Pagat dhe shpėrblimet, qeveria miraton strukturėn e re

SHKRUAN: Blerina Hoxha 10-02-2011 10:46

Pagat dhe shpėrblimet nė administratėn shtetėrore do tė disiplinohen nėpėrmjet njė ligji krejt tė ri, projekti i tė cilit ėshtė miratuar dje nga Kėshilli i Ministrave. Nė themel tė projektligjit tė pėrcaktohen qartė se, kush i ka kompetencat pėr pėrcaktimin e kufijve tė pagave dhe tė shpėrblimeve. Kėshtu tė gjitha vendimet pėr shpėrblim tė administratės dhe pėrcaktim tė pagės, qoftė edhe pėr ndėrmarrjet shtetėrore, miratohen nga qeveria me propozim tė ministrive dhe enteve pėrkatėse. Sipas projektligjit tė ri, Kėshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit tė Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta dhe tė ministrit tė Financave, miraton pagėn minimale mujore, nė shkallė vendi, e cila ėshtė e detyrueshme tė zbatohet nga ēdo punėdhėnės, vendas ose i huaj. Gjithashtu qeveria, sipas rastit, me propozimin e ministrit tė Brendshėm (Departamentit tė Administratės Publike) dhe tė ministrit tė Financave ose vetėm tė kėtij tė fundit, miraton pagat e shpėrblimet e drejtuesve tė institucioneve qendrore. Projektligji i jep tagėr qeverisė tė miratojė strukturėn e pagės, numrin e klasave, nivelet e pagave, tė shtesave mbi pagė dhe tė shpėrblimeve pėr nėpunėsit punonjėsit e administratės publike, qendrore dhe vendore. Projektligji e ngarkon qeverinė tė miratojė aktet nėnligjore pėr rregullat dhe kriteret pėr pėrcaktimin e masės sė shpėrblimeve pėr rezultate tė mira nė fund tė vitit, pėr shpėrblimin shtesė pėr punėn e kryer mbi kohėn normale tė punės, nė ditėt e festave zyrtare e tė pushimit javor, e pėr raste tė tjera, tė parashikuara nė Kodin e Punės. Gjithashtu qeveria kryen klasifikimin e funksioneve, grupimin e njėsive tė qeverisjes vendore pėr efekt page dhe tė kufijve maksimalė tė pagave pėr funksionarėt e zgjedhur, tė emėruar, pėr nėpunėsit civilė dhe punonjėsit e tjerė nė organet e qeverisjes vendore. Kėshilli i Ministrave, sipas rastit, me propozimin e ministrit tė Financave, miraton shpėrblimin e anėtarėve tė kėshillave, tė bordeve ose tė komisioneve tė institucioneve qendrore. Qeveria, me propozimin e ministrit tė Financave dhe tė ministrit tė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, miraton kufirin maksimal tė pagės dhe tė shpėrblimit tė titullarit tė njėsive tė fondeve speciale, tė institucioneve publike, tė ndėrmarrjeve shtetėrore dhe tė shoqėrive tregtare me kapital mbi 50% shtetėror, si dhe kufirin e shpėrblimit tė anėtarėve tė kėshillave a tė bordeve drejtuese tė tyre. Sipas kėtij projektligji, kėshilli i qarkut, kėshilli bashkiak, kėshilli komunal, sipas pėrkatėsisė, miratojnė pagėn pėr ēdo funksion tė zgjedhur, tė emėruar, pėr nėpunėsit dhe punonjėsit e tjerė, brenda kufijve tė pagave pėr ēdo grup tė njėsive tė qeverisjes vendore, tė miratuara nga Kėshilli i Ministrave. Organet kolegjiale drejtuese, tė njėsive tė fondeve speciale, tė institucioneve publike, tė ndėrmarrjeve shtetėrore dhe tė shoqėrive tregtare me kapital mbi 50% shtetėror, miratojnė nivelet e pagave tė punonjėsve tė tyre, brenda kufirit minimal e maksimal tė caktuar nga Kėshilli i Ministrave, nė varėsi tė mundėsive tė tyre financiare dhe pas miratimit nga ministri pėrkatės, masėn e shpėrblimit tė punės, por jo mė shumė se njė pagė mujore nė vit, pas daljes sė rezultatit financiar vjetor, si dhe pas miratimit nga ministri pėrkatės.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Mapo

Publikuar nga: Gazeta Mapo

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos