Mėsuesit, MASH nxjerr rregullat e reja tė testimit

SHKRUAN: Jonida Tashi 01-04-2011 13:48

Pėr tė pestin vit radhazi, mėsuesit e arsimit parauniversitar nė tė gjithė vendin do t’i nėnshtrohen testimit pėr tė marrė shkallėn e kualifikimit, pėr rrjedhojė edhe njė shtesė mbi pagė. Sipas kushteve tė vendosura nga Ministria e Arsimit, kėtė vit provimeve tė

kualifikimit do t’u nėnshtrohen vetėm punonjėsit e arsimit, tė cilėt deri nė datėn 31 dhjetor tė vitit 2010 kanė plotėsuar vjetėrsinė 5, 10 dhe 20 vjet. Ndėrkohė qė shtesa pėr kualifikimin sipas shkallėve respektive III, II dhe I ėshtė 5%, 10% dhe 20%. Ministria e Arsimit nxjerr rregullat e reja pėr organizimin e kualifikimit tė mėsuesve nė sistemin arsimor parauniversitar, pėr vitin mėsimor 2010-2011, qė do tė zhvillohet nė datėn 23 prill. Mbėshtetur nė udhėzimin e MASH, nr.5, datė 24.01.2011 “Pėr organizimin e kualifikimit tė mėsuesve nė sistemin arsimor parauniversitar, pėr vitin mėsimor 2010-2011” dhe rregulloren nr.400/1, datė 24/01/2011, “Pėr provimet e kualifikimit tė mėsuesve nė sistemin arsimor parauniversitar”, vlerėsimi i arritjeve tė mėsuesve pėr tė pėrfituar shkallėt e kualifikimit do tė realizohet mbėshtetur nė kombinimin e tre elementeve tregues pėr arritjet e mėsuesit, qė janė: portofolit tė mėsuesit; bonuset; pikėt e fituara nė testim. Dy treguesit e parė (portofoli dhe bonuset) do tė vlerėsohen nga drejtoritė arsimore rajonale nė bashkėpunim me zyrat arsimore pėrkatėse, ndėrsa testimi me shkrim i mėsuesve do tė bėhet nga Instituti i Zhvillimit tė Arsimit (IZHA) nė bashkėpunim me MASH. Portofoli i mėsuesit krahasuar me vitet e kaluara, kėtė vit ka njė element mė tepėr qė ėshtė planifikimi ditor i mėsuesit. Duke i pėrmbledhur elementėt kryesorė pėrbėrės tė portofolit tė mėsuesit janė: Curriculum Vitae; plani mėsimor vjetor i njė lėnde nė njė klasė; objektivat e arritjeve tė nxėnėsve nė tre nivele pėr njė kapitull tė caktuar nė njė lėndė dhe njė klasė; njė test kapitulli nė lėndėn e tij/saj; njė projekt kurrikular pėr njė lėndė dhe klasė tė caktuar; plani mėsimor ditor. Pėr vetė specifikėn e ciklit, portofoli i edukatorėve, mėsuesve tė ciklit parashkollor, pėrbėhet nga: Curriculum Vitae; plani mėsimor vjetor; njė model i planifikimit tė njė teme mėsimore apo projekti specifik; shembuj tė punimeve tė fėmijėve; shembuj vlerėsimesh tė fėmijėve; referenca ose vlerėsime individuale tė punės sė mėsuesit. Secili nga elementet e portofolit, pėrjashtuar curriculum vitae, do tė vlerėsohet maksimalisht me 3 pikė, duke rezultuar nė total 15 pikė gjithsej.

Vlerėsimi

Sikurse edhe vitin e kaluar, MASH ka parashikuar qė kualifikimet ekstra tė quajtura bonuse t’ju japin mundėsi mėsuesve kandidatė pėr tė arritur vlerėsime maksimale. Nė bonuset e parashikuar janė: Master/SHPU/Dr; certifikatė e gjuhės sė huaj; certifikatė mbi TIK. MASH thekson se bonusin Master e pėrfitojnė vetėm ata mėsues kandidatė qė zotėrojnė diploma “Master i nivelit tė dytė”, ose qė kanė pėrfunduar studimet nė SHPU– shkolla pas universitare. Gjithashtu edhe ata mėsues kandidatė qė zotėrojnė diplomėn “Doktor i shkencave” pėrfitojnė bonusin. Certifikata mbi TIK-un do tė konsiderohen vetėm ato me kredite tė pėrfituara nga bashkėpunimet me MASH-in. Secili prej bonuseve do tė vlerėsohet me 5 pikė, duke bėrė tė mundur rritjen nė total prej 15 pikėsh, pėr ata qė supozohet se zotėrojnė tė tre bonuset. Pėrveē portofolit profesional tė mėsuesit dhe bonuseve, mėsuesit do t’i nėnshtrohen edhe testimit me shkrim si njė nga elementet kryesorė tė vlerėsimit tė arritjeve tė tyre. Ashtu siē ėshtė pėrcaktuar nė rregulloren “Pėr provimet e kualifikimit tė mėsuesve nė sistemin arsimor parauniversitar”, testi me shkrim do tė pėrmbajė katėr rubrika, tė cilat do tė vlerėsohen sipas njė raporti harmonik tė

balancuar: dokumentet zyrtare tė cilat kanė tė bėjnė me veprimtarinė e mėsuesve; programet pėrkatėse lėndore; aspekte tė pedagogjisė dhe metodologjisė nė mėsimdhėnie-

nxėnie nė pėrgjithėsi si dhe tė lėndės; pėrmbajtjen shkencore tė lėndės shkollore sipas programit lėndor pėrkatės. Gjithsej arritjet nė testin me shkrim do tė vlerėsohen me

70 pikė. Pra, nėse do t’i pėrmblidhnim ekuivalentet vlerėsuese pėr tė tre instrumentet do tė kishim: portofoli profesional - 15 pikė; bonuset - 15 pikė; testi me shkrim - 70 pikė, qė nė total, vlerėsimi maksimal i mėsuesve do tė jetė 100 pikė. Specialistėt e arsimit shpjegojnė se kėtė vit kemi njė ndryshim tė lehtė tė raportit tė vlerėsimit nė favor tė portofolit dhe bonuseve nga 27% me 73% qė ishte vitin e kaluar, nė 30% me 70% qė ėshtė parashikuar nė vlerėsimin e kėtij viti. Nė fakt, kualifikimi 2011, do tė jetė viti i fundit ku vlerėsimi i mėsuesve do tė bėhet me pikė. Ministria e Arsimit sqaron se duke filluar nga viti shkollor 2011-2012 kanė tė drejtė tė aplikojnė pėr njė shkallė kualifikimi mėsuesit qė kanė grumbulluar njė numėr minimal kreditesh. Numri i krediteve pėr secilėn shkallė kualifikimi do tė pėrcaktohet nė udhėzimin vjetor tė ministrit pėr kualifikimin.

Vjetėrsia e punės sipas shkallėve tė kualifikimit

Procedurave tė kualifikimit u nėnshtrohen vetėm mėsuesit, tė cilėt deri mė 31 dhjetor tė atij viti plotėsojnė vjetėrsinė e mėposhtme tė punės nė arsim: nga 5 deri nė 9 vjet pėr shkallėn e tretė tė kualifikimit; nga 10 deri nė 19 vjet pėr shkallėn e dytė tė kualifikimit, por tė paktėn 5 vjet pas marrjes sė shkallės sė tretė; nga 20 e mė shumė vjet pėr shkallėn e parė tė kualifikimit, por tė paktėn 10 vjet pas marrjes sė shkallės sė dytė. Tė gjithė punonjėsit mėsimorė, qė kanė mospėrputhje midis vjetėrsisė sė punės nė arsim dhe shkallės sė kualifikimit, kanė tė drejtė tė kualifikohen pėr shkallėn mė tė ulėt tė kualifikimit qė nuk e kanė fituar ende.

Vlerėsimi i kandidatėve me pesė shkallė

Komisioni i Vlerėsimit tė Portofolit nė DAR/ZA vlerėson me pikė pėrbėrėsit e portofolit sipas udhėzuesit tė IZHA-s.

Kandidati qė nuk i merr pikėt minimale pėr portofolin, nuk fiton shkallėn e kualifikimit.

Mėsuesi qė nuk dorėzon tė paktėn njė produkt, nuk fiton shkallėn e kualifikimit.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Mapo

Publikuar nga: Gazeta Mapo

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos