Ligji i ri pagat e funksionareve te larte te shtetit

TIRAN- Qeveria ndryshon procedurat per percaktimin e pages per te gjithe aparatin e punonjesve buxhetore si edhe te funksionareve te larte te shtetit shqiptar si Presidenti i Republikes Kryetarit te Kuvendit Kryeministrit Kryetarit te Gjykates Kushtetuese etj. Ekzekutivi miratoi dje nje ligj te ri i cili percakton me detaje se cilat jane organet pergjegjese per percaktimin e pages si edhe procedurave qe ndiqen ne keto raste. E gjithe procedura ka qene e percaktuar ne nje ligj tjeter te ngjashem te cilin ekzekutivi ka vendosur ta shfuqizoje.


Sipas ligjit te ri te propozuar dje nga qeveria organet qe percaktojne pagat ne vend jane Kuvendi Keshilli i Ministrave Organet Drejtuese te Fondeve Speciale si dhe institucioneve te tjera shteterore.


Risia ne ligj ka te beje me percaktimin si organ pergjegjes per percaktimin e pagave edhe te Keshillit te Qarkut apo keshillave te pushtetit lokal sic jane bashkite apo komunat. Kuvendi per shembull eshte pergjegjes per miratimin e pages se Presidentit te Republikes si edhe te funksionareve te larte shteterore me propozim te qeverise.


Ne kompetencen e qeverise jane edhe pagat e institucioneve kushtetuese apo atyre te pavarura te krijuara me ligj sic jane Gjykata Kushtetuese apo Avokati i Popullit. Pergjegjesi e Keshillit te Ministrave gjithashtu eshte edhe percaktimi i pages minimale mujore ne vend. Poshte ketij niveli nuk mund te paguhet asnje i punesuar ne vend privat apo shteteror.


Sistemi i pagave te deputeteve apo drejtuesve dhe punonjesve te institucioneve kushtetuese te vendit percaktohen duke iu referuar pages se Presidentit te Republikes.


Paga e kreut te shtetit merret per baze ne momentin kur vendoset rroga edhe e Kryetarit te Kuvendit si edhe Kryeministrit. Ne cdo rast nese ndryshon paga e Presidentit te Republikes ajo pasqyrohet ne menyre automatike edhe tek kreret e institucioneve kushtetuese sic jane Gjykata Kushtetuese Avokati i Popullit Anetaret e KQZ-se Kontrolli i Larte i Shtetit etj.


Buxheti i vitit 2011 i ka percaktuar Presidentit te Republikes nje page prej 250 mije leke ne muaj e cila mund te ndryshoje ne masen 2 per qind te saj nese do te kete rritje apo ulje te pagave. Ne raport me kreun e shtetit eshte percaktuar edhe paga mujore e Kryeministrit te vendit e cila eshte sa 89 per qind e pages se Presidentit pra 222 500 leke.


Te njejten page marrin edhe Kryetarja e Kuvendit dhe Kryetari i Gjykates Kushtetuese. Nga ana tjeter Zv/kryetari i Kuvendit Zv/kryeministri Avokati i Popullit Kryetari i KLSH-se kreu i KQZ-se si dhe Gjyqtaret e Gjykates Kushtetuese marrin nje page sa 73 per qind e pages se kreut te shtetit ose 182 500 leke. Me pas ne hierarkine e pagave renditen ministrat te cilet paguhen me 170 mije leke ndersa deputetet marrin nje page mujore prej 152 200 leke.


NDRYSHIMI
Bashkite dhe komunat i percaktojne vete pagat

Nje nder ndryshimet kryesore ne ligjin per percaktimin e pagave eshte dhenie e kesaj te drejte edhe Keshillave te Qarqeve apo atyre te bashkive te komunave. Vendimi i ketyre organeve duhet te jete brenda kufijve minimale dhe maksimale te pagave te percaktuara nga Keshilli i Ministrave. Keshtu per shembull pagat te cilat do te percaktohen nga keshillat jane ato per funksionaret e emeruar apo te zgjedhur. Pjese e punes qe duhet te bejne keto keshilla per sa i perket pagave eshte edhe percaktimi i shperblimeve mujore per keshilltaret apo kryetaret e fshatrave i cili nuk mund te jete me i larte se 10 per qind e pages se percaktuar. Keto organe gjithashtu mund te percaktojne edhe perdorimin e fondeve nga burimet e veta. Te drejte te marrin vendime per pagat kane edhe organet kolegjiale drejtuese te njesive te fondeve speciale dhe institucioneve publike. Madje keshillat kane te drejte te percaktojne edhe nivelin e pagave te shoqerive tregtare me mbi 50 per qind kapital shteteror.

Raporti i pagave te funksionareve te larte te shtetit
Presidenti i Republikes ka nje page mujore prej 250 mije lekesh. Te gjitha pagat e tjera jane derivat i pages se tij
leke
Nr. Funksioni Paga
1 Kryetari i Kuvendit 222 500
2 Kryeministri 222 500
3 Kryetari i Gjykates Kushtetuese 222 500

Nr. Funksioni Paga
1 Zv/kyetari i Kuvendit 182 500
2 Zv/kyeministri 182 500
3 Avokati i Popullit 182 500
4 Kryetari i Kontrollit te Larte te Shtetit 182 500
5 Kryetari/Zevendeskryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve 182 500
6 Gjyqtari i Gjykates Kushtetuese 182 500

Nr. Funksioni Paga
1 Ministri 170 000
2 Inspektori i Pergjithshem i Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive 170 000
3 Zevendeskryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise 170 000
4 Deputeti 152 200

Nr. Funksioni Paga
1 Kryetari i Komisionit te Sherbimit Civil 150 000
2 Kryetari i Bordit te Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare 150 000
3 Kryetari i Komisionit te Autoritetit te Konkurrences 150 000
4 Kryetari i Entit Rregullator te Telekomunikacionit 150 000
5 Kryetari i Entit Rregullator te Energjise 150 000
6 Kryetari i Entit Rregullator te Sektorit te Furnizimit me Uje dhe Largimit e Perpunimit te Ujerave te Ndotura 150 000
7 Kryetari i Keshillit Kombetar te Radios dhe Televizionit 150 000
8 Anetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve 150 000
9 Avokati i Prokurimeve 150 000

Nr. Funksioni Paga
1 Anetari i Komisionit te Sherbimit Civil 137 500
2 Komisioneret e Avokatit te Popullit 137 500
3 Anetaret e Bordit te Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare 137 500
4 Anetaret e Komisionit te Konkurrences 137 500

Nr. Funksioni Paga
1 Zevendeskryetari i Keshillit Kombetar te Radios dhe Televizionit 112 500
2 Anetari i Entit Rregullator te Energjise 112 500
3 Anetari i Entit Rregullator te Sektorit te Furnizimit me Uje dhe Largimit e Perpunimit te Ujerave te Ndotura 112 500
4 Anetaret e Entit Rregullator te Telekomunikacionit 112 500


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos