Korēė, gjendet fėmija i sapolindur nė koshin e plehrave

Policia e qytetit juglindor ka nisur menjėherė hetimet pėr kėtė krim tė shėmtuar. Fėmija ishte e seksit mashkull dhe kishte vetėm 3 ditė jetė

Korēė Njė fėmijė i porsa lindur ėshtė gjetur i vdekur nė njė nga kazanėt e plehrave nė qytetin e Korēės. Bebja e seksit mashkull, i ardhur nė jetė tė paktėn dy ose tri ditė mė parė, ėshtė gjetur i vdekur nga kalimtarė tė rastit. Ngjarja ka tronditur qytetin juglindor te vendit, teksa policia lokale ka nisur hetimet pėr tė zbardhur autorėsinė e kėtij krimi tė shėmtuar ndaj njė fėmije.

Zbulimi

Duke iu referuar burimeve zyrtare tė Policisė sė Korēės mėsohet se trupi i pajetė i fėmijės ėshtė gjetur nė lagjen numėr 4 tė qytetit tė Korēės, nė rrugėn “Todi Vogli”. Nė kazanėt ku hidhen mbeturinat, vetėm 30 metra larg spitalit rajonal tė qytetit, ėshtė gjetur pa jetė trupi i njė fėmije tė porsalindur i seksit mashkull. Kanė qenė disa kalimtarėt tė rastit, tė cilėt kanė vėnė re foshnjėn e vdekur, i mbėshtjellė me plasmas dhe i futur nė njė ēantė. Alarmi ka mbėshtjellė tė pranishmit, teksa trupi i pajetė ėshtė dėrguar nė morgun e spitalit juglindor, ku po i bėhen ekzaminimet e nevojshme mjeko-ligjore pėr tė pėrcaktuar dhe shkakun e vdekjes, si dhe nėse foshnja ka qenė e vdekur apo jo kur ėshtė hedhur nė kazanin e plehrave. Gjithashtu, policia ka nisur hetimet pėr tė zbardhur autorėt si dhe nėnėn e fėmijės.

Hetimi

Dyshohet qė fėmija tė jetė mbytur nga asfiksia para se tė hidhej nė kazanin e mbeturinave, teksa mendohet qė tė ketė ardhur nė jetė nga njė lidhje jashtė martesore. Krimi deri nė kėto momente, bėjnė tė ditura burimet policore, ėshtė i veshur me mister tė plotė. Trupi i bebes fatkeqe vazhdon tė jetė nė morgun e spitalit tė Korēės, teksa nė pėrfundim tė ekzaminimeve dhe autopsisė do tė varroset nga punonjėsit e ndėrmarrjes sė funeraleve, pėr shkak se nuk ka asnjė identitet. Hetimet pėr zbardhjen e ngjarjes vazhdojnė, ndėrkohė qė policia ka kontrolluar regjistrin e nėnave qė kanė sjellė nė jetė fėmijėn e seksit mashkull gjatė javės sė kaluar. Nė Shtėpinė e Lindjes nė Korēė nuk rezulton ndonjė rast i kėsaj natyre, teksa nuk pėrjashtohet mundėsia qė nėna tė ketė pėrdorur identitet tė rremė. Gjithēka mbetet tė mėsohet pas hetimeve tė duhura. Ndėrkaq duhet thėnė se braktisja e foshnjave ėshtė kthyer nė njė fenomen nė rajonin juglindor tė vendit. Vetėm njė muaj mė parė, njė nėnė e re nė Pogradec ka tentuar tė vrasė nė mes tė ditės njė fėmijė, nė njė fshat tė Pogradecit. Falė ndėrhyrjes nė kohė tė njė dėshmitareje okulare, bebja ka shpėtuar, ndėrsa ėshtė marrė mė pas nga shteti dhe pritet tu nėnshtrohet procedurave tė birėsimeve.

Irena Vreto

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Mapo

Publikuar nga: Gazeta Mapo

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos