Dashuri pa censurė nė lirikat e Koēi Petritit

ANTON PAPLEKA

Herė pas here kam dėgjuar ndonjėrin tė deklarojė se poezia shqipe paska arritur nivelet mė tė larta tė poezisė evropiane dhe botėrore. E keqja nuk qėndron te kėto deklarata nė vetvete, tė cilat u ngjajnė kapsollave qė shpėrthejnė fėmijėt nė rrugė nė prag tė Vitit tė Ri, por te fakti se autorėt e tyre nuk marrin mundimin tė bėjnė kurrfarė analize, tė sjellin qoftė edhe njė argument tė vetėm pėr tė mbėshtetur mėtimet e tyre. Ata pandehin se duhet ti pranojmė nė mėnyrė tė padiskutueshme deklaratat e tyre, sikur ato tė qenė fjalė hyjnore, ose dekrete sulltanore… Pėr tė mos u ngjarė kėtyre individėve tė papėrgjegjshėm e vanitozė, unė do tė pėrpiqem qė pėrfundimet e mia ti nxjerr nga analiza konkrete krahasimtare dhe ti mbėshtes me argumente teorike tė marra nga studiues tė njohur tė poezisė evropiane.
* * *
Nė rrafshin substancial, lirika e Koēi Petritit ka ngjashmėri me lirikėn e Artur Rembosė. Jean-Pierre Richard-i shkruan: Atėhere metamorfoza pėrfundon nė njė pėrzierje tė jetės e tė materies; ajo merr trajtėn e njė ekstaze tė pėrshkueshmėrisė kozmike; vė nė dukje pėrmbushjen e parė tė asaj force qė nė virtualitetin e saj, nė veprėn e Rembosė quhet rini, kurse nė veprimtarinė e saj quhet dashuri. Duke pėrqasur lirikėn e Rembosė dhe atė tė Petritit, del se qė nė krijimet e tyre tė hershme mbizotėron tema e dashurisė. Jo vetėm studiuesit, por edhe lexuesit tė thjeshtė i bie nė sy menjėherė numri i madh i poemave me motive erotike nė pėrmbledhjen Lirikat e majit, botuar mė 1962, apo nė vėllimin e zgjedhur, titulluar Lirika, botuar mė 2010. Nė mėnyrė tė sintetizuar kėtė e dėshmojnė kėto vargje:
Si tė tė nxjerr prej vjershave tė mia,/ ku ti hajdutėrisht ske hyrė,
Si n atė shtrat, ku t iku ēupėria,/ tė dilje sdeshe e tjetra tė pat shtyrė?
Si tė tė nxjerr, ti hyre gjer nė ēmendje,/ Pa ty mė mbeten vjershat krejt gėrmadha
E sdi se si je shndrruar nė njė dhembje,/ e drithmė e klithmė veshur me tė bardha,
E veshur me tė bardha e lule molle, nėn lule molle lot njė lojė zjarri,
Mes pemėve degėmbyllur si kasolle,/ sėrish tė shkoj mbi buzė njė fill bari
E muzg i trėndafiltė e unė pa mendje,/ tė zhvesh si degėz shelgu lakuriq
E ti, si pėr ta fshehur zhveshjen tėnde,/ fshan: ah, ju djemtė ē jeni kaq tė liq!
Duke e thelluar mė tej analizėn e tij J.- P. Richard-i shton: Krijimet e para tė Rembosė provojnė qenėsisht se nė rini ai ėshtė marrė vetėm me dashurinė, me kėrkimin dhe shprehjen e njė farė ekstaze trupore. Tė mbushura me obsesionet e pubesencės, tė fryrjes, tė bymimit, apo tė vėrshimit, duket sheshit se poezitė pėrshkohen nga kuqėrrimet e hidhura tė dashurisė. Nė radhė tė parė ato na interesojnė sepse nė kėto krijime dashuria mbėshtillet me hidhėrim, ngjyroset me qortim. Gjithēka ndodh sikur erotizmi tė mos pranohej ende, sikur mbi tė tė rėndonte njė dėnim… Dukuritė e mėsipėrme qė hasen si nė lirikėn e poetit francez, ashtu edhe nė lirikėn e poetit shqiptar, mund ti ilustrojmė me shembuj tė shumtė tė marra nga krijimet e tyre. I tillė ėshtė ky pasazh nga poema Motivet e qilimit e Koēi Petritit::
E shtrydh ti gruan shpesh mbi shtrat/ e shpesh me epsh e shfrim,/ si dem qė zbret hyjnisht nga lart/ e ngjesh pėrmbi qilim./ E sdi: pėrmbys, a mbi kurriz,/ mbi shtrat, a mbi qilim,/ tėrbimi, a ledhatimi u ngjiz/ natė akt hyjnor sublim…
Adhurimi i trupit tė femrės si burim i epshit dhe i kėnaqėsisė erotike
Nė lirikėn Kushtuar muzikės Artur Remboja shkruan:
Nuk them asnjė fjalė: prore i vėshtroj aty/ Qafat e tyre tė bardha, tė qėndisura prej cullufeve,/ Nėn korse dhe nėn stolitė e holla ndjek me sy/ Kurrizin hyjnor qė zė fill te lakorja e supeve./ Menjėherė ua heq botinėn, pastaj ua heq ēorapin…/
Ua marr me mend trupin qė fėrgėllon nga zjarrmia./ Unė u dukem i ēuditshėm, me zė tė ulėt flasin…/  Te buzėt e tyre mbėrthehen fort dėshirat e mia.
Nė lirikėn Ti hyre e rrije nė mėdyshje Koēi Petriti shkruan:
Ti hyre e rrije nė mėdyshje/ Aty nė prag tė derės,/ Siē hyn njė ēast njė dallėndyshe/ Mes dimrit dhe pranverės./ E ndėrsa heshtnim sy ndėr sy,/ As ngeshėm e as ngutur,
Tė qe shkopsitur kopsa ty,/ Apo tė ish kėputur?/ Se kur vėshtroja pėrmbi gjinj,/
Herė shtrembėr e herė drejt,/ Sdi ēnomatisa me gishtrinj/ E tė shkopsita krejt.
Kur paraqesin trupin e femrės, poetėt veēojnė misėt e tij tė rrumbullt e tė kolmė, ata misė qė quhen edhe organe erogjene. Artur Rembo, Nė kabarenė e gjelbėr:
I lumtur i shtriva kėmbėt nėn tryezėn e blertė,/ Nė tapiceri sodita, pa u bėrė ngėrdhuza,/ Subjekte naive. Dhe qe kėnaqėsi e vėrtetė,/ Kur njė vajzė sisėfryrė, me sy si shpuza,/ Vajzė e tillė, qė njė puthje smund ta zmprapė,/ E hareshme ajo mė solli feta buke me gjalpė.
Koēi Petriti, Bredh brenga e mbrėmjes:
Bredh brenga e mbrėmjes, bryma brigjet zbardh,/ Ty tė buis mbi dy bumbeska i bryllėt gjiri/ e unė ndjej sikur nga gjithė ky mall i madh,/ Pėrbrenda mė vjen rreth njė gur mulliri./ Mbi ēbuzė bumbeskat-zogj ti po i ēuket,/ Kur mijėra zilka gjethesh troket plepi/ E natyra nxjerr nga xhepi i vet/ Hėnėn si pasqyrėz tualeti?
Femra ėshtė njė qenie plot trille dhe naze, bota e saj shpirtėrore nuk mund tė jetė gjithnjė nė unison me mashkullin. Artur Rembo, Mbrėmja e parė:
Shputat e vogla nėn kėmishė/ u tėrhoqėn: Jepi fund sa mė parė!/ Guximin e parė qė lejuar mė ish,/ gjasme e ndėshkonte qeshja e marrė.
Koēi Petriti, Ti mė thėrret :
Ti mė thėrret e unė pas tė vij,/ si kureshtar pas njė ariu tė butė,/ po mos mendo ta quash dobėsi,/ qė qenkam kaq i bindur dhe i urtė./ E mos kujto qė kthehem lehtė i thyer,/ nga qė mė mund me naze, nur e trill./ Unė di dhe tė kafshoj si kalė i fyer,/ atje ku gjinjtė e bardhė zėnė fill.
Nė njė shoqėri tė mbushur me paragjykime, me ngjarje dramatike qė i tronditin fatet dhe shpirtrat e tė dashuruarve, shpeshherė dashuria ėshtė e kėrcėnuar, e dėnuar tė ketė njė fund tragjik. Artur Rembo, Ofelia:
Qiell, Dashuri, Liri! O Marroke e gjorė, ē ėndėrr mizore!/ Ti u trete nė tė si bora te zjarri nė vatėr;/ Ligjėrimin ta kėndirrėn vizionet e tyre madhėshtore,/ Pafundėsia e tmerrshme ta llahtarisi syrin e kaltėr.
Koēi Petriti, Mali i Vashės:
Ē vajzė mban mbi supe djali,/ ē plumb i ndoqi, ē gojė u shpifi,/  gjer e ngjiti majė mali,/ Hip e zbrit si gur Sizifi?/ Dhe e ngjiti dhe gajasi,/ Dhe gajasi e oh! nuk nxori,/ Edhe zemra e vajzės plasi,/ mali nė njė varr i mori.
Atmosfera keqdashėse, apo e kobshme qė e rrethon dashurinė zė vend nė shumė krijime tė poetėve tė pėrqasur. Artur Rembo: Ylli qau me lot tė trėndafiltė nė veshėt e tu si petale,/ nga zverku te balli pafundėsia rrodhi bardhėsi,/ deti sajoi perla tė kuqe nė sisėt e tua ngjyralle/ dhe tek ija jote sovrane burri pikoi gjak tė zi.
Koēi Petriti, Gėrmadha:
Nga gjithēka qė thamė e bėmė njėherė,/ mbeti diēka qė as ti dot se urreve,/ Si trungu i djegur mbetur mbi humnerė,/ pas gjithė vetėtimave dhe rrufeve./
E kjo diēka papritur qenka zgjuar,/ si bisk buisur sipėr shkrumbėrie./ O, spaska asgjė mė tė trishtuar,/ se tė ringresh gėrmadha dashurie!
Duke vėnė nė dukje ngjashmėritė midis poetit francez dhe poetit shqiptar nuk dua tė arrij nė pėrfundimin se Koēi Petriti ėshtė Artur Remboja, sepse ēdo poet i vėrtetė ėshtė vetvetja. Veē kėsaj nuk dua tu ngjaj atyre kuazistudiuesve qė kanė zbuluar nė Shqipėri me dhjetėra Artur Rembo, kur e gjora Francė ka vetėm njė!
* * *
Njė veēori e poezisė sė Koēi Petritit ėshtė karakteri i saj konkret. Kjo dukuri tė sjell ndėr mend poezinė e poetit belg Norzh (1898-1990), pėr tė cilin Jean Breton-i shkruan: Tek ai ēdo fjalė ėshtė realitet, nuditet, fshat, shujtė, lodrim, ngjyrė. Ai nuk e njeh abstrakten.. Pėr tė i

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos