Hyn nė fuqi rregullorja pėr provimin e shtetit

SHKRUAN: Jonida Tashi 31-03-2011 13:42

Kandidati ka tė drejtė tė japė provimin e shtetit jo mė shumė se 5 herė. Nevojiten 50 pikė pėr tė marrė notė kaluese. Ja si do tė testohen kandidatėt pėr marrjen e licencės pėr ushtrimin e profesioneve

Studentėt e diplomuar nga viti 2009 e mė tej, qė i kanė kryer studimet nė degė qė janė profesione tė rregulluara me ligj, do tė duhet t’i nėnshtrohen kėtė vit provimit tė shtetit, pėr tė marrė licencėn e ushtrimit tė profesionit. Bėhet fjalė pėr tė gjithė studentėt e diplomuar nė: Farmaci, Mjekėsi, Stomatologji, Infermieri, Mami, Fizioterapi, Veterineri, Arkitekturė, Inxhinieri, Mėsuesi, si dhe nė disa degė tė tjera qė ofrojnė shėrbime pėr popullatėn, qė, pėr tė marrė njė licencė si profesionist, duhet t’i nėnshtrohen njė provimi me shkrim dhe me gojė. Tashmė ka hyrė nė fuqi rregullorja “Pėr organizimin e provimeve tė shtetit pėr profesionet e rregulluara nė Republikėn e Shqipėrisė”, ēka do tė thotė se brenda kėtij viti, tė gjithė tė diplomuarit nė njė nga profesionet e rregulluara me ligj, duhet t’i nėnshtrohen provimit tė shtetit pėr tė marrė tė drejtėn e ushtrimit tė profesionit. Nė datėn 22 shkurt tė kėtij viti ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ka nxjerrė njė urdhėr pėr miratimin e kėsaj rregulloreje, qė ėshtė botuar dje nė Fletoren Zyrtare. Nė kėtė rregullore janė detajuar tė gjithė hapat qė duhet tė ndjekin tė diplomuarit nė profesione tė licencuara, qė nga regjistrimi pėr tė marrė pjesė nė provim, deri te marrja e tė drejtės sė ushtrimit tė profesionit. Sipas rregullores, provimi i shtetit organizohet dhe zhvillohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės (MASH), pėrmes Agjencisė Kombėtare tė Provimeve (AKP), nė bashkėpunim me ministrinė e fushės pėrkatėse. Kandidatėt, tė cilėt dėshirojnė tė njėsojnė dėshmitė apo tė transferojnė njohuritė profesionale nga institucionet e tjera, ose tė pėrsėrisin provimet, i paraqesin kėrkesat e tyre pranė autoritetit kompetent pėrkatės. Ndaj dhe pėrmbajtja e provimit tė shtetit do tė hartohet nė pėrputhje me fushėn e veprimtarisė profesionale. Pas pėrfundimit me sukses tė provimit tė shtetit, kandidatit i jepet titulli profesional pėrkatės. Ndėrkaq, do tė pėrjashtohet nga detyrimi pėr tė dhėnė provimin e shtetit profesionisti qė, me hyrjen nė fuqi tė ligjit nr.10 171, datė 22.10.2009 “Pėr profesionet e rregulluara nė Republikėn e Shqipėrisė”, ushtron ose ka ushtruar njė profesion tė rregulluar; profesionisti, i cili fiton tė drejtėn e ushtrimit tė njė profesioni tė rregulluar jashtė Republikės sė Shqipėrisė, nė pėrputhje me pėrcaktimet e Kėshillit tė Ministrave. Sipas rregullores sė miratuar nga MASH, provimi i shtetit do tė organizohet ēdo vit, brenda periudhave kohore: java e tretė e nėntorit deri nė javėn e dytė tė dhjetorit; java e parė deri nė javėn e tretė tė majit. Ndėrsa programi orientues i provimit do tė bėhet i njohur nga Agjencia Kombėtare e Provimeve (AKP) jo mė vonė se 4 muaj pėrpara provimit. Po ashtu, MASH ka pėrcaktuar edhe rregullat e vlerėsimit tė kandidatėve nė provimin e shtetit, ku minimumi i pikėve qė duhet pėr ta kaluar me sukses ėshtė plot 50 pikė. “Provimi me shkrim vlerėsohet si i kryer me sukses, nėse kandidati merr jo mė pak se 50 pikė nga 100 tė mundshme. Rezultati i provimit shpallet nga AKP-ja dhe UP-ja. AKP-ja i pėrcjell UP-sė listėn e rezultateve tė provimit tė shtetit, ku pėrfshihen: nota dhe pikėt e provimit; kufiri i kalimit me sukses. Procesverbali i rezultateve firmoset nga tė gjithė anėtarėt e Komisionit tė provimit tė shtetit. AKP-ja mban njė bazė tė dhėnash pėr tė gjitha provimet e kryera”, - pėrcaktohet nė rregullore. Kandidatėt qė nuk do tė arrijnė tė marrin sasinė e nevojshme tė pikėve kaluese, pra mė pak se 50 pikė, ekziston mundėsia e pėrsėritjes sė provimit. Sipas rregullores, kandidati ka tė drejtė tė japė provimin e shtetit jo mė shumė se pesė herė. Kur provimi ėshtė kryer me sukses, nuk lejohet tė pėrsėritet. Pas provimit, kandidati ka tė drejtė tė verifikojė pėrgjigjet e dhėna dhe tė ankimojė, nėse ka kontestime pėr rezultatin. Pėr kėtė, kandidati paraqet ankesėn me shkrim, pranė AKP-sė, brenda 5 ditėve nga shpallja e rezultateve. AKP-ja shqyrton ankesėn dhe kthen pėrgjigje tė argumentuar brenda 30 ditėve. Nė rastet kur AKP-ja sugjeron rivlerėsimin e rezultatit, kėrkohet vendimi i Komisionit tė Provimit tė Shtetit. Ndėrsa pėr rastet kur njė kandidat nuk paraqitet nė provim ose tėrhiqet pėrpara fillimit tė tij, atėherė provimi nuk vlerėsohet si i kryer. Nė kėto raste kandidatit i mbahet tarifa e paguar. Rregullorja pėrcakton se tėrheqja nga provimi i shtetit nuk mund tė kryhet pas hyrjes nė sallėn e provimit.

Vlerėsimi i provimit

Pėr vlerėsimin e provimit tė shtetit pėrdoret shkalla e mėposhtme e vlerėsimit:

Kandidati vlerėsohet me notėn 10 (shkėlqyeshėm) nėse merr 95-100 pikė.

Kandidati vlerėsohet me notėn 9 (shumė mirė) nėse merr 85-94 pikė.

Kandidati vlerėsohet me notėn 8 (mirė) nėse merr 75-84 pikė.

Kandidati vlerėsohet me notėn 7 (kėnaqshėm) nėse merr 65-74 pikė.

Kandidati vlerėsohet me notėn 6 (mjaftueshėm) nėse merr 55-64 pikė.

Kandidati vlerėsohet me notėn 5 (kalueshėm) nėse merr 50-54 pikė.

Kandidati vlerėsohet me notėn 4 (jokalueshėm) nėse merr mė pak se 50 pikė.

Provimi i shtetit cilėsohet i kryer me sukses, nėse nė provim kandidati ėshtė vlerėsuar sė paku me notėn 5 (kalueshėm). Kandidati i vlerėsuar me notėn 4 (jokalueshėm), pėrsėrit provimin.

Provimi i shtetit organizohet ēdo vit, brenda periudhave kohore: java e tretė e nėntorit deri nė javėn e dytė tė dhjetorit; java e parė deri nė javėn e tretė tė majit.

Provimi me shkrim vlerėsohet si i kryer me sukses, nėse kandidati merr jo mė pak se 50 pikė nga 100 tė mundshme

Dokumentet, regjistrimi dhe pranimi nė provim

1. Pranimi i kandidatėve nė provim bėhet vetėm nga MASH-i. Ai pėrcakton datėn dhe

qendrėn e zhvillimit tė provimit.

2. Kandidati regjistrohet pėr tė dhėnė provimin e shtetit pas diplomimit, pranė Urdhrit

Profesional (UP) ose nė mungesė tė UP-sė, pranė autoritetit kompetent pėrkatės.

3. Kėrkesa pėr regjistrim bėhet me shkrim. Kėrkesa e shoqėruar me dokumentacionin e

kėrkuar pėr regjistrim dorėzohet jo mė vonė se njė muaj para datės sė pėrcaktuar pėr zhvillimin e provimit.

4. Lista e kandidatėve qė plotėsojnė kriteret pėr tė kryer provimin e shtetit dėrgohet nga UP-ja nė MASH, pas konfirmimit nga ministria pėrkatėse, brenda 15 ditėve nga pėrfundimi i regjistrimeve.

5. Pjesėmarrja nė provimin e shtetit, me shkrim ose me gojė, lejohet vetėm nėse kandidati

ka marrė provimin e diplomės universitare, tė parashikuar nė ligjin nr.9741, datė 21.5.2007 “Pėr arsimin e lartė nė Republikėn e Shqipėrisė”, tė ndryshuar.

6. Kėrkesės pėr regjistrim duhet t’i bashkėngjiten dokumentet e mėposhtme:

a) Formulari i aplikimit;

b) Fotokopje e letėrnjoftimit;

c) Fotokopje e noterizuar e diplomės sė studimeve universitare e kėrkuar nga autoriteti

kompetent pėr profesionin respektiv;

d) Fotokopje e noterizuar e suplementit tė diplomės, e lėshuar nga institucioni i arsimit tė

lartė;

e) Dėshmia e pjesėmarrjes nė praktikėn profesionale (ose fotokopje e noterizuar e saj), e

lėshuar nga UP-ja ose nė mungesė tė UP-sė, nga autoriteti kompetent pėr kryerjen e praktikės, ku pėrcaktohet edhe kohėzgjatja. Pėr kandidatėt e programeve tė studimeve nė mjekėsi, stomatologji,farmaci, infermieri, mami dhe fizioterapi kėrkohet edhe dėshmia e kursit tė ndihmės sė shpejtė;

f) Raporti mjeko-ligjor;

g) Dėshmi penaliteti;

h) Vėrtetim nga prokuroria qė nuk ėshtė nė ndjekje penale;

i) Fatura e pagesės pėr provimin e shtetit;

j) 2 fotografi tė formatit tė pasaportės.

7. Dokumentacioni i mėsipėrm i kėrkuar nė shkronjat “b”, “c”, “d”, “e” tė pikės 6

dorėzohet vetėm nė regjistrimin e parė dhe shėrben edhe pėr regjistrimet pasardhėse, nė rast pėrsėritjeje tė provimit tė shtetit.

8. Nėse ekzistojnė fakte qė justifikojnė refuzimin e kandidatit pėr shkak tė mungesės apo

pavlefshmėrisė sė njėrit prej kritereve tė parashikuara nė kėtė rregullore, atėherė autoriteti

kompetent ka tė drejtė tė kėrkojė dokumente shtesė.

Refuzimi i pranimit nė provim

Kandidati nuk pranohet nė provim nėse:

a) nuk zotėron diplomėn e studimeve universitare tė kėrkuar nga autoriteti kompetent pėr

profesionin respektiv;

b) ka dorėzuar dokumentacionin e parashikuara deri nė momentin e aplikimit;

c) ėshtė rrėzuar 5 (pesė) herė nė provimin e shtetit;

d) plotėson kriteret e parashikuara nė ligjin nr.10 171, datė 21.10.2009 “Pėr profesionet e

rregulluara nė Republikėn e Shqipėrisė”, nė dispozitat e kėsaj rregulloreje dhe ato tė pėrcaktuara nga autoritetet pėrkatėse.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Mapo

Publikuar nga: Gazeta Mapo

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos