Could not find match

10 banka tė nivelit tė dytė raportojnė fitime

24/05/2011  Sipas tė dhėnave tė Shoqatės sė Bankave pėr 3-mujorin e parė fitimi total ėshtė 4 miliardė lekė

10 nga 16 bankat e nivelit tė dytė nė vendin tonė raportojnė se e kanė mbyllur pjesėn e parė tė vitit me fitim. Rezultatet financiare pozitive tė kėtij viti janė kryesisht tė dhėna qė konfirmojnė njė qėndrueshmėri tė sistemit bankar nė vendin tonė, e ndjekur nga rritja e depozitave apo edhe rigjallėrimi i kredidhėnies pėr ekonominė. Sipas tė dhėnave tė publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave pėrgjithėsisht tė gjitha bankat qė kanė raportuar, 12 nga 16 banka nė total, duken njė performancė e mirė pėr buxhetet e tyre nė kėtė fillim viti. Vetėm 2 nga bankat qė kanė publikuar tė dhėnat, Banka e Kreditit tė Shqipėrisė dhe Banka Ndėrkombėtare Tregtare, banka qė zėnė njė peshė tejet modeste ndaj totalit tė sistemit bankar. Nuk kanė pasur pėrfitim pėr kėtė periudhė.

Rezultatet

Bankat e mėdha kanė ruajtur pozicionet e tyre dhe kanė arritur rezultate mė tė mira. Raiffeisen Bank vazhdon tė jetė banka me fitimet mė tė larta dhe pėr tremujorin e parė fitoi mė shumė se 1.9 miliard lekė. Intesa SanPaolo pėr kėtė periudhė ka kaluar BKT dhe ka raportuar njė fitim prej 820 milionė lekėsh, ndėrkohė qė banka me kapital turk arriti vlerėn e 549 milionė lekėve fitim. Credins Bank duket se ka kaluar nė renditje pasi tani mė ėshtė e katėrta pėr nga fitimi i siguruar, duke lėnė pas Tirana Bank. Credins ka arritur njė fitim prej 326 milionė lekėsh, ndėrsa Tirana Bank rreth 289 milionė. Pėr t’u shėnuar pėrmirėsimi i rezultatit pėr disa prej bankave qė dy vitet e fundit nuk kanė shfaqur njė performancė tė mirė, si NBG Bank, ProCredit Bank dhe Veneto Banka. Tė treja kėto banka e kanė mbyllur tremujorin me fitim nė disa dhjetėra milionė lekė. Ndėrkohė, Alpha Bank, Banka Emporiki, Societe Generale Albania dhe Banka e Bashkuar e Shqipėrisė nuk kanė bėrė publike asnjė tė dhėnė lidhur me ecurinė e aktivitetit tė tyre gjatė kėtij tremujori tė parė. Sipas tė dhėnave tė Shoqatės sė Bankave, kjo reflekton edhe frenimin e rritjes sė normės sė kredive me probleme. Ky tregues, ndonėse qėndron nė nivele relativisht tė larta, nė muajt e fundit nuk ka njohur mė rritje nė pėrmasa shqetėsuese. Nė muajin mars ky tregues arriti nė 14,7 pėr qind dhe u rrit vetėm me 0,1 pėr qind nė krahasim me shkurtin e 2011-ės, kur ky tregues ishte 14,6 pėr qind. Performanca pėrgjithėsisht e mirė e sistemit bankar gjatė tre muajve tė parė tė vitit dėshmon pėr njė numėr nė rritje tė bankave qė po stabilizojnė rezultatet e tyre.

Investimi i parė nė teknologjinė EKO

ProCredit Bank inauguron qendrėn e re tė biznesit

Hapet zyrtarisht Qendra e re e Biznesit tė ProCredit Bank, si ndėrtesa e parė nė Shqipėri me njė teknologji tė pėrparuar bashkėkohore tė gjelbėr. Prej pak muajsh nėn rikonstruksion, kjo qendėr biznesi sjell njė risi, jo vetėm nė sistemin bankar, por edhe si iniciativa e parė tė kėtyre pėrmasave dhe njė shembull praktik i ndėrtesave tė gjelbėrta. Vėmendja ndaj ambientit dhe eficiencės sė energjisė ka kohė qė ėshtė artikuluar nga ProCredit Bank. Banka qė nga viti 2009 u ofroi klientėve tė saj kredi pėr pėrdorimin eficient tė energjisė pėr shtėpitė dhe bizneset, e shoqėruar me ekspertizėn teknike tė nevojshme. Pėrdorimi joeficent i energjisė ėshtė njė nga shkaqet qė rrisin ndotjen e mjedisit dhe ēdo aksion nė drejtim tė eficiencės energjetike ėshtė kontribut nė mbrojtje tė mjedisit dhe uljes sė kostove qė lidhen me tė. Violeta Haxhillazi, anėtare e Bordit Drejtues tė ProCredit Bank, njėkohėsisht udhėheqėse e projektit tha se: “Ulja e kostos sė energjisė nuk ėshtė motivimi i vetėm i ProCredit Bank pėr kėtė investim, pasi ai nė radhė tė parė synon tė pėrmirėsojė komoditetin pėr klientėt dhe punonjėsit e saj. Mbi tė gjitha ky projekt promovon njė pėrqasje mė tė pėrgjegjshme nė zhvillimin urban nė Tiranė. Projekti i Gjelbėr nė Laprakė ofroi mundėsinė pėr t’i zbatuar kėto teknologji nė gamėn mė tė gjerė tė sistemeve dhe pajisjeve teknike tė ofruara aktualisht nė Shqipėri dhe nė rajon”. Me kėtė investim, ProCredit Bank konfirmon angazhimin ndaj njė pėrqasjeje qė respekton mjedisin dhe pėrmirėson jetesėn e individėve. Gjatė kėtij viti e mė tej, Banka do tė monitorojė pajisjet dhe do tė pėrcaktojė pėrfitimet e arritura mjedisore dhe ekonomike, pėr tė pėrzgjedhur mė pas teknologjitė qė do tė pėrdoren pėr rinovimin e degėve aktuale apo degėve tė reja tė ProCredit Bank Shqipėri.

Tabelė

Bankat Fitimi 3-mujori i I-rė

Alpha Bank – Albania -

Banka Kombėtare Tregtare 549,079,578

Credins Bank 326,062,945

Credit Bank of Albania (74,656,646)

Emporiki Bank – Albania -

First Investment Bank– Albania 4,382,796

International Commercial Bank (9,645,007)

Intesa SanPaolo Bank Albania 820,139,696

National Bank of Greece – Albania 74,578,000

ProCredit Bank 61,332,571

Raiffeisen Bank – Albania 1,939,592,056

Societe Generale Albania -

Tirana Bank 288,771,158

Union Bank 27,062,266

United Bank of Albania -

Veneto Banka 33,948,620

Totali 4,040,648,034



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos