Stuhi tė forta vijojnė tė pėrfshijnė SHBA-nė

Stuhi të forta vijojnë të përfshijnë Amerikën qëndrore. tornadot që kanë shkatërruar hapësira të konsiderueshme, së fundmi u kanë marrë jetën edhe 6 personave të tjerë në Oklahoma dhe Kansas. Probleme të mëdha janë regjistruar edhe në Dallas dhe në disa konte në veri të Texasit. Xhoplin, qyteti më i goditur nga tornadot, në Misuri, ka shënuar edhe numrin më të madh të viktimave deri tani. Të paktën 124 persona kanë humbur jetën të dielën në këtë qytet, ndërsa Xhoplin u përfshi të martën sërish nga një torando, por me intensitet më pak të fortë. Tornadot kanë shkaktuar shembje të godinave të shumta ndërsa sipas autoriteteve besohet se nën rrënojat e shtëpive apo banesave, mund të ketë edhe viktima të tjera. Sipas ekipeve të shpëtimit është shkatërruar një e treta e qytetit me 50.000 banorë, Joplin. Rreth 2000 ndërtesa janë rrafshuar në këtë rajon. Në fund të prillit në jug të SHBA-së nga një seri tornadosh humbën jetën më shumë se 300 personash.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Ora News

Publikuar nga: Ora News

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos