Matematika, pėrgjigjet e sakta tė testit pėr tė gjitha gjimnazet

SHKRUAN: Jonida Tashi 16-06-2011 11:35

Ministria e Arsimit, pas pėrfundimit tė provimit tė dytė tė Maturės, Matematikė, ku morėn pjesė 42 500 maturantė nga i gjithė vendi, publikon pėrgjigjet e sakta tė testit pėr tė gjitha gjimnazet. Nėpėrmjet skemave tė vlerėsimit tė testit pėr shtatė profilet e gjimnazeve, qė janė: drejtimin i pėrgjithshėm; drejtimi natyror; drejtimi shoqėror; shkollat teknike 5-vjeēare; shkollat teknike 3+2-vjeēare, bashkė me shkollat pedagogjike dhe ato me kohė tė shkurtuar; shkolla e mesme e gjuhėve tė huaja; seksionet dygjuhėshe, maturantėt do tė njihen jo vetėm me mėnyrėn sesi u janė pėrgjigjur pyetjeve nė test, por edhe me pikėt qė i korrespondojnė secilės prej tyre. Ditėn e djeshme, nė tė gjitha shkollat e arsimit parauniversitar u zhvillua provimi i dytė i detyruar i Maturės, ai i lėndės sė Matematikės. Provimi filloi njėkohėsisht nė tė gjithė vendin nė orėn 10.00 dhe zgjati 2 orė e gjysmė. Provimi kishte 25 pyetje me 13 kėrkesa me pėrgjigje alternative, qė pėrbėjnė 13 pikė dhe 12 kėrkesa me zhvillim, tė cilat vlerėsohen me 37 pikė. MASH bėn tė ditur se nė provim morėn pjesė rreth 41 mijė maturantė, tė vendosur nė mjediset e pėrzgjedhura nga drejtoritė arsimore rajonale dhe zyrat arsimore. Procesi ėshtė mbikėqyrur nga Ministria e Arsimit si dhe nga institucionet e saj tė varėsisė. Sipas MASH, nga monitorimi i vazhdueshėm i provimit tė parė tė detyruar tė Maturės Shtetėrore, nė 38 drejtori arsimore rajonale dhe zyra arsimore, rezultoi njė proces normal, nė pėrputhje me rregulloren e Maturės. Pas pėrfundimit tė procesit, testet e maturantėve do tė grumbullohen nė Agjencinė Kombėtare tė Provimeve dhe do tė shpėrndahen nė qendrat e korrigjimeve pėr t’u vlerėsuar. Pas dy javėsh pritet tė dalin rezultatet e provimit tė Matematikės, ndėrkohė qė nė datėn 30 qershor maturantėt do t’i nėnshtrohen dy provimeve me zgjedhje tė Maturės. Maturantėt qė do tė rezultojnė kalues nė tė katėr provimet, do tė pajisen me Diplomėn e Maturės, ndėrsa ata qė dėshirojnė tė vijojnė studimet e larta, me rezultatet e provimeve do tė futen nė konkurrim pėr nė universitet.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Mapo

Publikuar nga: Gazeta Mapo

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos