Mbrojtja e anglishtes, UT hap regjistrimet, sa do tė vlejnė certifikatat

SHKRUAN: Jonida Tashi 21-05-2011 11:15

Universiteti i Tiranės hap regjistrimet pėr mbrojtjen e anglishtes, pėr tė dy testet e njohura ndėrkombėtarisht TOEFL ITP dhe TOEIC, qė do tė ofrojė ai pėr certifikimin e kėsaj gjuhe. Universiteti i Tiranės (UT) bėn tė ditur se tė dy kėto teste ndėrkombėtare tė gjuhės angleze janė tė vlefshėm pėr marrjen e diplomės Master ose Doktoraturė. Ndėrkohė qė studentėt mund tė regjistrohen nė secilin prej tyre dhe t’i japin ato disa herė deri sa tė marrin pikėt e duhura pėr t’u kualifikuar nė nivelet e pėrcaktuara nga MASH. Pėrsa i pėrket vlefshmėrisė sė certifikatave, UT sqaron se testi i TOEFL ITP vlen pėr njė periudhė 2-vjeēare, ndėrsa ai i TOEIC ėshtė i vlefshėm gjatė gjithė jetės. Nėpėrmjet njė njoftimi tė posaēėm pėr shtyp, Universiteti i Tiranės ka shpjeguar se testi i TOEFL ITP shėrben pėr tė matur nivelin e zotėrimit tė gjuhės angleze nga ai mesatari deri tek i avancuari, pėr kompetencat e tė dėgjuarit, tė shkruarit dhe tė lexuarit. Ai ėshtė i pėrdorshėm pėr qėllime akademike nė drejtime si: pranimi nė institucione tė ndryshme; pėrfundimi i njė kursi studimi, pėrmbushja e detyrimit tė diplomimit, vlerėsimin e progresit etj. Testi i TOEFL ITP pėrbėhet nga testet e TOEFL-it (paper-based) tė administruara mė parė. Nė anėn tjetėr, testi i TOEIC vlerėson zotėrimin e gjuhės angleze nė biznesin ndėrkombėtar nė nivelet mesatare dhe tė avancuara. Ai teston kompetencat e tė dėgjuarit, tė lexuarit dhe ato gramatikore tė kandidatit. Pėr t’u ardhur nė ndihmė studentėve tė interesuar pėr mbrojtjen e anglishtes, UT bėn tė ditur se ka ndėrmarrė hapa konkretė pėr ngritjen e kapaciteteve dhe infrastrukturės sė nevojshme nė drejtim tė lehtėsimit tė procedurave pėr ta. Pėr kėtė qėllim, UT ka hapur nė godinėn e ish-Kinoklubit tė Qytetit Studenti zyrėn e UT-ETS, qė tashmė ėshtė funksionale Kjo zyrė qėndron e hapur nga e hėna deri tė premten dhe u ofron tė gjithė studentėve informacion mbi testet e anglishtes tė ofruara nga UT, procedurat e regjistrimit nė secilin prej tyre si dhe detaje tė mėtejshme mbi datat e provimeve tė gjuhės angleze. Gjithashtu, UT njofton se njė informacion mė tė detajuar mbi testet e anglishtes qė ofron Universiteti i Tiranės, tarifat pėr ēdo provim, materialet pėrgatitore si dhe disa modele tė testeve tė mėparshme do tė gjendet edhe nė faqen zyrtare tė internetit: www.ut-ets.edu.al, qė tė jetė funksionale brenda muajit maj. Nė kuadėr tė iniciativės sė ciklit tė seminareve tė hapura pėr “Inkurajimin e Karrierės”, UT ka filluar javėn e promovimit tė UT-ETS nė tė gjitha fakultetet e tij. Studentėt e Universitetit tė Tiranės janė duke u informuar nė lidhje me zyrėn e UT-ETS, testet e TOEFL ITP & TOEIC si dhe procedurat e mėtejshme tė regjistrimit pėr testin e TOEFL ITP dhe TOEIC.

TOEFL ITP shėrben pėr tė matur nivelin e zotėrimit tė gjuhės angleze, nga ai mesatar deri tek i avancuari

TOEIC vlerėson zotėrimin e gjuhės angleze nė biznesin ndėrkombėtar nė nivelet mesatare dhe tė avancuara

Marrėveshja

TOEFL ITP dhe TOEIC, ekskluzivitet i UT

Mė 5 prill 2011 Universiteti i Tiranės nėnshkroi zyrtarisht Memorandumin e Bashkėpunimit me partnerin e njohur ndėrkombėtar ETS Global pėr marrjen e tė drejtės sė certifikimit tė gjuhės angleze pėr tė gjithė studentėt shqiptarė. Tė dy institucionet ranė dakord nė drejtim tė ndėrtimit tė njė partneriteti afatgjatė pėr ofrimin e testeve tė gjuhės angleze. Ky bashkėpunim vjen menjėherė pas ndryshimeve tė reflektuara nė Ligjin e Arsimit tė Lartė nė Shqipėri, veēanėrisht nė drejtim tė pėrcaktimit tė detyrimit tė marrjes sė testit ndėrkombėtar tė gjuhės angleze gjatė ndjekjes sė studimeve pasuniversitare Master dhe Doktoraturė. Nė bazė tė marrėveshjes, Universiteti i Tiranės ka tė drejtėn ekskluzive tė ofrimit nė tė gjithė vendin tė dy testeve tė njohura ndėrkombėtarisht TOEFL ITP dhe TOEIC (nė formatin paper-based). Ky partneritet ka krijuar mundėsi dhe kushte tė tjera lehtėsuese nė drejtim tė ofrimit tė testeve tė standardizuara tė gjuhės angleze nė njė kosto mė tė ulėt pėr tė gjithė studentėt shqiptarė. Bashkėpunimi do tė vijojė edhe nė drejtim tė ofrimit tė shėrbimeve tė tjera tė standardeve ndėrkombėtare qė ofron ETS Global.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Mapo

Publikuar nga: Gazeta Mapo

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos