Matura, si do tė jetė testi i Letėrsisė dhe i Gjuhės shqipe

SHKRUAN: Jonida Tashi 17-05-2011 11:39

Nis mė 25 maj “ngujimi” i specialistėve qė do tė hartojnė tezėn e provimit tė parė tė Maturės, pėr lėndėn “Gjuhė shqipe dhe Letėrsi”, tė cilit maturantėt nė tė gjithė vendin do t’i nėnshtrohen nė ditėn e parė tė muajit qershor. Sipas rregullave tė vendosura nga Ministria e Arsimit, pėrzgjedhja e testit pėr secilin nga provimet e detyruara dhe me zgjedhje tė Maturės Shtetėrore 2011 do tė kryhet nga specialistė tė caktuar prej ministrit tė Arsimit, tė cilėt emėrohen pėrzgjedhės tė testit pėrfundimtar (PTP) nė kushtet e ruajtjes sė plotė tė sekretit, brenda ambienteve tė izoluara tė Agjencisė Kombėtare tė Provimeve (AKP). Pas pėrzgjedhjes sė testit, do tė kryhet shumėfishimi dhe paketimi i testbroshurave nga AKP. Ndėrkaq, periudha kohore e ekspozimit potencial tė sekretit (KOEPS-eve) pėr lėndėn “Gjuhė shqipe dhe Letėrsi” do tė jetė nga 25 maj - 01 qershor 2011. Lista e punonjėsve tė AKP-sė, tė cilėt do tė pėrfshihen nė KOEPS pėr secilėn periudhė, do tė miratohet nga drejtori i pėrgjithshėm i AKP-sė. Kėtė vit, ndryshe nga mė parė, specialistėt e lėndėve pėrkatėse nė AKP do tė futen nė KOEPS njė ditė mė pas nga datat e pėrcaktuara. Ata hartojnė sė bashku me PTP skemat e vlerėsimit tė testeve dhe ndihmojnė mė tej proceset e tjera tė formatimit, shumėfishimit dhe shpėrndarjes sė testeve. Njė ditė para se tė nisė izolimi pėr hartimin e tezės sė parė tė Maturės, nė datėn 24 maj, qė ėshtė edhe dita e fundit e shkollės pėr maturantėt, do tė dalin edhe emrat e mbetėsve. Sipas afateve tė vendosura nga MASH, ēdo DAR/ZA duhet tė dėrgojė brenda datės 24 maj 2011 nė Agjencinė Kombėtare tė Provimeve (AKP) emrat e nxėnėsve maturantė mbetės nė pėrfundim tė vitit, pėr t’u hequr nga lista e provimeve tė Maturės Shtetėrore.

Testi

Testi i Letėrsisė dhe i Gjuhės shqipe do tė pėrbėhet nga dy pjesė dhe secila prej tyre ndėrtohet mbi njė fragment. Testi, qė nė total do tė vlerėsohet me 50 pikė, do tė pėrmbajė 25 pyetje, nga tė cilat 13 janė me alternativa dhe 12 me zhvillim. Ndėrkohė qė njėra nga pyetjet me zhvillim ėshtė ese. Kohėzgjatja e provimit ėshtė 2 orė e 30 minuta. Pėrsa i pėrket pėrmbajtjes, testi do tė pėrshtatet me drejtimin e gjimnazit ose llojin e shkollės sė mesme. Pyetjet e testit lidhen me fragmente veprash nga autorė tė pėrcaktuar nė programin e orientuar. Nė tė njėjtėn kohė, konceptet mbi tė cilat ndėrtohen pyetjet janė ato qė dominojnė nė programin e orientuar si dhe nė tė gjitha llojet e teksteve me tė cilat punohet nė shkollėn e mesme. Mė konkretisht, secila pjesė e testit pėrmban: fragmente veprash ose pjesė letrare tė periudhave ose gjinive tė ndryshme letrare; pyetje bazuar nė njė pjesė tė tekstit; pyetje qė kėrkojnė shpjegime, zėvendėsime, komente, krahasime, analiza, interpretime, perifrazime etj; pyetje qė kėrkojnė nxitjen e imagjinatės dhe fantazisė sė nxėnėsit; pyetje qė kėrkojnė pėrgjigje krijuese. Testi i Gjuhės shqipe ka si qėllim vlerėsimin e njohurive dhe aftėsive tė nxėnėsve qė mbarojnė shkollėn e mesme, formimin letrar dhe gjuhėsor tė tyre. Ai do tė ndėrtohet duke u mbėshtetur nė linjat e pėrmbajtjes, tė pėrshkruara nė programin e orientuar tė Letėrsisė dhe tė Gjuhės shqipe, si dhe pasqyron peshėn pėrkatėse, qė secila prej tyre ka paraqitur hollėsisht nė kėtė program, qė ėshtė nė duart e ēdo nxėnėsi maturant. Pėrsa i pėrket llojit tė pyetjeve nė test, ato do tė jenė me alternativa, me pėrgjigje tė shkurtėr dhe me zhvillim.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Mapo

Publikuar nga: Gazeta Mapo

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos