Lista e deputetėve tė rinj

KQZ ka shpallur rezultatet pėrfundimtare tė zgjedhjeve parlamentare tė 12 dhjetorit. PDK ka fituar 32.11 pėrqind, LDK 24.69, Vetėvendosje 12.90, AAK 11.04 dhe AKR 7.29 pėrqind. Nė Parlament PDK do t’i ketė 34 deputetė, LDK 27, Vetėvendosje 14, AAK 12 dhe AKR 8 deputetė. Kėtė javė certifikohen rezultatet dhe i hapet rrugė krijimit tė Qeverisė sė re.

Nga Faton Ismajli mė 30 janar 2011 nė ora 21:46

Komisioni Qendror Zgjedhor shpalli rezultatin final tė zgjedhjeve dhe emrat e 120 deputetėve tė Parlamentit tė Kosovės.

Tė dielėn nė njė konferencė pėr media, Kryetarja e KQZ’sė Valdete Daka, lexoi njė pėr njė rezultatet e tė gjitha partive dhe pėrmendi e para emrat e parlamentarėve tė rinj tė Kosovės tė dalė nga zgjedhjet e jashtėzakonshme tė 12 dhjetorit 2010.

Procesi maratonik zgjedhor tashmė ėshtė nė fund.

Kandidatėt e pakėnaqur qė mendojnė se dikush u ka vjedhė vota brenda partive tė tyre apo kanė ankesa tė ndryshme, mund tė ankohen nė Panelin Zgjedhor pėr Ankesa dhe Parashtresa, deri sot nė ora 21 e 15 minuta.

Pas pėrmbylljes sė kėtij afati, nėse nuk ankohet askush, KQZ ėshtė e gatshme t’i certifikojė rezultatet. E nėse ka ndonjė ankesė, atėherė fjala edhe njėherė do t’i kalojė Gjykatės Supreme, e mė pas sėrish KQZ do t’i certifikojė zgjedhjet, sipas kalendarit tė paraparė.

Ajo qė u vė re nė konferencėn e sė dielės mbrėma nė KQZ ishte se pas numėrimit tė votave tė diasporės dhe atyre me kusht, Partia Demokratike e Kosovės ka rėnė paksa nė vota, duke e humbur kėshtu deputetin e 35’tė dhe me kėtė rast, ai mandat i ka kaluar Lėvizjes Vetėvendosje e cila tashmė do t’i ketė 14 deputetė.

Kryetarja e KQZ’sė, bėri tė ditur se rezultatet finale janė miratuar nga tė gjithė anėtarėt e KQZ’sė me konsensus tė plotė.

Rezultatet finale tė partive

PDK: 224,339 vota, 32.11 pėrqind apo 34 deputetė
LDK: 172,552 vota, 24.69 pėrqind apo 27 deputetė
Vetėvendosje!: 88,652 vota, 12.69 pėrqind apo 14 deputetė
AAK: 77,130 vota, 11.04 pėrqind apo 12 deputetė
Koalicioni i AKR’sė: 50,951 vota, 7.29 apo 8 deputetė
SLS: 14,352 vota, 2.05 pėrqind apo 8 deputetė
JSL: 6,004 vota, 0.86 pėrqind apo 4 deputetė
KDTP: 8,548 vota, 1.22 pėrqind apo 3 deputetė
VAKAT: 5,296 vota, 0.76 pėrqind apo 2 deputetė
PDAK: 2,871 vota, 0.41 pėrqind apo 1 deputet
NDS: 2,478 vota, 0.35 pėrqind apo 1 deputet
BSDAK: 1,818 vota, 0.26 pėrqind apo 1 deputet
IRDK: 1,690 vota, 0.24 pėrqind apo 1 deputet
PAI: 1,386 vota, 0.20 pėrqind apo 1 deputet
SDSKIM: 1,008 vota, 0.14 pėrqind apo 1 deputet
GIG: 787 vota, 0.11 pėrqind apo 1 deputet
PREBK: 690 vota, 0.10 pėrqind apo 1 deputet
Partitė tjera si FER, LDD, SDA, SDSG, SKMS, SNSD,
GIKN, KTB, LEK, CDS, SNS dhe S.SDS, nuk kanė fituar asnjė deputetė.

PDK, 34 deputetė

Hashim Thaēi, Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi, Azem Syla, Enver Hoxhaj, Hajredin Kuēi, Elmi Reēica, Shaip Muja, Bajram Rexhepi, Latif Gashi, Bedri Hamza, Vlora Ēitaku, Bekim Haxhiu, Zenun Pajaziti, Behar Selimi, Xhavit Haliti, Memli Krasniqi, Fadil Demaku, Idriz Vehapi, Adem Grabovci, Fatmir Xhelili, Halit Krasniqi, Ramė Vataj, Ramiz Lladrovci, Flora Brovina, Sala Shala-Berisha, Blerta Deliu-Kodra, hasime Krasniqi, Justina Pula, Lumnije Morina, Salihe Mustafa, Xhevahire Izmaku, Ganimete Musliu, Safete hadergjonaj.

LDK, 27 deputetė

Isa Mustafa, Sabri Hamiti, Ismet Beqiri, Arben Gashi, Nekibe Kelmendi, Lutfi Haziri, Naser Osmani, Anton Quni, Hashim Deshishku, Eqrem Kryeziu, Bahri Thaēi, Ali Sadriu, Skender Hyseni, Vjosa Osmani, Armend Zemaj, Imri Ahmeti, Haki Demolli, Salih Morina, Nazane Breca, Sadri Ferati, Rita Hajzeraj-Beqaj, teuta Sahatqija, Lirije Kajtazi, Lutfi Zharku, Hykmete Bajrami, Afėrdita Berisha-Shaqiri, Vjollca Krasniqi.

Lėvizja Vetėvendosje, 14 deputetė

Albin Kurti, Florin Krasniqi, Glauk Konjufca, Rexhep Selimi, Afrim Hoti, Liburn Aliu, Albana Fetoshi, Agim Kuleta, Visar Ymeri, Afrim Kasolli, Alma Lama, Aurora Bakalli, Albana Gashi, Albulena Haxhhiu.

AAK, 12 deputetė

Ramush Haradinaj, Ukė Rugova, Daut Haradinaj, Donika Kadaj-Bujupi, Blerim Shala, Ramiz Kelmendi, Ahmet Isufi, Ardian Gjini, Burim Ramadani, Kymete Bajraktari, Time Kadrijaj, Teuta Haxhiu.

AKR, 8 deputetė

Behgjet Pacolli, Ferid Agani, Mimoza Kusari-Lila, Agim Ēeku, Muhamet Mustafa, Ibrahim Makolli, Myzejene Selmani, Sevdije Lama.

Deputetėt e minoriteteve

SLS ka marrė 8 deputetė: Slobodan Petrovic, Nenad Rashic, Sasha Rashic, Petar Miletic, Goran Marinkovic, Jelena Bontic, Jasmina Zhivkovic, Biserka Kostic. JSL, ndėrkaq, ka marrė 4 deputetė: Vesna Mikic, Vesimir Savic, Sreten Ivanovic, Rada Trajkovic. KDTP: Mahir Yagcilar, Enis Kervan, Mufera Srbica-Shinik. VAKAT: Rasim Demiri, Duda Balje. NDS: Emilia Rezepi. IRDK: Xhevdet Neziraj. PDAK: Danush Ademi. PAI: Etem Arifi. PREBK: Allbert Kinolli. BSDAK: Balje Hamza: GIG: Murselj Haljilji. SDSKIM: Sasha Djokic

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Express

Publikuar nga: Gazeta Express

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos