Bonot miliardeshe dhe pastrimi i parave


Kapja e 40 obligacioneve ne vleren e 20 miliarde dollareve disa dite me pare e policise italiane gjate nje kontrolli rutine ne Provincen e Fermos transaksion pjese e te cilit u perfol se eshte edhe nje nga ministrat e kabinetit Berisha nuk eshte nje rast i izoluar. Madje pergjate viteve te fundit ne shtete te ndryshem te Europes jane kapur bono thesari qe dyshohet se jane perdorur per transaksione te paligjshme ne vlera disa here me te medha.
Nje aksion i kryer po te Itali ne qershor te vitit 2009 nga Guradia di Finanza dhe policia lokale ne stacionin e trenit te Kiasos Chiasso ne kufirin midis Italise dhe Zvicres ka arritur te bllokojne rreth 249 bono thesari te emetuara nga qeveria amerikane me nje vlere totale prej rreth 96 miliarde euro. Mesohet se shumica e prerjeve kane qene ne vleren e 500 milione dollare secili ndersa jane kapur edhe 10 prerje me vlere 1 miliard secila.
Fillimisht autoritetet kane pyetur shoqeruesit e bonove nese kishin dicka per te deklaruar duke marre pergjigjen negative te tyre. Ne keto kushte ato kane filluar kontrollin duke gjetur bonot ne pjesen e poshtme te valixhes per te cilat mendohet se mund te perdoreshin per nje transferim te paligjshem te kapitaleve. Bonot ishin te shoqeruara edhe nga dokumente origjinale te leshuara nga Banka Qendrore Amerikane si dhe faturat e dorezimit. Dokumentet mbajne firmen e Guverntaorit te Bankes Qendrore Bernard Bernanke.
Pas hetimeve autoritetet italiane dolen ne perfundimin se obligacionet e kapura i perkisnin nje kompanie japoneze. Nuk eshte bere e ditur se cili ka qene itinerari nga ku kane kaluar bonot por fakti se jane kapur prane kufirit me Zvicren dhe kushtet e ruajtjes se privatesise qe aplikojne bankat e ketij vendi mendohet te kete qene edhe destinacioni perfundimtar.
Se fundmi eshte verejtur nje shtim i trafikut te obligacioneve te kompanive te ndryshme per shkak edhe te krizes ekonomike qe ka prekur boten. Pasqyrohet ne kete menyre mungesa e likuiditetit duke detyruar ne shume raste palet qe te bejne shkembime te tilla duke krijuar para fiktive transaksione te cilat konsiderohen te paligjshme nga autoritetet. Madje ne shumicen e rasteve manovra te tilla financiare perdoren edhe per te kryer pastrim parash ne vende te ndryshme te botes.
Disa dite me pare Osservatorio Italiano publikoi lajmin per kapjen e rreth 20 miliarde dollareve ne formen e bonove te thesarit te emetuara nga Banka Qendrore Amerikane falso ku dyshohet perfshirja e nje ministri te qeverise shqiptare.

Gatishmeria e Shqiperise per perfshirjen ne linjat gazsjellesve mund te shfrytezohet nga spekulante te tregjeve per te pastruar para. Ky eshte paralajmerimi i gazetes Osservatorio Italiano. Ne nje shkrim te sajin gazeta ben nje pershkrim te rrugeve ku kalojne parate e pista nga vende te ndryshme te botes arabe te cilat dergohen ne bankat evropiane ose investohen per tu rifutur perseri ne ekonomine e ketyre shteteve. Madje gazeta permend rastin e nje miliarderi nga Emiratet e Bashkuara Arabe i cili per tiu shmangur detyrimeve te shtetit te tij por edhe per faktin se ligjet fetare nuk e lejojne investimin e parave te pista ti nxjerre ato jashte vendit duke i ngarkuar ne nje avion carter me destinacion Europen. Keto para vijon gazeta kthehen perseri ne vendin e origjines pasi te jene investuar ne vend apo banke duke marre keshtu statusin te pastra. Per te ilustruar kete gazeta merr ne analize projektet e medha ne infrastrukture qe kane vende te ndryshme te Ballkanit te cilat ndodhen perballe rrezikut te pastrimit te parave. Duke i marre me radhe keto vende autori permend Malin e Zi duke e cilesuar madje se mund te kthehet ne nje Luksemburg te Europes Lindore. Shqiperine dhe Kroacine gazeta i merr bashke duke theksuar se ta dyja keto vende kane ambicie te qarta per tu perfshire ne rrjetet e gazsjellesve qe jane planifikuar te kalojne neper ballkan. Ne lidhje me kete permendet edhe gatishmeria e qeverive te shteteve te ballkanit per fonde te cilat do te mbeshtesnin projektet qe ato kane per zhvillimin e vendit duke u bere keshtu nje rrezik potencial per shfrytezimin e tyre per pastrimin e parave.


 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos