Vrasjet nė Tropojė, Gjykata: burg pėrjetė Hamdi Haklajt

Tiranė- Gjykata e Tiranės ka dėnuar dje me burgim tė pėrjetshėm nė mungesė Hamdi Haklajn, i akuzuar pėr tre vrasje tė ndodhura nė Tropojė nė vitet 1993 dhe 1998. Vendimi ėshtė dhėnė nga gjyqtari Gerd Hoxha, i cili ka pranuar kėrkesėn e Prokurorisė pėr shpalljen fajtor tė tė pandehurit Hamdi Haklaj dhe dėnimin e tij me burgim tė pėrjetshėm, pėr vrasjen e vėllezėrve Guxim e Besim Dema si dhe shtetasit Halil Hoxha. Po ashtu, i mbiquajturi “i fundmi i Haklajve” ėshtė shpallur fajtor edhe pėr akuzėn e mbajtjes pa leje tė armėve luftarake. Procesi i nisur gati tre vjet tė shkuara, ka mundur tė pėrfundojė vetėm dje nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė, pas ribashkimit tė ēėshtjeve nė vitin 2009 dhe shpalljes sė vendimit ditėn e djeshme. Njė seancė mė parė Prokuroria kėrkoi tė njėjtėn masė dėnimi pėr 70-vjeēarin Haklaj, i cili prej mė shumė se katėr vitesh ndodhet nė Suedi, ku ka mundur tė fitojė edhe tė drejtėn e qėndrimit, pavarėsisht akuzave dhe dėnimeve tė marra nė Shqipėri. Sipas akt-akuzės sė Prokurorisė, e cila ėshtė pranuar edhe nga Gjykata pas njė hetimi gjyqėsor qė ka zgjatur qė prej gushtit tė vitit 2008, pas mė shumė se 59 seancave gjyqėsore nė mungesė tė tė pandehurit, Gjykata ka shpallur fajtor tė pandehurin, duke e dėnuar me burgim tė pėrjetshėm pėr tre vrasje, ndėrkohė, Prokuroria e Tropojės ka dėrguar drejt Suedisė njė tjetėr procedim penal ndaj Haklajt, pėr tė paktėn dy vrasje qė dyshohet tė jenė kryer prej ti. Sipas vendimit tė Gjykatės, tė bazuar mbi provat e Prokurorisė dhe dėshmitarėt e dėgjuar gjatė procesit, Hamdi Haklaj akuzohet se mė 7 gusht tė vitit 1993 ka vrarė me armė zjarri vėllezėrit Guxim e Besim Dema. Ngjarja ka ndodhur pėr motive banale, pasi Prokuroria ka argumentuar se gjithēka ka nisur pas njė zėnke nė njė vend tė shenjtė nė malin e Shkėlzenit. Fillimisht ka qenė Besim Dema, i cili ka nisur tė konfliktohet me Shkėlqim Haklajn, i vrarė disa vite pas kėsaj ngjarjeje. Dėshmitarėt kanė treguar se Shkėlqim Haklaj ėshtė afruar nė vendin ku qėndronin vėllezėrit Dema dhe familjarė tė tyre, duke i ngacmuar ata. Si pasojė e kėtyre shqetėsimeve, Besim Dema ėshtė konfrontuar fizikisht me Shkėlqim Haklajn, dhe menjėherė ka ndėrhyrė Hamdi Haklaj, i cili ka qėlluar ndaj njėrit prej vėllezėrve Dema, duke i shkaktuar vdekjen e menjėhershme. Nė pėrpjekje pėr tė mbrojtur vėllanė e tij, Guxim Dema ka tentuar tė qėllojė Hamdi Haklajn, por ky i fundit ka mundur tė qėllojė edhe vėllanė tjetėr me pistoletė, duke u shkaktuar kėshtu vdekjen dy vėllezėrve Dema. Pas kėsaj ngjarjeje tė ndodhur nė vitin 1993, Hamdi Haklaj ka qėndruar i fshehur pėr t’iu shmangur kėshtu ndonjė gjakmarrjeje tė mundshme me familjen Dema, deri pas trazirave tė viti 1997, kur ai nisi tė rishfaqej sėrish. Dhe vetėm njė vit mė vonė, sipas akuzės, Hamdi Haklaj bėhet protagonist i njė tjetėr vrasjeje, kur nė shkurt tė vitit 1998 vret Halil Hoxhėn. Sipas hetimeve tė Prokurorisė, rezulton se Hoxha ėshtė vrarė pranė banesės sė tij nė qytetin e Bajram Currit, pasi Hamdi Haklaj dyshonte se njė pjesėtar i familjes sė tij ishte pėrfshirė nė vrasjen e tė vėllait, Shkėlqimit. Menjėherė pas kėtij krimi, Hamdiu, i cili ėshtė i vetmi i mbetur gjallė nga vėllezėrit e tij, ka mundur t’i fshihet drejtėsisė, pėr t’u larguar pak vite mė vonė drejt Suedisė, ku ka mundur tė marrė edhe azilin.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Mapo

Publikuar nga: Gazeta Mapo

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos