Projektligje dhe vendime tė miratuara nė Kėshillin e Ministrave  

Në mbledhjen e tij të radhës, Këshilli i Ministrave miratoi sot, projektligjet dhe vendimet e mëposhtme:

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR MIRATIMIN E BUXHETIT FAKTIK TË SHTETIT, PËR VITIN 2010”


Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 158, të Kushtetutës, dhe të neneve 62 e 63, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për  menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e minsitrit të  Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për miratimin e buxhetit faktik të shtetit, për  vitin 2010”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit, relacionit dhe raporteve bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

 

P R O J E K T L I G J 

PËR

MIRATIMIN E BUXHETIT FAKTIK TË SHTETIT,  PËR VITIN 2010


Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 158, të Kushtetutës, dhe të neneve 62 e 63, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1
Miratimi i buxhetit faktik

Miratimin e buxhetit faktik të shtetit, për vitin 2010, së bashku me burimet e tij të financimit, si më poshtë vijon:
                  Në milionë lekë
1. Buxheti i shtetit
 
• Të ardhurat, gjithsej  273 090;
• Shpenzimet, gjithsej  300 467.
 
2. Buxheti i sigurimeve shoqërore:
 
• Të ardhurat  80 134;
• Shpenzimet  79 316.

 

3. Buxheti i sigurimeve shëndetësore:
 
• Të ardhurat             13 669;
• Shpenzimet              25 141.
 
4. Deficiti buxhetor (38 031)

5. Financimi i deficitit buxhetor               
38 031;
   
I brendshëm           
27 819.

A. Me instrumente financiare (kredimarrje e brendshme  
     neto) 
25 948;
1. Kredimarrje nga pushteti qendror 25 801;
• Bono thesari (9 350);
• Euro bono 3 264;
• Obligacione qeveritare 2/3/5/7 - vjeçare 17 223;
• Eurobond 14 664;
2. Kredimarrje nga pushteti vendor 147;

       B. Të ardhura nga privatizimi: 411;

       C. Të tjera 1 460
• Ndryshimi i gjendjes së arkës (255);
• Të tjera. 1715

   Financimi i jashtëm (neto) 10212:
    
   Nga i cili:
 
• Mbështetje buxhetore 0.


Neni 2
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E T A R I


JOZEFINA TOPALLI (ÇOBA)

***

V E N D I M


PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10 168, DATË 22.10.2009, “PËR PËRCAKTIMIN E FORMËS DHE TË FORMULËS SË PRIVATIZIMIT TË INSIG, SH.A.-SË””


Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit te Financave, Këshilli i Ministrave
 


V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr.10 168, datë 22.10.2009, “Për përcaktimin e formës dhe të formulës së privatizimit të INSIG, sh.a.-së””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


P R O J E K T L I GJ

PËR

DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10 168, DATË 22.10.2009, “PËR PËRCAKTIMIN E FORMËS DHE TË FORMULËS SË PRIVATIZIMIT TË INSIG, SH.A.-SË”


Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Në ligjin nr.10 168, datë 22.10.2009, “Për përcaktimin e formës dhe të formulës së privatizimit të INSIG, sh.a.-së”, të bëhen ndryshimet e mëposhtme:

Neni 1

Në pikën 2, të nenit 2, shprehja “...në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar....” zëvendësohet me shprehjen “...në tregun kombëtar dhe/ose ndërkombëtar...”.

Neni 2

Neni 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 4
Këshilltari i privatizimit dhe përzgjedhja e fituesit

1. Këshilltari i privatizimit asiston Ministrinë e Financave në procedurat e privatizmit të INSIG, sh.a.-së, si dhe përgatit raportin për vlerësimin e të të drejtave që lidhen me aksionet e shtetit në INSIG, sh.a.

2. Marrëveshja e shitjes së aksioneve të INSIG, sh.a.-së përgatitet nga Ministria e Financave, sipas rregullave të përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave dhe miratohet nga Këshilli i Ministrave së bashku me raportin e vlerësimit.”. 

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI (ÇOBA)


***


V E N D I M


PËR


MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË KOMUNËS KARBUNARË, TË QARKUT TË FIERIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:  


1. Miratimin e listës  paraprake të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim, të komunës Karbunarë, të qarkut të Fierit, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.

Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit territorial dhe administrativ të komunës Karbunarë, të qarkut të Fierit, miratuar me vendimin nr.769 datë, 19.11.2004, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore të komunës Karbunarë, të qarkut të Fierit ”.

2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Karbunarë për zbatimin e këtij vendimi.
  
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


***

V E N D I M


PËR


MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË KOMUNËS  ÇËRRAVË, TË QARKUT TË KORÇËS


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:  


1. Miratimin e listës  përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, brenda juridiksionit territorial dhe administrativ të komunës Çërravë, të qarkut të Korçës, që transferohen në pronësi ose në përdorim të  kësaj komune, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Lista me 35 (tridhjetë e  pesë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor  180 (njëqind e tetëdhjetë).

2. Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i  Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Çërravë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


***


V E N D I M


PËR

MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PËR KRYERJEN E PROCEDURAVE TË PËRBASHKËTA TË KONTROLLIT TË HYRJE/DALJEVE NËPËRMJET PIKAVE TË KALIMIT KUFITAR MORINË (KUKËS) – VËRMICË (PRIZREN), NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË KOSOVËS, DHE PROTOKOLLIT TË KRYERJES SË VEPRIMTARIVE TË PËRBASHKËTA NË KËTË PIKË TË KALIMIT KUFITAR


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet  Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për kryerjen e procedurave të përbashkëta të kontrollit të hyrje/daljeve nëpërmjet pikave të kalimit kufitar Morinë (Kukës) – Vërmicë (Prizren), ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, dhe protokollit të kryerjes së veprimtarive të përbashkëta në këtë pikë të kalimit kufitar.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA

***

V E N D I M


PËR

MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PËR KRYERJEN E PROCEDURAVE TË PËRBASHKËTA TË KONTROLLIT TË HYRJE/DALJEVE NËPËRMJET PIKAVE TË KALIMIT KUFITAR QAFË-MORINË (TROPOJË) – QAFË-MORINË (GJAKOVË),  NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË KOSOVËS, DHE PROTOKOLLIT TË KRYERJES SË VEPRIMTARIVE TË PËRBASHKËTA NË KËTË PIKË TË KALIMIT KUFITAR


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të  ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet  Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për kryerjen e procedurave të përbashkëta të kontrollit të hyrje/daljeve nëpërmjet pikave të kalimit kufitar Qafë-Morinë (Tropojë) – Qafë-Morinë (Gjakovë), ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, dhe protokollit të kryerjes së veprimtarive të përbashkëta në këtë pikë të kalimit kufitar.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

                                        
K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

***

V E N D I M


PËR

MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PËR KRYERJEN E PROCEDURAVE TË PËRBASHKËTA TË KONTROLLIT TË HYRJE/DALJEVE NËPËRMJET PIKAVE TË KALIMIT KUFITAR QAFËPRUSH (HAS) - QAFËPRUSH (GJAKOVË), NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË KOSOVËS, DHE TË PROTOKOLLIT TË KRYERJES SË VEPRIMTARIVE TË PËRBASHKËTA NË KËTË PIKË TË KALIMIT KUFITAR


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet  Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për kryerjen e procedurave të përbashkëta të kontrollit të hyrje/daljeve nëpërmjet pikave të kalimit kufitar Qafëprush (Has) – Qafëprush (Gjakovë), ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, dhe të protokollit të kryerjes së veprimtarive të përbashkëta në këtë pikë të kalimit kufitar, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K  R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


***


V E N D I M


PËR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.413, DATË 26.5.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS E TË ORGANIKËS, SI DHE TË STRUKTURËS E TË NIVELEVE TË PAGAVE TË AUTORITETIT TË AVIACIONIT CIVIL”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 16, të ligjit nr.10233, datë 11.2.2010, “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, dhe të nenit 4, të ligjit nr.10 045, datë 23.4.2011, “Për kompetencat për përcaktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.413, datë 26.5.2010, të Këshillit të Ministrave, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:

1. Lidhja 1, që përmendet në pikën 1, të vendimit, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërёse e tij.

2. Në lidhjen 2, që përmendet në pikën 2, të vendimit, të bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

a) Në organikën e Autoritetit të Aviacionit Civil, shtohet Drejtoria e Ruajtjes së Cilësisë dhe Auditimit Teknik, me përbërje si me poshtë vijon:
                “Drejtoria e Ruajtjes së Cilësisë dhe Auditimit Teknik
                    Drejtor II-b   1
                   Inspektor III-b   4

Numri i punonjësve në këtë drejtori është 5 veta.”.

b) Në nënndarjen V, “Drejtoria e Aeroporteve dhe Sigurisë”, në:

i.  Sektorin e Mbikëqyrjes së Aeroporteve dhe të Certifikimit, shtohet një pozicion “Inspektor”, kategoria III-b;
ii. Sektorin e Inspektimit të Pajisjeve Ndihmëse  Navigacionale, shtohet një pozicion “Inspektor”, kategoria III-b;
iii. Sektorin e Sigurisë dhe Koordinimit të Emergjencave, shtohet një pozicion “Inspektor”, kategoria III-b.

Numri i punonjësve të nënndarjes V bëhet 8 veta.

c) Në fund të nënndarjes VI, “Drejtoria e Sigurisë Ajrore”, shtohet bëhet kjo shtesë:

“Sektori i Ekspertizës Mjekësore (3)
Inspektor III-b  3.”.

Numri i punonjësve të nënndarjes VI bëhet 14 veta.

d) Në nënndarjen IX, “Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse”, bëhen këto ndryshime:

i.  Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Sektori i  Prokurimeve shkrihen dhe krijohet Sektori  i Burimeve Njerëzore dhe Porkurimeve, me përbërje si më poshtë vijon:

“Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Prokurimeve (3)
Përgjegjës sektori III-a/1 1
Specialist IV-a 2.”.

ii. Sektori i Teknologjise së Informacionit emërtohet “Sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit”.

Numri i punonjësve të nënndarjes IX nuk ndryshon, mbetet gjithsej 13 veta.


3. Numri gjithsej i punonjësve të Autoritetit të Aviacionit Civil bëhet  66 veta.

Kv  vendim hyn  në fuqi  pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin  
efektet financiare nga data e miratimit të tij.


K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA


***


V E N D I M


PËR

TRANSFERIMIN E PRONËSISË SË GODINËS SË ISH - NDËRMARRJES SË PRODHIMIT ARTIZANAL ( NPA),  SHKOZET, DURRËS, FAMILJEVE TË SHPRONËSUARA NË ZONËN E PORTO - ROMANOS


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18 12. 2006 , “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën  e Shqipёrisë”, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, të ligjit nr.8652, datë 31.7.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, dhe të neneve 3, pika 2, e 7, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit dhe të ministrit të Mjedisit,  Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave  


V E N D O S I:

1. Transferimin, pa kundërshpërblim, të një pjese të mjediseve të ish - Ndërmarrjes së Prodhimit Artizanal (NPA), në administrim të bashkisë Durrës, të përshtatur sipas marrëveshjes për ambjente banimi për familjet e shpërngulura nga zona e Porto - Romanos, pronë e shtetit shqiptar, në pronësi private të banorëve të shpërngulur, sipas listës që i bashkëlidhet aneksit 1 dhe që është pjesë përbërëse e këtij vendimi, në përmbushje të detyrimit të shtetit shqiptar, të caktuar sipas pikës 2, shkronja (b)“i”, të shtojcës së marrëveshjes së kredisë për zhvillim nr.4038, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), për financimin e projektit “Menaxhimi i integruar dhe pastrimi i zonës bregdetare”.

2. Ngarkohet bashkia Durrës të depozitojë pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Durrës, dokumentacionin e nevojshëm, teknik dhe ligjor, të kalimit të një pjese të mjediseve të        ish - Ndërmarrjes së Prodhimit Artizanal (NPA) sipas pikës 1, të këtij vendimi, për regjistrimin e këtij dokumentacioni dhe pajisjen e qytetarëve të caktuar në aneksin 1, bashkëlidhur këtij vendimi, me aktin e pronësisë së ambientit të ndërtimit.


Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe të botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


***


V E N D I M


PËR

KRIJIMIN DHE MËNYRËN E ORGANIZIMIT E TË FUNKSIONIMIT TË KOMISIONIT TË LICENCIMIT TË NDËRMJETËSVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10385, datë 24.2.2011, “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, dhe të ligjit nr.10081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

1. Ngritjen e Komisionit për Licencimin e Ndërmjetësve me qëllim licencimin e subjekteve të interesuara për ushtrimin e veprimtarisë së ndërmjetësit (më poshtë Komisioni)..

2. Komisioni funksionon si organ kolegjial, vendimmarrës, pranë Ministrisë së Drejtësisë.

3. Rregullat e këtij vendimi zbatohen për ndërmjetësit që ushtrojnë veprimtarinë e ndërmjetësimit në Republikën e Shqipërisë, e cila mund të përfundojë me nënshkrimin e aktmarrëveshjes, të detyruar dhe të ekzekutueshme në Republikën e Shqipërisë.

II. PËRBËRJA E KOMISIONIT

1. Komisioni përbëhet nga 5 (pesë) anëtarë, të zgjedhur për një afat trevjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.

2. Ministri i Drejtësisë cakton, me urdhër, 3 (tre) përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë në përbërje të komisionit.

3. Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësimit cakton 2 (dy) përfaqësues në përbërje të komisionit. Kryetari i Dhomës njofton, pa vonesë, ministrin e Drejtësisë për emrat dhe funksionet e përfaqësuesve.

4. Kryetari i komisionit zgjidhet nga anëtarët. Pas mbarimit të mandatit të kryetarit, kryetari i radhës zgjidhet nga përfaqësuesit e institucionit, i ndryshëm nga ai prej ku është zgjedhur kryetari i mëparshëm.

5. Komisioni zgjedh, ndërmjet anëtarëve të tij, zëvendëskryetarin, i cili, kur kryetari mungon ose është në pamundësi për të ushtruar funksionet, ushtron kompetencat e këtij të fundit. 

6. Kur kryetari dhe zëvendëskryetari mungojnë apo janë në pamundësi për të ushtruar funksionet e tyre, mbledhja drejtohet nga anëtari më i vjetër në moshë.

7. Kryetari, zëvendëskryetari dhe sekretari i komisionit zgjidhen në mënyrë të tillë që të përfaqësojnë të dy institucionet, Ministrinë e Drejtësisë dhe Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësimit. Në asnjë rast të tre funksionarët së bashku nuk mund të zgjidhen nga i njëjti institucion. Pas mbarimit të mandatit të tyre, funksionarët pasues nuk mund të zgjidhen nga i njëjti institucion me ato paraardhës.


III. KUSHTET DHE DOKUMENTACIONI PËR PAJISJEN ME LICENCË

1. Subjekti i interesuar, person fizik apo juridik, paraqet kërkesë për licencim pranë komisionit, kur plotëson këto kushte:

a) të ketë kryer programe të studimeve të ciklit të parë, sipas përcaktimeve të legjislacionit për arsimin e lartë;
b) të ketë mbushur moshën 25 vjeç;
c) të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen me dashje të veprave penale;
ç) të ketë përfunduar programin e trajnimit dhe të formimit profesional të ndërmjetësve, të miratuar nga Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësimit;
d) të ketë një referencë ose rekomandim nga punëdhënësi i mëparshëm ose ai aktual;
dh) të jetë i licencuar dhe i regjistruar në Regjistrin e Ndërmjetësve.

2. Kërkesa plotësohet sipas formularit tip, i propozuar nga kryetari dhe i miratuar nga komisioni. Ajo shoqërohet me dokumentet përkatëse, të cilat vërtetojnë përmbushjen e kushteve për ndërmjetës, të parashikuara në ligj, dhe depozitohet pranë komisionit.

3. Dokumentet e nevojshme që duhet të paraqiten nga personi fizik janë këto:

a) formulari tip, i plotësuar me të gjitha të dhënat e sakta të kërkuara;
b) jetëshkrimi;
c) një dokument që vërteton identitetin e nënshkruesit dhe faktin nëse është personi i autorizuar për të paraqitur kërkesën (pasaportë apo letërnjoftim);
ç) një referencë ose rekomandim nga punëdhënësi i mëparshëm ose ai aktual;
d) diploma e noterizuar, për përfundimin e studimeve të ciklit të parë, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë;
dh) formulari i plotësuar i vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore;
e) vërtetimi i përfundimit të programit të trajnimit dhe të formimit profesional të ndërmjetësve, i miratuar nga Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësimit;
ë) një dokument që provon pagesën e tarifës së dhënies së licencës prej 5000 (pesë mijë) lekësh.

4. Dokumentet e nevojshme që duhet të paraqiten nga personi juridik janë, si më poshtë:

a) formulari tip, i plotësuar me të gjitha të dhënat e sakta të kërkuara;
b) jetëshkrimi;
c) një kopje e noterizuar e vendimit të gjykatës për krijimin e personit juridik;
ç) vërtetimi, nga organet tatimore, për shlyerjen e rregullt të detyrimeve tatimore, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
d) vërtetimi i përfundimit të programit të trajnimit dhe të formimit profesional të ndërmjetësve, nga pjesëtarët e personit juridik që do të ushtrojnë veprimtarinë si ndërmjetës, i miratuar nga Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësimit;
dh) një dokument që provon pagesën e tarifës së dhënies së licencës;
e) ekstrakti historik dhe ekstrakti i regjistrit tregtar, të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit.


IV.  RREGULLAT PËR FUNKSIONIMIN E KOMISIONIT

1. Komisioni mblidhet, me kërkesë të kryetarit ose, të paktën, të tre anëtarëve të tij, sa herë informohet nga sekretari për paraqitjen pranë Ministrisë së Drejtësisë të jo më shumë se 20 (njëzet) kërkesave të reja për licencim. Data e mbledhjes caktohet nga kryetari dhe i njoftohet anëtarëve të komisionit, të paktën, dy ditë përpara datës së caktuar për zhvillimin e saj. Në rast mungese të kryetarit, komisioni mund të mblidhet edhe me kërkesë të zëvendëskryetarit.

2. Rendi i ditës përgatitet nga sekretari dhe i dërgohet çdo anëtari, së bashku me njoftimin për datën e mbledhjes. 

3. Mbledhja e komisionit zhvillohet kur janë të pranishëm shumica e anëtarëve të tij. Kur kjo shumicë nuk është mbledhur caktohet një datë tjetër, brenda tre ditëve pune.  Çdo ndryshim për datën e mbledhjes i njoftohet, pa vonesë, çdo anëtari.

4. Pagesa e anëtareve të komisionit përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit të Financave, në përputhje me ligjin  nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe shpërblimeve”. 

5. Vendimet merren me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm. Në rast barazie votash, vota e kryetarit është vendimtare.  Komisioni merr vendime vetëm për çështje të cilat janë përfshirë në rendin e ditës së mbledhjes.

6. Procesverbali i mbledhjes nënshkruhet nga të gjithë anëtarët pjesëmarrës.  Votat e anëtarëve regjistrohen në procesverbalin e mbledhjes.

7. Komisioni merr në shqyrtim kërkesat e regjistruara dhe, pasi verifikon përmbushjen e kushteve të parashikuara në ligj, merr vendim brenda një afati prej 10 (dhjetë) ditësh nga data e paraqitjes së kërkesës. Vendimi i komisionit i njoftohet kërkuesit, me shkrim, pa vonesë. Vendimi i refuzimit përmban, në çdo rast, arsyet e refuzimit të kërkesës për licencë.

8. Nëse komisioni, gjatë shqyrtimit të kërkesës, konstaton se kërkuesi nuk ka paraqitur një dokument të nevojshëm apo dokumenti i paraqitur është i paqartë vendos njoftimin e kërkuesit për sqarimin e tyre brenda një afati gjer në 20 (njëzet) ditë.

9. Komisioni e refuzon kërkesën në rast se, edhe pas kalimit të afatit, sipas pikës 7 të këtij kreu,:

a) kërkuesi, nuk është i autorizuar për të paraqitur kërkesën;
b) formulari i plotësuar nuk është i plotë apo përmban korrigjime dhe përmbajtja e tij nuk duket qartë dhe është e palexueshme;
c) nuk janë paraqitur të gjitha dokumentet e nevojshme, nuk janë paraqitur në formën e kërkuar apo përmbajnë korrigjime ose fshirje të pavërtetuara, sipas dispozitave përkatëse, si dhe kur përmbajtja e tyre nuk duket qartë apo është e palexueshme;
ç) kërkuesi nuk përmbush kushtet për ndërmjetës;
d) nuk është kryer pagesa e tarifës së dhënies së licencës.

10. Kundër vendimit të komisionit, kërkuesit mund të paraqesin ankim pranë ministrit të Drejtësisë. Kundër vendimit të ministrit të Drejtësisë mund të bëhet ankim në gjykatë.  Paraqitja dhe shqyrtimi i ankimeve bëhet sipas rregullave dhe afateve të parashikuara në ligj për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve administrative.

11. Pas miratimit të kërkesës për dhënien e licencës, komisioni i paraqet pa vonesë, strukturës përgjegjëse në Ministrinë e Drejtësisë për administrimin e Regjistrit të Ndërmjetësve si dhe Qendrës Kombëtare të Licencimit, të dhënat e subjekteve të licencuara që kërkohen nga ligji, për regjistrimin e licencës në Regjistrin e Ndërmjetësve pranë Ministrisë së Drejtësisë, si dhe në Regjistrin Kombëtar të Lejeve dhe Licencave, i cili mbahet nga Qendra Kombëtare e Licencimit. 

12. Pas licencimit nga komisioni, subjektet regjistrohen në organet tatimore sipas legjislacionit në fuqi.


V. DISPOZITA TË FUNDIT

1. Deri në krijimin e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësimit, përfaqësuesit e kësaj Dhome,  zgjidhen  nga 3 (tre) anëtarët që përfaqësojnë Ministrinë e Drejtësisë, prej listës së kandidatëve të propozuar nga organizatat jofitimprurëse vendase, që veprojnë në fushën e ndërmjetësimit, ose nga organizatat e huaja apo ato ndërkombëtare që mbështesin Ministrinë e Drejtësisë në këtë fushë. Për këtë qëllim, Ministria e Drejtësisë u dërgon ftesë këtyre organizatave për paraqitjen e propozimeve.

2. Deri në krijimin e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësimit, në vend të programit të trajnimit dhe të formimit profesional, i cili duhet të organizohet nga Dhoma, ndërmjetësit duhet të kryejnë, të paktën, një program trajnimi të organizuar nga organizatat jofitimprurëse vendase ose nga organizatat e huaja apo ato ndërkombëtare, që ofrojnë trajnime në fushën e ndërmjetësimit. Kryerja e këtyre programeve të trajnimit duhet të provohet me dokumentin përkatës në çastin e paraqitjes së kërkesës për licencim si ndërmjetës pranë komisionit.

3. Komisioni në mbledhjen e parë të tij zgjedh kryetarin, zëvendëskryetarin dhe sekretarin e tij. Funksionarët e zgjedhur nga përfaqësuesit e organizatave, sipas pikës 1, të këtij kreu, zëvendësohen, pa vonesë, me paraqitjen e përfaqësuesve nga Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësimit, tё cilёt vazhdojnë mandatin trevjeçar.

4. Komisioni, brenda dy javëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, merr në shqyrtim kërkesat dhe dokumentacionin shoqërues, për licencimin e ndërmjetësve, të paraqitura nga subjektet e interesuara.

5. Ministri i Drejtësisë, me urdhër, brenda dy javëve nga hyrja në fuqi të këtij vendimi, krijon Regjistrin e Ndërmjetësve, i cili duhet të sigurojë akses të përdoruesve të sistemit të drejtësisë.

6. Ministri i Drejtësisë, brenda dy javëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, cakton personin e autorizuar përgjegjës për të pasur akses në sistem dhe për të publikuar të dhënat e nevojshme për licencat, sipas këtij vendimi, në Regjistrin Kombëtar të Lejeve dhe Licencave.

7. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i Ministrisë së Drejtësisë, miratuar për vitin 2011.

8. Ngarkohet ministri i Financave, brenda dy javëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të hartojë dhe të paraqesë për shqyrtim dhe miratim pranë Këshillit të Ministrave projektvendimin, sipas pikës 4, të  kreut IV, të këtij vendimi.

9. Ngarkohet ministri i Drejtësisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


***


V E N D I M


PËR 

PROCEDURËN E HEQJES SË LICENCËS SË NDËRMJETËSIT


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 6, të ligjit nr.10 385, datë 24.2.2011, “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, dhe të ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Komisioni i Licencimit të Ndërmjetësve i heq licencën çdo subjekti, që ushtron veprimtarinë si ndërmjetës, në rastet e mëposhtme:

a) Me kërkesën e tij;
b) Në rast se humbet apo i kufizohet zotësia për të vepruar;
c) Kur dënohet me vendim të formës së prerë për një vepër penale, të kryer me dashje;
ç) Kur vërtetohet shkelja e dispozitave urdhëruese dhe ndaluese të ligjit nr.10 385, datë 24.2.2011, “Për 
    ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”;
d) Për shkelje të rënda të normave të Kodit të Etikës;
         dh) Në çdo rast tjetër, kur parashikohet shprehimisht në ligj.

2. Procedura e heqjes së licencës fillon brenda 6 (gjashtë) muajve, por jo më vonë se 3 (tre) vjet nga kryerja e shkeljes. Kjo procedurë fillon me kërkesë të subjekteve të interesuara ose kryesisht nga Komisioni i Licencimit të Ndërmjetësve. Kur procedimi fillon me kërkesë të subjekteve të interesuara, kërkesa paraqitet pranë sekretarit të Komisionit dhe duhet të plotësojë këto kushte:

a) Të hartohet me shkrim;
b) Të identifikojë ndërmjetësin, i cili pretendohet se ka kryer shkeljen;
 c) Të përcaktojë veprimin konkret, që pretendohet se përbën shkelje, dhe rrethanat e kryerjes së tij;
d)  Të shoqërohet me akte të tjera të nevojshme që provojnë kryerjen e shkeljes.

3. Ndërmjetësi, ndaj të cilit ka filluar procedimi, ka të drejtë:

a) të informohet në mënyrë të qartë dhe të hollësishme për shkeljet që pretendohen dhe faktet rreth tyre;
b) të formulojë pretendime dhe kërkesa;
c) të njihet me dokumentet e procedimit dhe të depozitojë prova të mjaftueshme;
ç) të ketë asistencën e një avokati ose të një kolegu gjatë procedimit dhe të dëgjohet në prani të tij;
d) të kërkojë thirrjen dhe dëgjimin e dëshmitarëve, si dhe të paraqesë dokumente të tjera në mbrojtje të tij, jo më vonë se 2 (dy) javë nga fillimi i procedimit.

4. Komisioni, pas shqyrtimit të fakteve, rrethanave si dhe pretendimeve të paraqitura nga palët gjatë procedimit, në rast se çmon se vërtetohet një prej rasteve të heqjes së licencës, vendos heqjen e saj. Për zhvillimin e mbledhjes zbatohen rregullat e parashikuara në vendimin nr.___, datë _______, të  Këshillit të Ministrave, “Për krijimin dhe mënyrën e organizmit e të funksionimit të Komisionit të Licencimit të Ndërmjetësve”.
5. Vendimi i Komisionit për heqjen e licencës përmban të dhëna për:
a)  organin që ka marrë vendimin;
b) identifikimin e ndërmjetësit, të cilit i hiqet licenca, dhe të dhënat e licencës;
c)  shkeljen faktike;
ç)  bazën ligjore;
d) rrethanat e çështjes, ashtu siç janë konstatuar gjatë procedimit, dhe përfundimet e nxjerra nga Komisioni;
        dh)  provat dhe arsyet në të cilat mbështetet vendimi;
e) të drejtën për të bërë ankim, afatin për paraqitjen e tij dhe organin përgjegjës për zgjidhjen e tij. 

6. Kundër vendimit të Komisionit, kërkuesit mund të paraqesin ankim pranë ministrit të Drejtësisë. Kundër vendimit të ministrit të Drejtësisë mund të bëhet ankim në gjykatë.  Paraqitja dhe shqyrtimi i ankimeve bëhen sipas rregullave dhe afateve të parashikuara në ligj për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve administrative.

7. Pas heqjes së licencës së ushtrimit të profesionit, Komisioni i paraqet strukturës përgjegjëse në Ministrinë e Drejtësisë për administrimin e Regjistrit të Ndërmjetësve, vendimin për heqjen e licencës  me qëllim bërjen e shënimit përkatës në regjistër, si dhe në Regjistrin Kombëtar të Lejeve dhe Licencave, i cili mbahet nga Qendra Kombëtare e Licencimit.

8. Ngarkohet ministri i Drejtësisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


***


V E N D I M


PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR UNAZA E MADHE E TIRANËS


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, dhe të ligjit nr.10 355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e vitit 2011”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive  të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Unaza e Madhe e Tiranës.

2. Shpronësimi bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

3. Pronarët e pasurive  të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur  këtij  vendimi, për sipërfaqen truall 26 864m2, me vlerë 229 078 496 (dyqind e njëzet e nëntë milionë e shtatëdhjetë e tetë mijë e katërqind e nëntëdhjetë e gjashtë) lekë, objekte me vlerë 293 519 021 (dyqind e nëntëdhjetë e tre milionë e pesëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e njëzet e një) lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 522 597 517 (pesëqind e njëzet e dy milionë e pesëqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë e pesëqind e shtatëmbëdhjetë) lekësh.

4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 1 491 000 (një milion e katërqind e nëntëdhjetë e një mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.   

5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 522 597 517 (pesëqind e njëzet e dy milionë e pesëqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë e pesëqind e shtatëmbëdhjetë) lekësh, të përballohet nga buxheti i miratuar për vitin 2011, për Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit, zëri “Për shpenzimet kapitale”.

6. Shpronësimi të fillojë më 15.6.2011 dhe të përfundojë më 15.11.2011.

7.   Pronarët e pasurive, të ndodhura në zonën kadastrale 8270, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZVRPP-ja”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të dorëzojnë dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

8. Për pasuritë e ndodhura në zonën kadastrale 8280, është bërë shënimi “Rikonfirmim”, pasi kjo zonë është në procesin e futjes në sistem. Pronarët e pasurive të ndodhura në këtë zone, të likuidohen, për efekt shpronësimi, pasi të përfundojë procesi i futjes së zonës në sistem dhe në bazë të dokumentacionit të rifreskuar që do të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

9. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të likuidojë pronarët e pasurive truall, të ndodhura në zonën kadastrale 8270, sipas pikës 7, të këtij vendimi.

10. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të kryejë likuidimet, për efekt shpronësimi, për pronarët e pasurive truall të ndodhura në zonën kadastrale 8280, pasi të përfundojë procesi i futjes në sistem të kësaj zone, fakt i cili do të konfirmohet zyrtarisht nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë, së bashku me titujt e pronësisë, si dhe në bazë të dokumentacionit të rifreskuar, që do të dorëzojnë pronarët. 

11. Pronarët e objekteve për të cilët është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZVRPP-ja” të likuidohen, për efekt shpronësimi, në bazë të dokumentacionit të pronësisë, që do të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve

12. Pronarët e objekteve për të cilët është bërë shënimi “Proces legalizimi”, të likuidohen, për efekt shpronësimi, pasi të ketë përfunduar procesi i legalizimit dhe i regjistrimit në ZVRPP-në Tiranë, si dhe në bazë të dokumentacionit të pronësisë, që do të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

13. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të likuidojë pronarët e objekteve, sipas pikave 11 dhe 12, të këtij vendimi.

14. Brenda 30 ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës në hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit që do t’i vihet në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe të bëjë kalimin e pronësisë, për pasuritë e shpronësuara, në favor të shtetit.

15. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë, të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në çastin kur të realizohet procesi i hedhjes së trupit të rrugës në hartat kadastrale, si dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.

16. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë, për zbatimin e këtij  vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


***


V E N D I M


PËR

DISA TË DREJTA TË PUNONJËSVE TË SHËRBIMIT TË KONTROLLIT TË BRENDSHËM, NË MINISTRINË E BRENDSHME

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 51, 52, 53, pika 3, e 55, të ligjit nr.10 002, datë 6.10.2008, “Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme”, dhe të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Punonjësi i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, kur caktohet në punë jashtë vendbanimit të vet, përfiton pagesë për kompensim udhëtimi, si më poshtë vijon:

a) Nga 36 km deri 60 km, në masën 3 000 (tre mijë) lekë/muaj;
b) Nga 61 km deri 100 km, në masën 5 000 (pesë mijë) lekë/muaj;
c) Nga 101 km deri 150 km, në masën 8 000 (tetë mijë) lekë/muaj;
d) Nga 151 km deri 200 km, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë/muaj;
e) Mbi 200 km, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë/muaj

Përfitimi i kësaj pagese vazhdon deri në ndryshimin e vendbanimit të punonjësit të SHKB-së, që nënkupton sistemimin me banesë në territorin që përkon me juridiksionin e njësisë strukturore të SHKB-së, në nivel vendor (në rrethin qendër qarku), ku punonjësi është caktuar.

2. Për përfitimin e pagesës, sipas pikës 1, të këtij vendimi, punonjësi i     SHKB-së paraqet, në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse, të SHKB-së, dokumentacionin e poshtëshënuar:

a) Kërkesën me shkrim, me gjenealitetet e plota, në të cilën të përcaktohen:

i.     organi ku ka punuar përpara caktimit me punë në strukturën e re;
ii.  data e emërimit apo transferimit;
iii.  motivi i transferimit (në rast transferimi);
iv.  adresa ku banon aktualisht familja e tij;
v.  adresa ku banon përkohësisht vetë punonjësi.
b) Fotokopjen e kartës së identitetit, certifikatë e gjendjes civile, personale dhe familjare.
c) Vërtetimin nga komuna/njësia bashkiake/bashkia, ku të vërtetohet se ku banon familja e punonjësit të SHKB-së, si dhe vetë punonjësi, pavarësisht nga gjendja civile.

3. Kur punonjësi i SHKB-së caktohet në punë jashtë vendbanimit të vet dhe, për këtë shkak, bashkëshortja/i humbet marrëdhëniet e punës, në rast të pamundësisë së punësimit, i jepet një pagesë, deri në çastin e punësimit, në masën:

a) 50 % të pagës minimale në shkallë vendi, të miratuar nga Këshilli i Ministrave, kur bashkëshortja/i ka vjetërsi pune nga 3 (tre) muaj deri në 1 (një) vit;
b) 100 % të pagës mujore minimale në shkallë vendi, të miratuar nga Këshilli i Ministrave, kur bashkëshortja/i ka vjetërsi pune mbi 1 (një) vit deri në 10 (dhjetë) vjet;
c)  100 % të pagës mesatare mujore të vitit të fundit të punës, por jo më shumë se 150 % të pagës minimale në shkallë vendi, të miratuar nga Këshilli i Ministrave, kur bashkëshortja/i ka vjetërsi në punë mbi      10 (dhjetë) vjet.
 
Paga mesatare mujore e bashkëshortes/it indeksohet me rritjen e pagave sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave.
 
4. Për përfitimin e pagesës, sipas pikës 3, të këtij vendimi, punonjësi i     SHKB-së paraqet në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse, të SHKB-së, dokumentacionin e poshtëshënuar:

a)  Kërkesën me shkrim me gjenealitetet e plota, në të cilën të përcaktohen:

i. organi ku ka punuar përpara caktimit me punë në strukturën e re;
ii.   data e emërimit apo transferimit;
iii.      motivi i transferimit (në rast transferimi);
iv. adresa ku ka banuar;
vi. adresa aktuale ku banon pas caktimit në detyrën e re;
vii. qendra e punës ku ka punuar bashkëshortja/i, data dhe shkaku i largimit nga puna.

b)  Librezën e punës së bashkëshortes/it, ku të jetë cilësuar largimi nga puna për arsye të caktimit në detyrën e re të bashkëshortes/it.
c) Vërtetimin nga zyra përkatëse e punësimit, ku të vërtetohet se bashkëshortja/i është regjistruar si punëkërkues i papunë dhe atij/asaj nuk i është ofruar punë në profesionin e saj/tij. Këtë vërtetim punonjësi e paraqet çdo tre muaj. 

5. Përveç të drejtës për shpërblim në fund të vitit financiar, parashikuar nga neni 51, pika 5, e ligjit nr.10 002, datë 6.10.2008, “Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme”, punonjësit të SHKB-së, në kompensim të privacioneve dhe humbjeve, që i krijohen për shkak të kryerjes së detyrave e shërbimeve të veçanta në luftën kundër korrupsionit dhe shkeljeve të tjera të ligjit, i jepet shpërblim deri në 1 (një) pagë mujore në vit.

Ky shpërblim përballohet nga fondi i veçantë dhe mund të jepet përgjatë të gjithë vitit kalendarik. Masa e shpërblimit përcaktohet dhe jepet me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të SHKB-së.

6. Personeli me grada i SHKB-së gëzon të drejtën e pushimit vjetor të pagueshëm, në masën, si më poshtë vijon:

a) 45 (dyzet e pesë) ditë kalendarike për punonjësit e nivelit të lartë drejtues, me gradë drejtor i Përgjithshëm i SHKB-së dhe zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i SHKB-së;
b) 40 (dyzet) ditë kalendarike për punonjësit e nivelit të mesëm drejtues, me gradë Drejtues i Parë i SHKB-së dhe Drejtues i SHKB-së;
c) 35 (tridhjetë e pesë) ditë kalendarike për punonjësit e nivelit të parë drejtues, me gradë hetues i parë, dhe punonjësit e nivelit zbatues, me gradë hetues; 
            ç) 30 (tridhjetë) ditë kalendarike për punonjësit e nivelit zbatues, me gradë agjent i parë, agjent dhe asistent.

7. Punonjës i SHKB-së, që përfiton sipas pikave 1 e 3, të këtij vendimi, nënkupton punonjësit e përcaktuar në shkronjat “a”, “b”, “c”, të pikës 1, të nenit 20, të ligjit nr.10 002, datë 6.10.2008, “Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme”, duke përfshirë edhe ata të emëruar për së pari në SHKB.

8. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga fondet e miratuara në buxhetin e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme.

9. Ngarkohet Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data e shfuqizimit të vendimit nr.507, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin për privacionet dhe humbjet, që i shkaktohen punonjësit të Policisë së Shtetit, për shkak të nevojave të punës dhe të shërbimit”, të ndryshuar.

<

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Keshilli i Ministrave

Publikuar nga: Keshilli i Ministrave

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos