Rezultatet e testimit pėr pagėn, ja risitė pėr mėsuesit

Brenda pak ditėsh pritet tė pėrfundojė vlerėsimi pėr 2700 mėsuesit qė iu nėnshtruan testimit pėr shtesėn nė pagė.Aktualisht, procesi i korrigjimit ka pėrfunduar, por po specifikohen tė dhėnat pėr secilin cikėl dhe profil tė mėsuesve. Sipas Institutit tė Zhvillimit tė Arsimit, i cili ka administruar tė gjithė kėtė proces, kėtė vit rregullorja ka sjellė risi nė  vlerėsimin e arsimtarėve. Drejtoresha e kėtij instituti, Tidita Abdurrahmani, thekson se mungesa e ankesave pėr mėnyrėn se si ėshtė menaxhuar testi pėr shkallėt e kualifikimit tė mėsuesve , vlerėsohet si treguesi mė i mirė pėr transparencėn e tij. Ajo ndėrkaq sqaron se standardet qė janė aplikuar janė tė njėjta pėr tė gjithė, nė funksion tė rritjes sė tyre profesionale. “E them kėtė pasi ka pasur edhe spekulime ditėt e fundit, lidhur me rezultatet. Theksoj se ato nuk kanė dalė dhe mėsuesit do tė jenė tė parėt qė do t’i marrin vesh, sapo tė pėrfundojmė”, tha drejtoresha e Institutit. Sipas saj, vitin e kaluar kanė rezultuar mbetės vetėm 2.76 % e mėsuesve qė u bėnė pjesė e testimit. “Nga ky, 2.76 % nė nivel kombėtar, 71.4 % i pėrkasin arsimit profesional. Mė duhet ta qartėsoj kėtė pjesė pėr tė qenė nė rregull me shifrat dhe pėr tė evituar abuzimet e mundshme”, tha Abdurrahmani. Ajo shtoi gjithashtu se mėsuesit, pasi tė shpallen rezultatet, do tė kenė mundėsinė ta anikimojnė ēdo pakėnaqėsi qė ata kanė. “Do tė jetė njė komision i posaēėm qė do t’i shqyrtojė dhe do tė vendosė nėse ato janė me bazė”, u shpreh drejtoresha e Institutit tė Zhvillimit tė Arsimit.
Vlerėsimi me 5 shkallė
Sa i pėrket vlerėsimit, ai do tė bėhet me 5 shkallė. Ato do tė jenė pėrkatėsisht A, B, C, D, E, qė i korrespondojnė vlerėsimit me fjalė “shkėlqyeshėm”, “shumė mirė”, “mirė”, “mjaftueshėm”, “dobėt”. Shtesat do tė jenė sipas viteve tė punės. Po kėshtu, nga sa bėjnė me dije krerėt e Institutit tė Zhvillimit tė Arsimit, pėr secilėn nga kėto shkallė do tė vendoset njė tavan pikėsh. “Kjo ėshtė faza e fundit e procesit tė vlerėsimit, e cila pritet tė mbyllet brenda pak ditėsh”, tha drejtoresha Tidita Abdurrahmani. Nė total, njė mėsuesi i duhen 100 pikė pėr tė marrė vlerėsimin maksimal. Pėrveē provimit, janė edhe dy komponentė tė tjerė. Portofoli profesional, i cili nė total vlerėsohet me 15 pikė, bonuset -15 pikė dhe testi me shkrim -70 pikė. Specialistėt e arsimit shpjegojnė se kėtė vit kemi njė ndryshim tė lehtė tė raportit tė vlerėsimit, nė favor tė portofolit dhe bonuseve nga 27 % me 73 % qė ishte vitin e kaluar, nė 30 % me 70 % qė ėshtė parashikuar nė vlerėsimin e kėtij viti. Mėsues tė ndryshėm kryen testimin pėr kategori tė ndryshme. Njė mėsues qė ka punuar 5 vjet, pėrfiton rritje 5 pėr qind tė pagės, tė tjerėt qė kanė 20 vjet pėrfitojnė 20 pėr qind tė pagės. Nėse nuk e marrin kėtė provim, mėsuesit mund ta pėrsėrisin testin vitin e ardhshėm. Po kėshtu, sipas ekspertėve, rezultatet pėrveē shtesės nė pagė, do tė jenė tregues edhe pėr vendet e punės qė mbajnė arsimtarėt. “Nėse njė mėsues nuk arrin te kalojė me sukses testin, do tė thotė se treguesit janė mjaft tė ulėt, ndaj do tė jetė njė minus i madh edhe pėr pozicionin e punės. Janė drejtuesit e drejtorive arsimore tė cilėt vendosin mė tej”, shprehen specialistėt e Ministrisė sė Arsimit.

20 per qind
ėshtė shtesa maksimale qė marrin nė pagė mėsuesit qė konkurrojnė pėr shkallėn e parė tė kualifikimit, qė ėshtė edhe mė e larta. Ata duhet tė kenė 20 apo mė shumė vite punė nė arsim dhe duhet tė kalojnė testimin

Arritjet mesatarė pėr ēdo cikėl nė 2010

Sipas tė dhėnave tė Institutit tė Zhvillimit tė Arsimit pėr vitin 2010, pėr ēdo kategori pėr tė cilėn ėshtė konkurruar ka pasur mėsues qė janė “dalluar” mė shumė. Kėshtu, nė kategorinė e parė mėsuesit e arsimit 9-vjeēar, cikli fillor e i lartė kanė pasur arritje mesatare mė tė larta se arritjet e pėrgjithshme tė kėsaj kategorie. Nė kategorinė e dytė, mėsuesit e gjimnazit kanė arritje mesatare mė tė larta, ndėrsa pėr kategorinė e tretė, shihet se pėrveēse mėsuesve tė arsimit profesionale, mėsuesit e tjerė kanė arritje mesatare mė tė larta se niveli i pėrgjithshėm. Sa i pėrket vlerėsimit nė nivel kombėtar ,mėsuesit e arsimit 9-vjeēar janė ata tė cilėt kanė arritjet mė tė larta. “Mėsuesit e arsimit profesional kanė shfaqur arritje mė tė ulėta dhe nėn vlerat e arritjeve mesatare tė pėrgjithshme”, thuhet nė raportin pėr kualifikimin e mėsuesve 2010.

Vleresimi 2011

Shkallėt e vlerėsimit
Shkalla A “Shkėlqyeshėm”
Shkalla B  “Shumė mirė”
Shkalla C “Mirė
Shkalla D “mjaftueshėm
Shkalla E “Dobėt”

Pikėt
Testimi me shkrim vlerėsohet me 70 pikė.
Portofoli profesional  vlerėsohet me 15 pikė
Bonuset  vlerėsohen me  15 pikė

 

ZIRINA LLAMBRO

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos