Autizmi ne Shqiperi ka prekur 1 per qind te femijeve

Autizmi, crregullimi neuro-biologjik që ka prekur gjithë botën, po bëhet shqetësues edhe për vendin tonë. Pavarësisht se nuk ka statistika zyrtare, pasi këtë do ta mundësojë strategjia kombëtare për autizmin që po përgatitet, edhe në vendin tonë raportohet se 1% e fëmijëve kanë shfaqur shenja të autizmit. Fondacioni "Fëmijët shqiptarë", i njohur për fushatat, dhe mbështetjen për trajtimin e fëmijëve autikë, në prag të 2 prillit, ka deklaruar se do të lobojë pranë strukturave të shtetit, në ndihmë të këtyre fëmijëve. Rimbursim te terapive, ngritjen e asistencave ditore, apo dhe rishikimin e ndihmës ekonomike, që përfitojnë fëmijët autikë. Problem ende në vend mbetet diagnostikimi jo në kohë i këtij crregullimi.

"Trajtimi afatgjatë i fëmijëve me autizëm të jetë i njohur dhe i rimbursueshëm nga sistemi shëndetësor në Shqipëri. Institucionet spitalore apo ambulatore pediatrike në qendrat rajonale të ndërtojnë njësitë e diagnostikimit të hershëm të autizmit. Cdo qytet të ngrejë qëndra asistence për individët me spektrin e autizmit të grupmoshave të  ndryshme, duke ngritur njësitë e edukimit të specializuar pranë kopshteve shkollave të përzgjedhura. Njësitë e qeverisjes vendore të shohin mundësinë e ngritjes së qendrave të asistencës ditore për fëmijët me autizëm mbi 18 vjec. Rishikimi i plotë i kritereve të asistencës sociale të kempit për fëmijët autikë dhe familjet duke u afruar atyre mbështetje maksimale", tha Liri Berisha , presidente e fondacionit fëmijët shqiptarë

Fondacioni "Fëmijët shqiptarë", ka ngritur një nga qendrat e vetme profesionale për trajtimin me terapi të fëmijëve autikë, fluturo për jetën. Krahas saj fondacioni "Fëmijët shqiptare", ka organizuar dhe fushata sensibilizuese. Në ditet në vijim, pritet të hapet një qendër e re për fëmijët autikë në Elbasan, të shpërndahen fletëpalosje për qytetaret, si dhe të promovohet një udhëzim për arsimtarët, që do tju vijë në ndihmë fëmijëve autike.

Edlira Sulejmani

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Alsat

Publikuar nga: Alsat

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos