MASH ja si do zhvillohet matura

Ministria e Arsimit dhe e Shkences ka publikuar dje udhezimin per zhvillimin e provimeve te Matures Shteterore 2011. Nuk ka surpriza sa i takon perberjes se testeve te provimeve te detyruara dhe me zgjedhje. Edhe kete vit do te zbatohet formula e matures se kaluar. Per dy provimet e detyruara Gjuhe Shqipe dhe Matematike testi do te permbaje 25 kerkesa ndersa testi i provimeve me zgjedhje do te permbaje 20 kerkesa. Sipas udhezimit te MASH vleresim me te madh do te kene pyetjet me zhvillim nepermjet te cilave korrigjuesit gjykojne me mire mbi dijet qe kane nxenesit.


Provimet e detyruara


Ne daten nje qershor 40 mije maturante do te japin provimin e pare te detyruar te Matures Shteterore ne lenden e Gjuhes Shqipe. Provimi do te nise ne cdo shkolle te vendit ne oren 1000. Testi qe do te kene nxenesit perballe do te permbaje 25 pyetje te cilat do te jene te ndara ne dy grupe. Ne grupin e pare jane 13 kerkesa te cilave maturante do tu duhet ti pergjigjen me nje nga alternativat e dhena ne fleten e provimit.

Ne rast se nxenesi do ti pergjigjet sakte te 13 kerkesave ai do te vleresohet me 13 pike. Ne grupin e dyte te pyetjeve jane 12 kerkesa. Ketyre kerkesave nxenesit duhet tu pergjigjen me argumente te cilat te shpjegojne pergjigjen e tyre. Keto kerkesa vleresohen ne total me 37 pike. Ne daten 15 qershor kur te japin provimin e Matematikes nxenesit do te kene perballe te njejten strukture provimi.


Provimet me zgjedhje


Ne fund te muajit qershor maturantet perballen me provimin e fundit te Matures Shteterore ne te cilin do te testohen per njohurite ne dy lende te zgjedhura prej tyre ne formularin A1. Testi per secilin nga provimet me zgjedhje permban 20 pyetje nga te cilat 10 pyetje jane me pergjigje alternative dhe vleresohen me 10 pike dhe 10 pyetje jane me zhvillim te cilat vleresohen me 30 pike. Provimet e detyruara sipas udhezimit te MASH zgjasin 2 ore e 30 minuta secili.


Per ata maturantet qe do te japin provim njeren nga lendet me zgjedhje koha qe kane ne dispozicion eshte 2 ore. Keta maturante do te fillojne provimin ne oren 11.00 dhe do ta zhvillojne ate ne mjedise te vecanta.


Hartimi i testit


Perzgjedhja e pyetjeve per secilin test te provimeve te detyruara dhe me zgjedhje do te kryhet nga specialiste te caktuar prej Ministrit te Arsimit dhe Shkences te cilet emerohen perzgjedhes te testit perfundimtar PTP ne kushtet e ruajtjes se plote te sekretit brenda ambienteve te izoluara te AKP. Perzgjedhesit e pyetjeve do te izolohen ne ambientet e percaktuara nga MASH nje jave perpara provimit dhe per te ruajtur sekretin e tezes se provimit do te jene ne mbikeqyrjen e plote te Policise se Shtetit.


Ministria e Arsimit ben te ditur se grupi i pare i perzgjedhesve te pyetjeve do te filloje punen me date 25 maj. Ata do te qendrojne te ngujuar per te pergatitur testin e provimit te Gjuhes Shqipe deri me date 1 qershor. Grupi i dyte i perzgjedhesve te pyetjeve te provimit te Matematikes do te ngujohet me date 8 qershor. Ata do te dalin nga ambientet e percaktuara ne date 15 qershor dite ne te cilen do te kryhet edhe provimi i matematikes.


Ndersa grupi i trete i perzgjedhesve qe do te hartoje testet e provimeve te lendeve me zgjedhje do te izolohet nga data 23 deri me 30 qershor 2011. Pas perzgjedhjes se testit te kryhet shumefishimi dhe paketimi i test broshurave nga Agjencia Kombetare e Provimeve.


Qendrat e vleresimit


Per vleresimin e testeve te Matures Shteterore 2011 MASH ka vendosur krijimin e gjashte qendrave te vleresimit. Pas zhvillimit te cdo provimi te Matures Shteterore 2011 testet e maturanteve dergohen nen masa te rrepta sigurie ne godinen e shkolles Sabaudin Gabrani Tirane. AKP-ja kryen aty inventarizimin dhe shperndarjen e tyre ne qendrat e vleresimit te cilat ndodhen per Tiranen ne godinen e shkolles Sabaudin Gabrani.


Aty eshte vendosur qe te jene dy qendra vleresimi qendra Nr. 1 dhe qendra Nr. 2. Ne Elbasan qendra e vleresimit do te jete ne godinen e shkolles Qemal Stafa ne Shkoder ne godinen e shkolles Jordan Misja ne Fier ne godinen e shkolles Naim Frasheri dhe ne Korce ne godinen e shkolles Sevasti Qiriazi. Transporti i testeve nga Tirana per ne secilen nga qendrat e vleresimit Elbasan Shkoder Fier Korce dhe anasjelltas do te behet nen masa te rrepta sigurie me automjete te DAR-se perkatese.

Provimet e Lirimit njesoj si vjet


Provimi i pare i detyruar per te gjithe nxenesit e klases se nente do te jepet me date 17 qershor ndersa i dyti me date 23. Dje ministria e Arsimit dhe Shkences ka publikuar udhezimin per realizmin e provimeve te lirimit per vitin shkollor 2010-11 dhe detajet plotesuese. Udhezimi i ministrit qe shoqeron kete rregullore percakton se testimi i njohurive ne Gjuhen Shqipe do te behet me 17 qershor ndersa provimi i Matematikes do te behet vetem nje jave me vone me 23 qershor.


Rreth 50 mije nxenes do te ulen ne bankat e shkolles ku do te testohen mbi njohurite e marra. Testi qe do te zgjidhin nxenesit do te jete i njejte ne te gjithe republiken dhe do te kete te njejten permbajtje i vetmi dallim do te jete ndarja ne variante nje metode kjo qe do te shmange kopjimin e mundshem. Provimet e Lirimit do te fillojne ne oren 10.00 dhe zgjasin 2 ore e 30 minuta.


Ne shkollat e pakicave kombetare greke dhe maqedonase zhvillohet Provimi i Lirimit ne gjuhen amtare. Per shkollat e pakices kombetare greke teza do te pergatitet nga DAR Gjirokaster. Zyra Arsimore Delvine dhe Zyra Arsimore Sarande duhet te terheqin ne DAR Gjirokaster tezen ne diten e provimit. Per shkollat e pakices kombetare maqedonase teza pergatitet nga DAR Korce dhe terhiqet diten e provimit nga drejtori i shkolles i shoqeruar nga perfaqesuesi i DAR Korce.


Per Institutin e nxenesve qe nuk shikojne testi te terhiqet ne AKP nga drejtoria e institutit nje dite para zhvillimit te provimit qe e kthen ate ne sistemin e shkrimit BRAIL. Per hartimin e testeve te Provimeve te Lirimit MASH ka ngarkuar Agjencine Kombetare te Provimeve. Ne rregulloren e Provimeve te Lirimit kesaj agjencie i eshte lene detyra per hartimin e testeve te standardizuara. Vleresimi i pergjigjeve te nxenesve do te behet me pike te cilat ekuivalentohen ne note.


Keshtu vleresimi i cdo pergjigjeje te dhene nga nxenesi per kerkesen perkatese do te mbeshtetet ne skemen e vleresimit te pergatitur nga Agjencia Kombetare e Provimeve AKP prej hartuesve te testeve. Skema e vleresimit eshte nje standard vleresues i njejte per cdo nxenes. Bashke me testet per cdo provim AKP-ja i dergon Komisionit te Provimeve te Lirimit prane DAR-it ose ZA-se KPL skemen e vleresimit te testit dhe skemen e konvertimit te pikeve ne nota.


Pas kesaj Komisioni i Provimeve te Lirimit prane DAR-it ose ZA-se perzgjedh vleresuesit e jashtem dhe kryetaret e tyre. Vleresues te jashtem vleresojne testet e provimeve. Numri i tyre eshte ne varesi te numrit te testeve qe vleresojne dhe kohes se shpalljes se rezultateve te vleresimit. KPL-ja e DAR/ZA-se pas cdo provimi dergon skemen e vleresimit ne Komisionin Shkollor te Provimeve te Lirimit KSHPL te cilat e afishojne dhe informojne cdo nxenes per te. Vleresimi i testeve realizohet ne mjediset qe perzgjidhen nga DAR/ZA ne kushte te pershtatshme dhe te sigurta.do test vleresohet nga dy vleresues.


Llogaritja e pikeve


Formula e llogaritjes qe do te perdore Agjencia Kombetare e Provimeve eshte D1 - D2 - M x k1 - T1 - T2 x k2 x 100 = X. Sipas kesaj formule M = mesatarja D1 = provimi i detyruar i letersise D2 = provim i detyruar i matematikes T1 = provimi me zgjedhje 1 T2 = provimi me zgjedhje 2 k1 = koeficienti sipas shkolles se kryer dhe k2 = koeficienti sipas provimeve me zgjedhje. Duke zevendesuar faktoret me notat dhe koeficientet perkates cdo maturant mund te perllogarite piket qe mund te arrije dhe me tej te shohe se ne cilat dege ka me shume mundesi per te fituar.



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos