Patrioti qė i preu kokėn diplomatit pėr kėngėn shqipe

11/03/2011  Historia e patriotit Sefer Efendi Kazazi, si u dėnua me burgim tė pėrjetshėm

DURRES- Pak para se tė shkosh tek godina disakatėshe e gjykatės dhe Prokurorisė sė Durrėsit gjendet njė rrugicė qė shtrihet nė tė majtė tė rrugės dhe rrugica vijon tė gjarpėrojė drejt kodrės sė qytetit. Ndėrtimet e shumta, gardhet, avllitė e kanė detyruar rrugicėn tė bėjė zigzage deri nė mesin e kodrės pėr tė humbur mė pas nė mesin e shtėpive. Rruga mban emrin e njė personazhi historik tė shekullit 19, 20 Sefer Efendi Kazazi. Banorėt nė tė vėrtetė e njohin lagjen dhe rrugėn me emėrtimin toponimik Sefer Efendiu “Jam i Sefer Efendiut,”, “E kam shtėpinė tek Sefer Efendiu”, “Kam lindur te Sefer Efendiu”, “Takohemi te Sefer Efendiu” etj. Kėtu janė vendosur njė nga njė dhe vetėm nė saj tė kujdesit tė Sefer Efendiut familje tė mėdha e tė vogla, por qė tė gjitha atdhetare e patriotike. Shtėpitė nė faqen e kodrės, e cila pėr shekuj ka qenė tokė e lėnė djerr dhe e mbuluar nga shkurre tė dendura e pyll i vogėl, u ndėrtuan njė nga njė. Lagjja e lidhur ngushtėsisht me emrin e atdhetarit Sefer Efendiu njihet gjithandej nė Durrės. Disa pėr shkak se ajo ėshtė ndėr lagjet mė tė hershme, tė tjerė ngase ėshtė pranė qendrės dhe se kėtu u shtri Durrėsi nė fillimet e shekullit 20. Familja Kazazi nga Tirana ka histori mė vete, por Sefer Efendiu, pinjoll i kėtij trungu tė njohur pėr tregti, trimėri, qėndresė dhe inteligjencė, ia shtoi edhe mė tej lavdinė. Sefer Efendiu ka lindur nė Tiranė nė vitin 1857. I ati i tij, Mahmud Kazazi, ka qenė oficer madhor nė ushtrinė e perandorisė turke. Pasardhėsit, nipėrit e mbesat e Mahmud Kazazit u ushqyen me vlerat atdhetare duke u rreshtuar nė anėn e patriotėve dhe emrave qė luftuan pėr pavarėsinė dhe lirinė e vendit. Vrasja e njė diplomati turk nė Mostar tė Bosnjės e bėri kolonelin e ushtrisė turke Sefer Efendiu tė njohur deri nė Portėn e Lartė. Sulltani kėrkoi kokėn e tij nė torbė nė shenjė hakmarrje pėr vrasjen e funksionarit tė lartė tė administratės turke. Jeta e shqiptarit pas aktit tė vrasjes u vendos nė zgrip tė greminės. Arsyet e krimit u bėn shumė shpejt tė njohura. Diplomati turk e fye kolonelin Sefer Efendi nė kohėn kur ky i fundit po kėndonte kėngė patriotike shqiptare nė njė lokal boshnjak. Belegu mes turkut dhe shqiptarit pėrfundoi me vrasjen e diplomatit tė huaj.

Ngjarja

Sefer Efendiu nė moshėn 14 vjeē regjistrohet nė shkollėn e oficerėve nė Stamboll. Dukė rrjedhur nga njė familje shumė e njohur dhe me tradita nė Tiranė e mė gjerė Sefer Efediu detyrohet ti nėnshtrohet vullnetit tė prindėrve pėr tu shkolluar. I ati, Mahmud Kazazi, kishte ndikim shumė tė fuqishėm nė tė gjithė krahinėn duke krijuar kėshtu edhe miqėsi tė forta e tė qėndrueshme me fise e persona tė njohur pėr kohėn. Stambolli asokohe ishte qendėr shumė e madhe administrative dhe shkollonte tė rinj qė vinin nga shumė vende tė Botės kryesisht nė artin ushtarak. Intelekti i tij i shfaqur ra menjėherė nė sy ndaj pėr mprehtėsi tė treguar dhe zotėsi dėrgohet komandant garnizoni nė Mostar tė Bosnjės. Sundimi turk ishte ende i fuqishėm dhe i plotpushtetshėm edhe nė Bosnjė. Kėtu Sefer Efendiu martohet me njė boshnjake, e cila do tė vdesė pa e parė tė shoqin pas internimit tė gjatė pėrtej shkretėtirės. Kėtu, nė Mostar nis edhe pika e madhe e kthesės, por edhe e vuajtjeve pėr Sefer Efendiun, tė graduar me gradėn e kolonelit tė ushtrisė turke. Gjatė njė darke tė shtruar nė kohėn kur qejfi kishte arrirė kulmin Sefer Efendiu fillon e kėndon. Kafeneja ishte shumė e njohur nė tė gjithė Mostarin dhe veēohej pėr shkak se aty pinte kafe dhe dėfrente elita e kohės. Nė lokal shėrbehej me orkestėr dhe pasi ndizet atmosfera Sefer Efendiu nis e kėndon kėngė shqipe patriotike duke i kėrkuar orkestrės ta shoqėrojė. Kėnga nuk u pėlqye nga njė i pranishėm qė mė pas u mėsua se ishte diplomat turk. Ky i fundit pėrpiqet tė pėrēmojė shqiptarin duke guxuar tė shkojė deri nė mohimin e kombit tė patriotit Sefer Efediu. Pohimet e diplomatit turk e prekėn nė sedėr kolonelin, i cili nuk pranon tė pėrgojohet vendi i tij. Sefer Efendiu rrėmbimthi ngrihet nė kėmbė dhe pasi i kėrkon beleg, duel, turkut, e godet fluturimthi me shpatėn e tij. Kafeneja mbulohen nė gjak, kurse Sefer Efendiu nga ky ēast do tė pėrballej me ndėshkimin e rėndė. Kėtė gjė e kishte tė qartė pasi prerja e kokės sė njė diplomati turk nė perandorinė turke ishte shumė e rėndė dhe personi do tė pėrballej me dėnimin kapital. Sefer Efendiu, Kazazi, i kishte marrė parasysh tė gjitha. Ngjarja e bujshme u mbyll me dėnimin me vdekje tė shqiptarit, dėnim qė dihej paraprakisht ngase vrasja ishte cilėsuar shumė e rėndė. Kjo vrasje dėshmonte edhe zbehjen e pushtetit turk nė rajon. Familja dhe veēanėrisht prindėrit e Seferit e pritėn lajmin tė tronditur. Ata i kishin tė qarta pasojat, por e ėma vendosi tė bėjė tė gjitha pėrpjekjet pėr ti shpėtuar tė birit jetėn. Sabrija, nėna e Sefer Efendiut, ishte me origjinė arabe dhe rridhte nga njė familje e pasur e kohės. Ajo u betua se do tė bėnte ēėshtė e mundur pėr tė shpėtuar tė birin e bindur se djali saj nuk kishte pasur rrugė tjetėr veē shpagimit pėr tė mbrojtur dinjitetin e kombit tė vet. Rruga e gjatė dhe shumė rraskapitėse pėr nė fisin e prindėrve tė Sabrijes nuk e dobėsoi karakterin e gruas, pėrkundrazi ajo e dinte se nė ēudhė po ecte. Qė andej merr tė gjithė pasurinė dhe kthehet nė kullėn e tė shoqit pėr tė kėrkuar tani ndihmė pėr ndėrmjetėsim me Sulltanin. E ėma e tė dėnuarit me vdekje kėrkoi sė bashku me tė shoqin e saj ndihmė tek Toptanėt, derė shumė e njohur dhe atdhetare. Gani Toptani, adjutant i Sulltanit do tė hapte dritėn e shpresės pėr Sabrijen, e cila nuk do tė kursehet pėr asnjė ēast mjaftonte qė djali i saj Seferi tė mos ekzekutohej. Gruaja me origjinė nga Lindja e Mesme mundi tė futet nė sarajet e Sulltanit. Ajo i ka kėrkuar ti falet jeta e tė birit duke u pėrpjekur ta mbrojė Seferin. Kėmbėngulja dhe argumentet e Sabrijes, si dhe shpėrblimi shumė i madh qė ajo afroi pėr tė birin e bindėn Sulltanin tė zbusė ndėshkimin. Kėshtu Sefer Efendiu fitoi jetėn, por jo lirinė e tij.

Dėnimi

Sefer Efendiut i shpėton jeta, por dėnohet me burgim tė pėrjetshėm. Ai do ta vuante dėnimin nė njė burg nė shkretėtirėn e Ēadit nė Afrikėn e Veriut. Udhėtimi i tij nga Stambolli deri nė Ēad ishte tejet drobitės. Shkretėtira ishte e paanė dhe sa mė larg shkonte aq mė shumė shuheshin shpresat se njė ditė Seferi do tė shikonte viset qė linte pas. I dėnuar me burgim tė pėrjetshėm atij nuk i mbetej tjetėr veēse tė mendonte pėr arratinė, e cila dukej sa e pabesuar edhe e pamundur. Nė atė kamp gjendeshin shumė tė burgosur, tė cilėt ishin treguar rebel me perandorinė turke apo kishin shkuar edhe mė tej siē bėri Sefer Efendiu me punonjėsin e lartė tė administratės turke. Jetesa nė atė vend tė largėt u bė shumė e paduruar dhe mendoja nisi ti punonte pėr tu arratisur. Pėr tė asgjė mė nuk kishte rėndėsi. Ditė pas dite vėshtronte me sy tė mprehtė lėvizjet e “gardianėve”, terrenin, ndėrrimin e rojeve, pikat e kontrollit tė fortė, vendqėndrimin e ushtarakėve dhe tė tjera detaje tė rėndėsishme pėr misionin. Seferi e kurdisi nė mendje idenė dhe njė natė guxoi tė kapėrcente nga izolimi pa u vėnė re. Eci nėpėr rrugėn e gjatė pa ndonjė orientim tė saktė e tė qartė deri sa pas disa ditė rrugėtimi lodhet dhe bie nė mes tė rrugės. Etja dhe uria e kishin kėputur. Fati e deshi qė nė ato ēaste, nė atė rrugė e cila rrihej fare pak pėr tė mos thėnė shumė rrallė, kaluan disa tė huaj. Ata u kujdesėn pėr tė dhe pasi Seferi vjen nė gjendje niset sė bashku me tė huajt. Kthehet nė Evropė dhe pas qėndrimit tė shkurtėr nė Angli niset pėr nė Shqipėri. Dėnimi i Sefer Efendisė kishte mbaruar edhe pse turku e kėrkonte kokėn e tij, ndėrsa Seferi ishte betuar tė mos binte mė nė dorė tė Sulltanit.

Nėnshkroi Pavarėsinė

Familja Kazazi ishte e njohur pėr qėndrime atdhetare e patriotike. Edukatėn e parė e mori nga prindėrit, Mahmudi e Sabrija, por mė pas shkollimi dhe ndjenja e krenarisė pėr vendin e tij e bėnė edhe mė tė pjekur. Ikja nga Afrika e bėri edhe mė tė ndėrgjegjshėm pėr tiu pėrkushtuar frymės atdhetare. Ai pėrfshihet nė lėvizjen antifashiste dhe dalė nga dalė do tė luajė njė rol kyē nė ngritjen e flamurit nė Durrės dhe shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė nė Vlorė. Gjatė izolimit nė burgun e Ēadit mėsoi nga kultura e bujqėsisė dhe kjo do e ndihmonte tė bėnte pjellore tokėn e kodrės sė Durrėsit, tė cilėn e administroi. Mbolli pemė dhe hapi puse duke i dhėnė kodrės gjelbėrim dhe jetė, ndėrsa e populloi kėtė pjesė tė qytetit, ku sot ėshtė lagjja numėr 2, me banorė tė ndershėm e patriotė. Kthimi nė Shqipėri u shoqėrua edhe me martesėn e dytė tė Sefer Efendiut, i cili kishte humbur tė shoqen boshnjake nė kohėn qė ishte degdisur nė burg tė pėrjetshėm. Marrėdhėniet e tij me qytetarėt ishin modeli mė i mirė, por edhe qeverisė Sefer Efendiu i shlyente tė gjitha detyrimet. Emri i tij cilėsohet si figurė shumė e njohur atdhetare edhe pėr shkak tė lidhjes me figura shumė tė njohura kundėr pushtuesit turk. Ndėr nismat e tij dhe tė tė tjerėve patriotė janė edhe shpėrndarja e librave nėpėr qytete tė ndryshme pėr fėmijė dhe tė rritur me qėllim qė ata tė mėsonin gjuhėn shqipe. Roli i Sefer Efendiut nė themelimin e pavarėsisė sė vendit ėshtė ai i grupit tė shquar tė patriotėve shqiptarė. Sefer Efendiu do tė jetė nė listėn e 31 pėrfaqėsuesve tė popullit tė Durrėsit nė nėnshkrimin e pavarėsisė sė Durrėsit. Emri i tij ėshtė vendosur nė krah tė figurave si Neki Libohova, Afiz Ali Podgorica, Sabri Dermani etj. Sefer Efendiu njihej nė Durrės jo vetėm si tregtarė shumė i zotė, por edhe patriot i dėgjuar qė ndihmoi edhe nė pavarėsinė e vendit nė Vlorė.





 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos