Letėrsia, gati rezultatet e provimit, nis sot ēkodimi i testeve

SHKRUAN: Jonida Tashi 15-06-2011 11:49

Pėrfundon korrigjimi i 41 mijė testeve tė provimit tė Gjuhė-Letėrsisė, ndėrkohė qė maturantėt do tė njihen me notat pėrkatėse ditėn e enjte tė kėsaj jave. Ky fakt bėhet i ditur nga drejtori i Arsimit Parauniversitar nė Ministrinė e Arsimit, Fatmir Vejsiu, i cili sqaron se tashmė ka pėrfunduar procesi i korrigjimit tė testeve tė Gjuhė-Letėrsisė dhe pritet tė bėhet vetėm procesi i quajtur “Matching” (qė ėshtė pėrputhja ose bashkėrendimi i rezultateve tė sekretuara me emrat e maturantėve). “Procesi ‘Machting’ do tė nisė nesėr (sot) nė orėn 14.00 dhe maksimumi pasnesėr nė drekė do tė dalin rezultatet e provimit tė Letėrsisė”, - sqaron drejtori i Arsimit Parauniversitar. Procesi i lidhjes sė rezultateve tė provimit me emrat e maturantėve, pra zbėrthimi i barkodit, do tė nisė nė orėn 14.00 tė ditės sė sotme, fill pasi nga ambientet e Agjencisė Kombėtare tė Provimeve (AKP) tė dalin specialistėt qė janė “izoluar” aty njė javė mė parė pėr hartimin e testit tė Matematikės, provimi i dytė i Maturės qė do tė zhvillohet sot. Mė pas, me hedhjen e pikėve tė marra nga maturantėt, do tė krijohet njė listė ku ēdo barkodi i vihen nė korrespondencė pikėt. Pėr secilin nga katėr provimet, testet e maturantėve, pas korrigjimit nė 6 qendrat e vlerėsimit dorėzohen nė AKP, pėr t’iu nėnshtruar procesit tė bashkėrendimit tė rezultateve, qė kryhet nė bashkėpunim me APRIAL-in. Sipas procedurės sė pėrcaktuar nga MASH, pas grumbullimit tė kėtyre testeve dhe rezultateve, nis edhe procesi i identifikimit ndėrmjet kandidatit dhe pikėve tė vlerėsimit qė ai ka marrė, qė ekuivalentohen nė notė. Procesi i quajtur “Matching” (qė ėshtė pėrputhja ose bashkėrendimi) i rezultateve tė sekretuara me emrat e maturantėve do tė kryhet pėr tė katėr provimet e Maturės Shtetėrore. Pėr kėtė, testet e maturantėve, pasi fillon provimi sekretohen, pra pajisen me njė barkod qė pėrbėn identitetin e ēdo maturanti. Nė kėtė mėnyrė mėsuesit (asnjė zyrtar tjetėr) gjatė procesit tė vlerėsimit tė testeve, pėr shkak tė barkodit nuk njihen me identitetin e maturantėve dhe mund tė kryejnė njė vlerėsim objektiv tė tyre. “Ēdo test i plotėsuar i njė maturanti ka si element dallues vetėm njė barkod. Gjatė hedhjes sė pikėve tė fituara pėr ēdo pyetje, krijohet njė listė ku ēdo barkodi i vihen nė korrespondencė pikėt. Kėtė proces e realizon APRIAL. Ndėrkohė AKP, nė bazė tė tė dhėnave qė disponon nga mjediset ku janė zhvilluar provimet, krijon njė listė, ku ēdo barkodi i bashkėngjitet emri i maturantit. Tė dyja kėto procese realizohen nė mėnyrė tė pavarur. Procesi i hedhjes sė tė dhėnave pėrfundon kur nuk ka mbetur qoftė dhe njė test i paverifikuar, janė eliminuar tė gjitha gabimet e mundshme dhe tė dy institucionet kanė materialet pėrkatėse tė pėrfunduara”, - shpjegojnė specialistėt e arsimit qė merren me kėtė proces. Nė bazė tė tė dhėnave tė rezultateve nė pikė, ministri i Arsimit vendos kufirin e kalueshmėrisė, qė quhet “Cutoff”. Pas kėsaj, pikėt konvertohen nė nota tė shkallėzuara me dy shifra pas presjes dhjetore. Me pėrfundimin e vlerėsimit, testet e maturantėve ēkodohen, njė proces qė kryhet vetėm nga kompjuteri, dhe vijat e barkodit me anėn e njė aparati kthehen nė shifra. Ky proces kryhet nga dy institucione: AKP dhe APRIAL, njėri pėrmban barkodet e maturantėve dhe emrat, ndėrsa tjetri barkodet e maturantėve dhe pikėt, rezultatet. Nė pėrfundimin tė kėtij procesi, anėtarėt e komisionit “Matching” marrin rezultatet, tė bashkėrenduara me emrat e maturantėve nė njė kompaktdisk (CD) vetėm tė lexueshėm, me tė gjithė emrat dhe rezultatet e maturantėve dhe mė pas bėhet edhe printimi i rezultateve. Kjo metodologji pėrdoret pėr tė katėr provimet qė japin maturantėt dhe nė pėrfundim secili maturant nė bazėn e tė dhėnave ka katėr rezultatet e tij.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Mapo

Publikuar nga: Gazeta Mapo

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos