Paketa ushqimore per te varfrit

  Krahas pagesës në KESH që përfitojnë familjet në skemën e ndihmës ekonomike ato shumë shpejt do të mund të marrin edhe një paketë ushqimore. Këtë do ta sigurojë drafti më i fundit që po përgatitet nga ministria e Punës. Sipas tyre kjo paketë do të përmbajë ushqimet më të rëndësishme të shportës ndërkohë që ajo nuk do të jetë standarte, por edhe mund të ndryshojë në sajë të numrit të pjestarëve të familjes.

“Është gjykuar në këto vite që disa familje, edhe pse marrin ndihmë ekonomike në pagesë, përsëri të ardhurat e tyre janë të pamjaftueshme për të përballuar jetesën. Atëherë këtu ndërhyn shteti me një paketë apo shportë ushqimesh bazë, jetike, të cilat do t’u jepen si supplement këtyre familjeve të skemës  së ndihmës ekonomike. Jemi ende në fazën në të cilën po vlerësojmë se cila do të jetë paketa ushqimore më e mirë për të përballuar jetesën e këtyre familjeve” thotë Denada Seferi, drejtoreshë e politikave dhe shërbimeve sociale në ministrinë e Punës.

Drafti që po përgatisin autoritetet e ministrisë së Punës,  parashikon dhe ndryshime të tjera përsa i përket grupeve përfituese nga kjo skemë, nga tre shtohen dhe dy kategori të tjera si viktimat e dhunës dhe ato të trafikuara. Aktualisht në skemën e ndihmës ekonomike ka rreth 95 mije familje.

Edlira Sulejmani

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Alsat

Publikuar nga: Alsat

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos