Matura Shteterore koeficientet e lendeve me zgjedhje

Koeficentet e lëndeve me zgjedhje që janë një fazë tjetër e maturës dhe shumë e rëndësishme në përllogaritjen e pikëve të kandidatëve për universitet tashmë janë shpallur. Për universitetin e Tiranës, specialistët e ministrisë se Arsimit thone se ato nuk do të ndryshojne, ndërsa universitetet e tjere, i kane ndryshuar. Gjuha angleze dhe lendet e shkencave te natyrës, kane koeficentet me te larte.

"Përvec universitetit të Tiranës që do të përdoren ato të vitit të kaluar, në bazë të një marrëveshje që ka bërë MASh me rektoratin e Tiranës, për universitetet e tjerë vlejnë koeficientët që janë propozuar nga këto institucione të arsimit të lartë për këtë vit. Koeficienti më i lartë është 14, për profilet e gjuhës angleze për disa fakultete specifik është lënë një koeficient 14. E kanë parë të arsyeshme institucionet e arsimit të lartë që ta mbajnë të tillë", tha Albano Zhapaj, pergjegjes i kurrikulave te arsimit te larte. Aktualisht, maturantet jane duke plotesuar formularet A1 dhe A1Z, per lendet me zgjedhje, hallka e pare e matures.

Edlira Sulejmani

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Alsat

Publikuar nga: Alsat

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos