Bektashizmi shqiptar, zemra e porosisė

KUJTIM AHMATAJ

Pėrpara pak kohėsh, Kryeshenjtėria e Tij, Haxhi Dede Reshat Bardhi, kaloi nga jeta materiale nė amshimin e pėrjetshėm, duke marrė me vete konsideratėn mė tė lartė jo vetėm nė Shqipėri, por nė mbarė rrafshin ndėretnik dhe mė gjerė, nė mbarė botėn e besimit e tė predikimit tė urtėsisė bektashiane. Ai ėshtė dėshmi e atij besimi, i cili i dha njerėzimit shpirtin e vet dhe shpresėn pėr ringjalljen e pėrparimin e mėtejshėm tė bektashizmit. Ai do tė mbetet prani e paharrueshme nga tė gjithė dhe pėr tė gjithė  Ai do tė mbetet nė historinė e bektashizmit, pėr seriozitetin e arsyes dhe tė vlerėsimit. Amshimi i tij ėshtė i plotėsuar. Ashtu si etėrit, ai ka kapėrcyer mbi vdekjen
Ne do ta kujtojmė Dede Reshatin nė pafundėsinė e kohės, me njė nderim tė ditur. Nderim pėr klerikun, atdhetarin dhe bektashianin e spikatur.
Besimtarėt e dashamirėsit e deshėn me forcėn e zemrės dhe nuk iu ndanė, derisa mbylli ciklin jetėsor
Tashmė, porosia e zemrės sė Dede Reshatit dhe e etėrve dėgjohet e ėmbėl, e dashur, duke prekur zemrat tona pėrjetėsisht. Ajo pranohet me kuptueshmėrinė e vet, pa paragjykime, por me njė pėrunjėsi e devotshmėri shpirtėrore tė arsyes e tė veprimit. Pėrmes kėsaj porosie, bektashizmi shqiptar ka ecur pėrgjatė historisė, ka perceptuar botėn, gjetjen e rrugėve tė komunikimit, duke e forcuar besimin pa e zbehur atė aspak edhe kur ligėsia rrėnoi institucionet materiale. Ai do ta mbante tė gjallė institucionin shpirtėror, njeriun.
Historia e Shqipėrisė ėshtė e lidhur ngushtė me historinė e bektashizmit. I pari reformator shpirtėror dhe fetar, qė e lidh bektashizmin me shqiptarizmin, pa i cenuar karakterin universal bektashizmit, ėshtė Naim Frashėri, i cili mund tė quhet, pas Pir Hynqar Haxhi Bektashi Veliut, njė ndėr teoricienėt dhe formuluesit e doktrinės sė bektashizmit.
Bektashizmi, i lidhur me shqiptarizmin, ka njė kontribut themelor pėr lirinė e pavarėsinė e Shqipėrisė, pasi bektashinjtė kanė qenė atdhetarė nga mė tė shkėlqyerit nė tė gjitha kohėt. Besimi i tyre universal, me parime shumė tė larta morale, i ka bėrė qė tė jenė shumė tė qartė nė luftėn pėr ta ringjallur e pėr ta ndriēuar mendėrisht e shpirtėrisht Shqipėrinė dhe shoqėrinė shqiptare. Ata krijojnė rrugė bashkimi pėr tė tėrė shqiptarėt, edhe pse kanė besime tė ndryshme. Bektashinjtė dinė tė krijojnė e tė respektojnė lidhjet pa as mė tė voglin paragjykim, nė mėnyrė tė barabartė pėr tė gjitha fetė e tjera.
Nė statutin e Komunitetit Bektashian Shqiptar, miratuar nė Kuvendin e mbajtuar mė 9 korrik  tė vitit 1924, nė teqenė Hajdarije tė Gjirokastrės, nė artikullin 71 thuhet: Rrojtja vėllazėrore e bektashinjve shqiptarė, me elementėt e ndryshėm tė racės sė pėrbashkėt, ėshtė detyra mė e shenjtė, detyrė e cila  plotėsohet me qėndrimin patriotik tė kėshillit atnuer.
Historikisht, marrėdhėniet midis elementėve me besime tė ndryshme fetare nė Shqipėri, nuk janė karakterizuar nga urrejtja dhe fanatizmi fetar. Madje, nė momente tė rėndėsishme tė historisė sonė kombėtare, ata janė ndodhur pėrgjithėsisht pėrkrah njėri-tjetrit. Kjo traditė pėrkon me konceptin filozofik bektashian, i cili me tolerancėn e tij, ka dhėnė nė kėtė fushė ndihmesėn e vet tė ēmuar. Nė doktrinėn e nė praktikėn e tyre fetare, thekson prof. Mark Tirta nė njė nga studimet e tij, bektashinjtė afrojnė shumė me mendėsitė e Europės Perėndimore.
Bektashinjtė kanė predikuar dhe predikojnė me pasion vėllazėrimin mes shqiptarėve, pavarėsisht nga besimet, bindjet, idetė e ndryshme. I madhi Dritėro Agolli, nė studimin e tij: Njeriu dhe Bektashizmi, ndėr tė tjera nėnvizon : Udha e veēantė nė zbulimin e kozmosit tė njeriut, por edhe nė pėrcaktimin e misionit tė njeriut nė jetė, si qenie e ndėrgjegjshme, ėshtė udha e bektashinjve dhe e bektashizmit. Bektashizmi nė hapėsirėn e shpirtit tė njeriut kėrkon jo vetėm harmoninė e vlerave, por dhe harmoninė e kėtyre vlerave me detyrat e tij ndaj jetės, shoqėrisė dhe atdheut.
Pėr bektashizmin shqiptar aureola e vlerave dhe e detyrimeve tė njeriut mbahet nė tri shtylla tė fuqishme: nė shtyllėn e moralit, nė shtyllėn e diturisė dhe nė shtyllėn e atdhetarisė.
Bektashinjtė quajnė tė moralshėm atė njeri, i cili pėrqafon vėllazėrinė, miqėsinė, dashurinė e tė vėrtetėn. Tė gjitha kėto pėrbėjnė mirėsitė e njeriut dhe brenda kėtyre mirėsive ėshtė vetė perėndia, qė pėrsos harmoninė.
Dinakėt, intrigantėt, hileqarėt, pėrēarėsit, pėr bektashinjtė quhen tė pamoralshėm, ata janė tė vetėpėrjashtuar nga gjiri dashurisė bektashiane.
Dimensioni tjetėr i vlerave tė njeriu matet me diturinė. Ėshtė dituria qė e shpie njeriun drejt pėrsosjes. Njeriu, nėse ka mendimin pėr ta kuptuar botėn qė e rrethon, njohurinė qė zgjedh shpirtin, qė njeh zemrėn, qė ka vetėdijen dhe peshon tė gjitha punėt, i ka tė gjitha qė i duhen dhe nuk ka pėrse ti kėrkojė ato gjetiu. Dituria e bektashinjve shqiptarė afrohet me filozofinė e iluministėve francezė, tė cilėt shpėtimin e njerėzimit dhe pėrparimin e shoqėrisė e shihnin tek DIJA.
Bektashinjtė nuk i besojnė qorrazi ēdo njeriu, pasi besimin e kanė tė vetėdijshėm dhe jo tė pėrciptė.
Morali, dituria dhe atdhetarizmi i kanė bėrė bektashinjtė ta duan dhe ta respektojnė njeriun. Duke pasur njė vetėdije tė lartė, ata kėrkojnė qė edhe udhėrrėfyesi i tyre, dervishi, babai, gjyshi, kryegjyshi tė jenė vėrtet njerėz tė pėrsosur.
Sipas Naim Frashėrit, ata duhet tė jenė njerėz me mend e me urtėsi tė shumtė, me kėndime, tė mėsuar mjaft, se njeriu i pamėsuar dhe i paarsyetuar ėshtė dru i pagdhendur…
Udhėrrėfyesit, vazhdon Naimi, duhet tė jenė njerėz tė vėrtetė, tė mos kenė tė meta, tė kenė veti tė mira shumė, tė mos kenė lakmim e madhėshtinė, mėritė e marrėzitė, babėzinė, tė rremat e tė paudhat, tė gjitha tė kėqijat, qė janė jashtė udhės sė njerėzisė.
Ėshtė detyrė dhe e drejtė e tė gjithė bektashinjve ti shtojnė dijet e ti pėrcjellin ato thellė nė shekujt e sė ardhmes.
Tė gjitha kėto mėsime tė bektashizmit pėr vlerat dhe detyrat e njeriut nė jetė e shoqėri, vlera dhe detyra kėto edhe pėr ēdo udhėrrėfyes, janė tepėr humane dhe njėherazi tepėr aktuale pėr Komunitetin Bektashian, brenda dhe jashtė Shqipėrisė, nė veēanti sot, pas kalimit nga jeta tė Kryeshenjtėrisė sė Tij, Kryegjyshit Botėror tė Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhi. Jeta dhe vepra e tij, si njė amanet i fuqishėm e thirrės, troket nė ndėrgjegjen e arsyet tona plot mirėsjellje, pėr kohėn qė sot pėrjetojmė.
Ėshtė njė e vėrtetė, qė vėshtirė se kundėrshtohet dot tek shohim, se vlerat morale po sulmohen me mėnyrat nga mė djallėzoret, ku ndershmėria dhe virtyti pėrqeshen e filozofia e fitimit po mbizotėron gjithmonė me mė shumė me egėrsi. Jetė kjo, jo e lehtė, me shqetėsime dhe pėrgjegjėsi tė mėdha pėr kėdo.
Ndaj, nė kėtė udhė le tė bashkohemi tė gjithė sė bashku, si vėllezėr dhe si krijesa tė tė njėjtit Zot, e ti japim shoqėrisė e mbi tė gjitha Shqipėrisė, mesazhe tė fuqishme tė paqes e tė virtytit bektashian, duke bėrė qė pendimi dhe vuajtja e rėndė tė mos na godasin pas vdekjes.
Bektashizmi botėror, i qendėrzuar nė Shqipėri, i ka tė gjitha kushtet e premisat e hapura, qė tė luajė njė rol aktiv nė tė gjithė botėn, sidomos sot nė kushtet e ndryshimeve kolosale politike tė hapjes sė kufijve. Bektashizmi u ka dhėnė qė tė gjithėve njė atu tė pallogaritshme nga vlerat e veta.
Historia do ta provojė nė tė ardhmen qė bektashizmi, i cili i ka rrėnjėt e thella te kombi shqiptar, do tė lulėzojė dhe do tė ketė gjithashtu ringjallje tė vazhdueshme.
Nė realitetin ku jetojmė sot, ku mbizotėron arsyeja, logjika dhe toleranca, ku shkenca ecėn drejt majave tė larta, ėshtė e domosdoshme qė njeriu, si pjesė e kėtij realiteti, tė pajiset me mjete dhe me cilėsi tė larta, pėr tu pėrballur me luftėn pėr jetėn, duke i dhėnė kuptim tė plotė fjalės njeri, duke pranuar nė vetveten e tij vėrtetėsinė e ligjeve dhe tė parimeve kuranore, si nė idetė shpirtėrore dhe nė ato lėndore, pėr tė vėllazėruar shpirtin me trupin e vet, duke pajtuar institucionin me intelektin, pėr tė njohur vetveten dhe pėr tė marrė pėrgjegjėsi pėrpara Gjithėkrijuesit.
*

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos