Projekti, ja kompetencat pėr caktimin e pagės

Kompetencat e Kuvendit

Kuvendi, me propozimin e Kėshillit tė Ministrave, miraton:

a) pagėn e Presidentit;

b) raportet e pagave tė funksionarėve tė lartė shtetėrorė, tė institucioneve kushtetuese dhe tė institucioneve tė tjera tė pavarura, tė krijuara me ligj.

Kompetencat e Kėshillit tė Ministrave

1. Kėshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit tė Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe tė ministrit tė Financave, miraton pagėn minimale mujore, nė shkallė vendi.

2. Kėshilli i Ministrave, sipas rastit, miraton:

-Pagat e shpėrblimet e drejtuesve tė institucioneve qendrore.

-Strukturėn e pagės, numrin e klasave, nivelet e pagave, tė shtesave mbi pagė dhe tė shpėrblimeve pėr nėpunėsit/punonjėsit e administratės publike, qendrore dhe vendore;

-Aktet nėnligjore pėr rregullat dhe kriteret pėr pėrcaktimin e masės sė shpėrblimeve pėr rezultate tė mira nė fund tė vitit dhe pėr shpėrblimin.

-Klasifikimin e funksioneve, grupimin e njėsive tė qeverisjes vendore pėr efekt page dhe tė kufijve maksimalė e minimalė tė pagave pėr funksionarėt e zgjedhur.

3. Kėshilli i Ministrave, sipas rastit, miraton shpėrblimin e anėtarėve tė kėshillave, tė bordeve ose tė komisioneve tė institucioneve qendrore,

4. Kėshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit tė Financave dhe tė ministrit tė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, miraton kufirin maksimal tė pagės dhe tė shpėrblimit tė titullarit tė njėsive tė fondeve speciale, tė institucioneve publike, tė ndėrmarrjeve shtetėrore dhe tė shoqėrive tregtare me kapital mbi 50% shtetėror, si dhe kufirin e shpėrblimit tė anėtarėve tė kėshillave a tė bordeve drejtuese tė tyre.

Kompetencat e pushtetit lokal

Kėshilli i qarkut, kėshilli bashkiak, kėshilli komunal, sipas pėrkatėsisė, miratojnė:

-Pagėn pėr ēdo funksion tė zgjedhur, tė emėruar, pėr nėpunėsit dhe punonjėsit e tjerė, brenda kufijve tė miratuara nga Kėshilli i Ministrave;

-Njehsimin nė pagė, nė pėrputhje me klasifikimin e funksioneve tė pėrcaktuara nga qeveria

-Shpėrblimin mujor tė kėshilltarėve dhe tė kryetarėve tė fshatrave, nė masėn deri nė 10 pėr qind tė pagės mujore tė kryetarit.

ē) shpėrblime tė personave, nga burimet e veta financiare, tė cilėt caktohen nė komitete, borde, kėshilla, komisione.

d) pagat e punonjėsve tė njėsive ekonomike dhe tė institucioneve tė varėsisė sė tij nė pėrputhje me legjislacionin nė fuqi.

Kompetencat e organeve kolegjiale

1. Organet kolegjiale drejtuese, tė njėsive tė fondeve speciale, tė institucioneve publike, tė ndėrmarrjeve shtetėrore dhe tė shoqėrive tregtare me kapital mbi 50% shtetėror, miratojnė:

-Nivelet e pagave tė punonjėsve tė tyre, brenda kufirit minimal e maksimal.

-Masėn e shpėrblimit tė punės, por jo mė shumė se njė pagė mujore nė vit, pas daljes sė rezultatit financiar vjetor.

-Pėr ndėrmarrjet shtetėrore, veprimtaria e tė cilave ėshtė me humbje, ose qė subvencionohen nga shteti, qeveria miraton, me akte tė veēanta, nivelin e pagave dhe tė shpėrblimeve tė punonjėsve tė tyre.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Mapo

Publikuar nga: Gazeta Mapo

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos