Sheshi Skėnderbej, vjen pjesa tjetėr e parave

Ēelet fondi 5.5 milionė eurosh pėr fazėn e dytė tė projektit pėr rehabilitimin e sheshit “Skėnderbej”. Marrėveshja u nėnshkrua dje nga kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, dhe  zėvendėsdrejtori i Pėrgjithshėm i Fondit tė Kuvajtit pėr Zhvillimin Ekonomik Arab (KFAED), Hisham El-Wigayan).Me anė tė kėsaj shume parash do tė realizohet zbatimi i fazės sė dytė tė projektit pėr sheshin nė Qendėr. Marrėveshja e kredisė, dhėnė nga KFAED pėr qeverinė e Shqipėrisė, pėrfshin kanalizime, ujitje, tjegulla, detyrat bujqėsore dhe shėrbime inxhinierike pėr Xhaminė e Ethem Beut nė Tiranė. KFAED i ka dhėnė Shqipėrisė gjashtė kredi, me vlerė tė pėrgjithshme prej KD 21 570 000 (75 500 000 dollarė), pėr qėllim tė financimit tė projekteve nėpėr sektorė tė ndryshėm. Projekti i sheshit “Skėnderbej” ka nisur vitin e kaluar. Punimet janė ndarė nė 3 faza. Faza e parė pėrfshiu punimet nėntokėsore tė rrjeteve inxhinerike tė reja apo spostimin e rrjeteve ekzistuese. Ndėrkohė, faza e dytė kishte pėr qėllim ndėrtimin e platformave dhe bazamenteve, pra bėhet fjalė pėr shtresat e nevojshme tė betonit qė do tė hidhen. Faza e tretė pėrfshin aredimin, ku bėjnė pjesė shatėrvanėt, zbukurimet dhe gjithēka qė ka tė bėjė me aspektin estetik tė sheshit. Me projektin qė po zbatohet, qendra e sheshit “Skėnderbej” do tė ngrihet nė nivel nė formė piramide, nga kulmi i sė cilės mund tė shihet sheshi i qytetit. Brenda qendrės do tė ndėrtohen shatėrvanė, ku uji do tė jetė i ngjyrave dhe sasive tė ndryshme. Ndėrtesat ekzistuese nuk do tė preken, por do tė ndėrhyhet nė Pallatin e Operas dhe tė Baletit, ku do tė ndėrtohet njė hyrje e re, me qėllim qė t’i jepet mė shumė jetė kėsaj godine. Po kėshtu, projekti parashikon ngritjen e disa ndėrtesave tė njėjta, tė cilat do tė shėrbejnė si qendra tregtare.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos