Ligji i ri si do falen doganat e makinave me targa te huaja

TIRAN- Projektligji per amnistine fiskale ka nje kapitull te vecante i cili pervec bizneseve favorizon edhe qytetaret e thjeshte. Ne kete kapitull parashikohet falja e doganave te makinave me targa te huaja si dhe ato makina qe kane gjysme dogane.


Shtetasve te cilet kane futur ne territorin doganor te Republikes se Shqiperise automjete dhe qe nuk kane paguar detyrimet ndaj administrates doganore nese paguajne 50 te principalit te detyrimit ndaj kesaj administrate u falen pjesa tjeter e principalit se bashku me gjobat dhe kamatevonesat qe do te paguanin- thuhet ne projektligj.


Me ligjin e vjeter te gjitha makinat qe qarkullojne ne Shqiperi me targa te huaja duhet te paguajne doganen dhe te targohen serish ose duhet te dalin nga territori i Republikes se Shqiperise brenda 40 ditesh.


Mund te qendrojne deri ne nje vit vetem makinat me targa te huaja pronaret e te cilave provojne se jane rezidente ne nje vend jashte Shqiperise. Per cdo dite qendrimi ata duhet te paguajne nje euro.


Projektligji i ri i jep mundesi pronareve te makinave me targa te huaja qe te paguajne vetem gjysmen e doganes dhe te bejne dokumentet shqiptare te automjetit. Atyre u falet pjesa tjeter e doganes gjobat dhe kamatevonesat.


Per nje makine te vitit 1991 me cilindrate 1900 kubike dogana eshte 380 mije leke te reja ndersa taksat e tjera se bashku me kamat vonesen e bejne kete shume rreth 550 mije leke. Ne keto kushte nje person preferon te mbaje makinen me targa te huaja. Me ligjin e ri te gjitha taksat per kete makine kushtojne 190 mije leke.


Nje tjeter rast qe perfiton nga amnistia jane makinat me gjysme dogane. Kriteret baze per te percaktuar doganen e nje makine jane viti i prodhimit dhe fuqia motorike. Ne disa raste permes rritjes se vitit te prodhimit dhe uljes se fuqise motorike vlera e doganes del me e vogel. Per shembull Nje makine me cilindrate 2000 kubike e prodhuar ne vitin 1997 duhet te paguaje 280 mije leke dogane.


Nese kesaj makine i ndryshon vitin e prodhimit ne 2001 dhe fuqine motorike ne 1600 kubike dogana kushton 160 mije leke. Ne Shqiperi ka shume makina te tilla te cilat qarkullojne lehtesisht brenda vendit por nuk mund te dalin jashte.


Nje verifikim i hollesishem i tyre do te nxirrte ne pah mashtrimin pasi tre simbolet e fundit te numrit te shasise percaktojne pikerisht keto dy detaje te makines. Edhe per kete kategori do te kete nje amnisti totale vetem duke paguar pjesen e fshehur te doganes.


Subjektet te cilet kane bere nje deklarim doganor per periudhen deri me 31 Dhjetor 2010 duke deklaruar detyrime me te uleta se detyrimet qe duhej te ishin paguar per mallin e importuar kane te drejte qe brenda periudhes se zbatimit te ketij ligji dhe perpara se te merret nje vendim nga administrata doganore te vete deklarojne detyrimin real qe duhej te ishte paguar dhe te paguajne detyrimin e munguar. Ne kete rast nuk do te aplikohen gjobat dhe kamat vonesat per kete detyrim- thuhet ne projektligj.


Shembull
Per nje makine me cilindrate 2000 kubike te prodhuar ne vitin 1997 dogana eshte 280 mije leke te reja


Nese i ndryshon vitin e prodhimit ne 2001 dhe cilindraten ne 1600 kubike dogana eshte 160 mije leke. Sipas projektligjit makina legalizohet duke paguar shumen prej 120 mije lekesh.


Doganat e makinave me targa te huaja me ligjin e vjeter dhe me ligjin e ri


Makine 2000 kubike benzine viti i prodhimit 1997 ishte 280 mije behet 140 mije
Makine 1600 kubike benzine viti i prodhimi 2001 ishte 160 mije behet 80 mije
Makine 1900 kubike nafte viti i prodhimi 1991 ishte 380 mije behet 190 mije


Falja e doganes per bizneset


Falen te gjitha detyrimet gjobat dhe kamatevonesat e debitoreve ndaj administrates doganore te lindura deri me 31 dhjetor 2008 dhe te evidentuara nepermjet vendimeve te kesaj administrate te kontabilizuara deri me 31 Dhjetor 2010 dhe te papaguara ne perputhje me dispozitat e Kodit Doganor te Republikes se Shqiperise.


Te gjithe debitoret ndaj administrates doganore qe brenda afatit te zbatimit te ketij ligji. paguajne te gjithe shumen e principalit te detyrimit te lindur gjate vitit 2009 dhe te evidentuar nepermjet vendimeve te kesaj administrate dhe te kontabilizuar dhe te papaguara deri ne hyrjen ne fuqi te ketij ligji ne perputhje me dispozitat e Kodit Doganor te Republikes se Shqiperise iu falen gjobat dhe kamatevonesat e papaguara te lidhura me keto detyrime.


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos