Krimet e luftes

Shkelzen Maliqi

Jemi pajtuar qe krimet e luftes jane akte te ndeshkueshme sipas ligjit por sikur duam ti mbyllim syte kur keto ligje duhet te aplikohen ne praktike kunder komandanteve dhe pjesetareve te UK-se8230

Nga Shkelzen Maliqi

shte nje thenie e vjeter se pas lufterave historine e shkruajne fituesit. Nuk di sa eshte ajo e sakte ne kohen e sotme dhe per lufterat e viteve 90 te shekullit te kaluar. Ndoshta pse ka pase me shume fitues dhe humbes kjo histori ende shkruhet dhe prezentohet ne disa versione jokomplete. Po keshtu nga arsyeja se disa ato luftera i konsiderojne te paperfunduara edhe shkrimi i historise se fituesit mendohet se eshte nje pune e paperfunduar ose eork in progres madje edhe tregim qe mund te ndryshohet. Per kete te fundit si shembull merren rishkrimet dhe revidimet aktuale te historise se kohes se komunizmit ku humbesit e dikurshem perpiqen tiu hakmirren fitueseve te dikurshem duke fshire kujtesen per komunizmin dhe duke rehabilituar forcat e mposhtura nga ai. Por kjo tendence nuk eshte se mund te coje ne nje perfundim absurd qe sic duan dhe pretendojne disa skema e fitores dhe humbjes pas Luftes se Dyte Boterore duhet thjesht te permbyset. Fakti se Luften e Ftohte e humben komunistet nuk con ne rehabilitimin e atyre forcave anti-komuniste ne Ballkan dhe ne Lindje qe gjate LDB kane qene ne anen e fashizmit dhe nacizmit.

Sidoqofte per nje historizim me te qendrueshem te lufterave te fundit mungon edhe ajo qe quhet distance historike distance kjo qe mundeson shqyrtimin dhe vleresimin e proceseve dhe ngarjeve historike pa ngarkesat dhe pengesat emocionale te sotme. Po keshtu distanca historike kerkon edhe zbardhjen dhe berjen publike te dokumenteve dhe deshmive qe aktualisht gjenden neper arkiva dhe mbajne ndalesen sekret shteteror ose teper rezervat.

shte edhe nje element qe kete ceshtje e paraqet ne nje drite krejt te re qe dallon nga e kaluara. Dikur lufterat kane qene kasaphane te tmerrshme ku kane mundur te behen edhe maskra dhe krime ndaj civileve e qe pas mbarimit te konflikteve dhe betejave nuk jane proceduar si krime. Pas dy lufterave boterore konventat nderkombetare kane kodifikuar dhe imponuar ligjet dhe nje etike te luftes qe paleve ne konflikt ua ndalonte represaliet ndaj popullsise civile. Per me shume krimet e luftes jane bere akte te ndeshkueshme jo vetem per humbesit por edhe per fituesit e luftes.

Ky rekapitulim tejet i thukte i ndryshimit te karakterit te luftes ne boten e sotme shpresoj se mund te jete nje ndihmese per sqarimin e nje konfuzioni qe ekziston ne opinionin e Kosoves rreth vazhdimit te proceseve gjyqesore kunder pjesetareve te UK-se qofte ne Tribunalin e Hages qofte ne gjykatat e Kosoves dhe hetimet qe i ka filluar EULEX-i. UK-ja padyshim ka qene ne anen e fitueseve te luftes se fundit te Kosoves dhe asnje histori nuk mund ta mohoje se ka zhvilluar nje lufte te drejte dhe per kauzen e pavaresimin e merituar te Kosoves duke e pasur ne kete lufte edhe perkrahjen e botes demokratike dhe angazhimin vendimtar te forcave te NATO-s. Mirepo ky rol i lavdishem historik nuk e amniston UK-ne ne pergjithesi nga hetimet dhe ndeshkimet e rasteve ku dyshohet dhe deshmohet se pjesetaret e UK-se ose qe jane paraqitur si te tille kane bere akte qe konventat nderkombetare e edhe ligjet e shteteve demokratike i cilesojne si krime te luftes. Ne ne Kosove parimisht dhe ne baze te ligjeve qe jane bere norme e sistemit demokratik jemi pajtuar qe krimet e luftes jane akte te ndeshkueshme sipas ligjit dhe si te tilla nuk vjetrohen por sikur duam ti mbyllim syte kur keto ligje duhet te aplikohen ne praktike per ato raste kur hetuesia dhe prokurorite ngrisin padite kunder komandanteve dhe pjesetareve te UK-se.

Nuk jam prej atyre qe paragjykoj fajesine e asnjerit ushtar a komandant te UK-se qe akuzohet per krime. shte detyre e prokurorise qe te jep provat per akuzat dhe e gjyqeve qe ata ti ndeshkoje ose ti liroje nga akuzat nese jane te pabaza ose nuk ka deshmi se kane bere krime.

Nese psh. ndeshkohen Ramush Haradinaj ose Fatmir Limaj qe jane komandantet me te spikatur te UK-se qe po ndiqen si te dyshuar per krime lufte kjo nuk do te thote se me kete do te ndeshkohet edhe vete UK-ja dhe se kjo con ne revidimin radikal te historise. Ndeshkimet eventuale te Haradinajt Limajt dhe te tjereve qe akuzohen do te jene nje tager qe ata e paguajne per idete dhe praktikat parademokratike qe i kane pasur per luften ne ato rrethana te veshtira te rebelimit dhe rrezikut permanent gjate viteve te konfliktit 1998-1999.

Njefaredore poziten e komandanteve te UK-se qe po gjykohen e shoh si nje ndeshje te dy koncepteve te luftes dhe te drejtesise 8211 njera tradicionale dhe paramoderne e rebelit dhe kacakut qe eshte trim i pashoq por luften e sheh si suspendim te ligjeve ku ai vete e merr rolin e arbitrit qe vendos mbi jeten dhe vdekjen e armikut dhe atyre per te cilet dyshon se jane bashkepunetore te tij dhe tjetra moderne qe per luften ka vendosur konventa dhe rregulla sipas te cilave betejat e ushtrive konsiderohen te paevitueshme por ndalohen ekzekutimet dhe trejtimet cnjerezore te ushtareve te zene rob dhe te civileve te paarmatosur.

Sipas pikepamjes se pare dhe meritava ata jane padyshim heronj. Por pikepamja e dyte thote na falni trima por ky eshte shekulli XXI dhe edhe ne Kosove sot duhet te sundoje ligji.

NOA

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme Lidhjekrimi i luftes Sheklzen Maliqi

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

News of Albania

Publikuar nga: News of Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos