibrokistitet gjoksin dhe ul tensionimin e mameve, si dhe parandalon formimin e fibromave tė mitrės. Tjetėr efekt i rėndėsishėm ėshtė ai i transformimit tė yndyrave nė energji, kundėrshton mbipeshėn dhe depozitat e yndyrave. Ėshtė antidepresiv natyral, duke ulur apo hequr ērregullimet e humorit, uljen e libidos dhe dėshirėn pėr sheqer. Aktivizon receptorėt e estrogjenit, ul riskun e infeksioneve urinare, qė janė shumė tė shpeshta te gratė nė menopauzė. Igname ėshtė pėrgjigjja fitoterapeutike ndaj formimit tė kisteve, tė ovareve (vezėve) dhe dhimbjeve ovare. Nė qoftė se progresteroni natyral merret para ovulacionit, mund tė ndihmojė nė riekuilibrin hormonal, nė mėnyrė tė tillė qė kisti nuk do tė stimulohet dhe brenda 2-3 muajve do tė zmbrapset dhe atrofizohet pa trajtime tė tjera.

Bambu

Ėshtė njė bimė shumė e pasur me silic, mineral ky qė ėshtė i lidhur drejtpėrdrejt me munerdizimin e kockės dhe me sintezėn e kolagjenit, qė nga ana tjetėr shėrben si bazė mbi tė cilėn vendosen qelizat e kockės dhe ato tė indit lidhor. Silici nga ana tjetėr favorizon thithjen e fosforit dhe akumulimin e kalciumit drejtpėrdrejt nė osteoblast (qeliza e kockės), duke u bėrė i domosdoshėm pėr mineralizimin e kockės. Marrja e silicit ka veprim tė drejtpėrdrejtė nė forcimin e kockave, dhėmbėve, thonjve dhe favorizon rritjen e kockės sė gjatė.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Mapo

Publikuar nga: Gazeta Mapo

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos