Si perfitoi Zgjohu 270 mln leke

TIRAN- Partia Socialiste ka grumbulluar faktet e publikuara ne media ditet e fundit per miliona leke te buxhetit te shtetit te cilat jane perdorur nga Levizja Zgjohu per te bere fushate kunder opozites dhe dje ka depozituar nje kallezim penal ne prokurori.


Kerkesa eshte dorezuar diten e djeshme nga sekretari i grupit socialist Taulant Balla dhe ne te kerkohet ndjekja penale per Altin Goxhaj per vepren penale te shperdorimit te detyres dhe mashtrimit te kryer ne bashkepunim. Gjithashtu kerkohet ndjekja penale per drejtuesin aktual te Levizjes Zgjohu Zirkon Disha per vepren penale te mashtrimit te kryer ne bashkepunim.

Nepermjet ketij kallezimi grupi i PS-se kerkon te vere ne dijeni institucionin e akuzes per veprimtarine ne kundershtim me ligjin dhe ne kushtet e hapura te konfliktit te interesit te anetareve te Bordit Mbikeqyres te Agjencise per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile dhe drejtorit ekzekutiv te saj. Per socialistet anetar i bordit te AMShC rezulton te jete dhe i kallezuari Altin Goxhaj i cili ne te njejten kohe njihet publikisht dhe si perfaqesues ligjor dhe drejtues i disa organizatave te shoqerise civile si p.sh. Levizja Zgjohu Zyra per Mbrojtjen e Konsumatorit Keshilli Rinor Shqiptar etj.

Nga te dhenat zyrtare te AMShC te bera publike dhe ne faqen e saj online si dhe prej informacionit qe eshte bere publik ne disa media rezulton qe nje numer jo i vogel organizatash jofitimprurese te cilat jane anetare apo te konfirmuara si te tilla te Keshillit Rinor Shqiptar organizate e cila ka per perfaqesues ligjor dhe drejtues te saj ne vite te kallezuarin Altin Goxhaj te kene perfituar nga fondet publike qe buxheti i shtetit i akordon Agjencise per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile- thuhet ne kallezimin e dorezuar nga grupi i PS-se.

Partia Socialiste hedh dyshime per perfitimin e fondeve ne kushtet e konfliktit te interesit meqenese drejtuesi dhe organizuesi i tyre ne kundershtim te plote me ligjin ka marre pjese ne vendimmarrjet e Bordit Mbikeqyres te ketij enti publik duke votuar per dhenie fondesh ne interes te organizatave te lidhura me te ose per te cilat dukshem ai ka interes financiar. Nga te dhenat e vena ne dispozicion te organit te akuzes thuhet se Keshilli Rinor Shqiptar ka perfituar nga te tilla fonde te cilat rezultojne te jene shperndare gjate vitit te kaluar.

Nga 34 organizata qe jane anetare te Keshillit Rinor Shqiptar shtate prej tyre kane perfituar fonde. Ndersa vete keshilli me perfaqesues dhe drejtues ligjor te kallezuarin Goxhaj ka perfituar shumen prej 6 791 000 lekesh. Ne kete kerkese sqarohet se rreth 27 milione leke te reja jane perfituar nga organizata te cilat i pergjigjen interesit financiar e paligjshem te vetem nje personi te kallezuarit Altin Goxhaj. Po keshtu thuhet ne kallezimin penal Goxhaj ne bashkepunim me personin i cili publikisht eshte shfaqur si drejtues i levizjes Zgjohu te kallezuarin Zirkon Disha ka konsumuar vepren penale te mashtrimit te parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.


Fondet perdoren per qellime politike
TIRAN - Partia Socialiste pretendoi dje se Levizja Zgjohu eshte nje organizate e mirefillte politike pas se ciles fshihet Altin Goxhaj. Ne kallezimin e dorezuar ne organizimin e akuzes grupi i PS thote se kjo organizate ka ne fokusin e veprimtarise se vet luften kunder opozites dhe liderit te saj. Sipas tyre spotet e ndryshme televizive te kesaj levizje te reklamuara ne disa media vizive tregojne qarte qellimin e saj.

PS ka kerkuar transparence edhe per vlera financiare te shpenzuara nga kjo levizje. Si prove socialistet kane paraqitur minutazhin shpeshtesine e transmetimeve numrin dhe llojin e televizioneve ku jane shfaqur spotet. Fonde te shtetit jo vetem qe po shperdorohen teksa shperndahen permes procedurash favorizuese por po perdoren per qellime te ndryshme nga ato per te cilat jepen per qellime politike gje e cila vec te tjerash ndalohet dhe sipas ligjit per OJF te cilat nuk munden ne asnje rrethane te ushtrojne veprimtari te karakterit politik thuhet ne kallezimin e dorezuar ne prokurori nga grupi i PS-se.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos