Bankers Petrolium i merr Albetrolit 140 puse pėr 32 mln USD

SHKRUAN: Blerina Hoxha 01-04-2011 13:20

Kompania Kanadeze ‘Bankers Petroleum Ltd’ ka firmosur njė marrėveshje prej 34 milionė dollarėsh me ‘Albpetrol’, duke u shndėrruar kėshtu nė operatorin e vetėm nė zonėn naftėmbajtėse Patos-Marinėz. Lajmin e ka dhėnė dje agjencia ‘Reuters’, sipas sė cilės kompania kanadeze do tė marrė nė administrim 140 puse aktive, duke rritur kėshtu prodhimin e naftės me 400 fuēi nė ditė. Pėr kėtė lajm ‘Reuters’ i ėshtė referuar njė njoftimi zyrtar tė ‘Bankers’. Paralelisht me kėtė proces, kompania kanadeze ka nisur pastrimin e fushės nga mbetjet e shkaktuara nga ‘Albeptrol’, pėr tė cilėn po punon njė ekip i specializuar i ‘Bankers’. Sipas ‘Reuters’, ‘Albpetrol’ nuk do tė ketė mė akses nė Patos-Marinėz, mirėpo nga marrėveshja me ‘Bankers’, kompania shtetėrore e shfrytėzimit tė naftės ka fituar njė vlerė tė konsiderueshme monetare prej 32 milionė dollarėsh. Nga ana tjetėr burimet nė Ministrinė e Energjetikės kanė njoftuar dje se kalimi i puseve tė naftės nga ‘Albetriol’ te ‘Bankers Petrolium’ ėshtė e parashikuar nė marrėveshjen koncesionare me kompaninė. Kompania ‘Bankers Petroleum Albania Ltd’ ėshtė nė pronėsi tė ‘Bankers Petroleum Ltd’ nė Kanada, operon nė zhvillimin e industrisė sė naftės nė zonėn Patos, Marinėz dhe Kuēovė. Ajo ka investuar disa qindra milionė euro pėr nxjerrjen e naftės dhe ka plane pėr shtrirje edhe nė zona tė tjera tė Shqipėrisė. Me blerjen e 50% tė aksioneve, tė mbetura nė koncesionin e fushės naftėmbajtėse tė Kuēovės, nga kompania ‘Sherwood international Petroleum Ltd’, ‘Bankers Petroleum’ ėshtė kompania numėr njė pėr nxjerrjen e naftės nė Shqipėri. Ndėrkohė qė aksionet e ‘Bankers Petroleum Ltd’, tregtohen nė Bursėn e Torontos dhe AIM Market nė Londėr, Angli, nėn simbolin e aksionit BNK, ‘Bankers’ ka rritur aftėsinė tė kontribuojė nė mėnyrė tė ndjeshme, nė rritjen e sektorit tė energjetikės nė Shqipėri. ‘Bankers Albania’ ėshtė njė punėdhėnės kryesor nė zonėn e Fierit dhe ka qindra tė punėsuar direkt dhe indirekt pėrmes nėnkontraktorėve. Sipas pėrfaqėsuesve tė kompanisė, kėto shifra do tė rriten nė mėnyrė tė ndjeshme nė vitet e ardhshme, kur ‘Bankers Albania’ tė shtrijė zhvillimin e saj mė gjerė nė Shqipėri. Pėrmes aktivitetit tė saj, ajo mbėshtet ekonominė shqiptare edhe nėpėrmjet kontratave pėr mallra dhe shėrbime, me mbi 100 kompani lokale, ku mbi 40% e shpenzimeve tė kapitalit dhe 70% tė kostove operative i paguhen kompanive lokale. Si e tillė, ‘Bankers Albania’ synon tė jetė kompania me standardet mė tė larta tė sigurisė, shėndetit dhe ambientit nė vend.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Mapo

Publikuar nga: Gazeta Mapo

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos