Krimi nė familje, burri vret gruan dhe mė pas edhe veten

Njė nga shkaqet kryesore qė 54-vjeēari Dedė Malndrea ka qėlluar mbi gruan ka qenė xhelozia dhe mė pas ai vrau veten

DURRĖS Krimi nė familje ka goditur sėrish nė qytetin e Durrėsit. Njė 54-vjeēar ka vrarė me armė zjarri mėngjesin e djeshėm bashkėshorten e tij dhe mė pas ka vrarė edhe veten. Ngjarja e rėndė ka ndodhur nė zonėn e ish-Kėnetės, nė banesėn e familjes Malndrea, e cila prej 10 vitesh jetonte nė kėtė zonė pas ikjes nga Mirdita. Dedė Malndrea ėshtė autori qė ka vrarė me pistoletė bashkėshorten e tij Marte Malndrea 52 vjeē. Burimet e policisė sė Durrėsit kanė bėrė tė ditur se ngjarja ka ndodhur nė orėt e para tė mėngjesit, ndėrsa shėrbimet e policisė kanė shkuar nė banesėn ku ka ndodhur krimi i dyfishtė rreth orės 07.30, pasi janė njoftuar pėr atė qė kishte ndodhur. Nga tė dhėnat paraprake mėsohet se ngjarja ka pasur nė sfond njė konflikt qė ėshtė shkaktuar pėr motive xhelozie, i cili mė pas ka sjellė edhe vrasjen e 52-vjeēares Marte Malndrea nga bashkėshorti si dhe vetėvrasjen e tij. Vrasjet janė kryer me njė pistoletė, tė cilėn Dedė Malndrea e mbante pa leje. Familja Malndrea jetonte prej 10 vitesh nė fillim tė zonės sė ish-Kėnetės, aty ku kjo zonė kufizohet me lagjen 18 tė qytetit tė Durrėsit. Familja nė fjalė ėshtė me origjinė nga Mirdita dhe pėrbėhej nga dy bashkėshortėt dhe pesė fėmijėt e tyre. Pas kryerjes sė ekspertizės, qė ėshtė bėrė nga grupi hetimor nė vendin e ngjarjes, njė autoambulancė dhe njė autoveturė e funeralit kanė dėrguar tė dy trupat e viktimave pėr kryerjen e autopsisė nė morgun e spitalit pėr ekzaminimet e mėtejshme.

Dėshmia

Tė parėt qė kanė mėsuar pėr ngjarjen e rėndė kanė qenė fqinjėt e familjes Malndrea. Safet Gega ėshtė shprehur se e kanė mėsuar ngjarjen nė mėngjes herėt, pas britmave dhe tė qarave tė fėmijėve, tė cilėt kanė dhėnė alarmin pasi kanė parė tė dy prindėrit tė vdekur. Safeti tregon se ėshtė futur nė shtėpinė e fqinjėve pėr tė parė se ēfarė kishte ndodhur. “Hyra nė shtėpi, pasi dėgjuam zhurma, tė bėrtitura dhe njerėz qė po qanin. E pamė se vinin nga shtėpia e Dedės. Nė dhomėn e gjumit kanė qenė tė dy trupat e tyre. Gruaja ishte e shtrirė nė krevat, kurse ai i mbuluar nga njė pellg gjaku, ishte nė tokė. Nuk dihet se si ka ndodhur saktėsisht konflikti qė ka ēuar nė humbjen e dy jetėve, por mendohet se kjo gjė ka ndodhur shpejt e shpejt. Pesė fėmijėt e tyre janė tė gjithė tė rritur, ndėrsa djali i madh ėshtė i martuar dhe me fėmijė tė vegjėl. Tė gjithė janė alarmuar kur kanė parė se ēfarė kishte ndodhur nė shtėpinė dykatėshe tė familjes Malndrea. Sipas fqinjit tė tyre, Safet Goga, familja e ardhur nga Mirdita ishte mjaft e rregullt nė komunikim dhe marrėdhėnie me fqinjėt. Burri ishte i punėsuar nė njė gomisteri nė Shkozet, kurse bashkėshortja e tij punonte nė njė rrobaqepėsi. Mė herėt, gjatė viteve kur familja ka qenė nė Mirditė, qė tė dy bashkėshortėt kanė qenė arsimtarė. Familja nuk ka shfaqur probleme, ndėrsa kushtet ekonomike tė tyre nuk kanė qenė tė tilla pėr tė shkaktuar njė ngjarje tė tillė. Fqinjėt kanė shtuar se tė gjithė fėmijėt janė tė rritur dhe tė punėsuar dhe kėshtu familja jetonte mirė.

Aleks Kalemasi

Precedentėt

6 janar 2011

Nė lagjen numėr 8 tė qytetit bregdetar tė Durrėsit Agron Hoxha 54 vjeē ka qėlluar mbi gruan e tij Bukurien dhe mė pas ka tentuar tė vrasė edhe veten, por tashmė ai ndodhet nė spital nė gjendje tė rėndė shėndetėsore.

24 korrik 2010

Nė Tiranė Gėzim Muslika 33 vjeē ka qėlluar pėr vdekje me pistoletė gruan e tij Pranvera Muslika 30 vjeēe. Bashkėshorti vrasės nuk pranoi tė dorėzohej dhe u ngujua nė banesė sė bashku me tre fėmijėt e vegjėl. Mė pas dorėzoi fėmijėt dhe vrau veten

24 shtator 2010

Panajot Proshka ka qėlluar pėr vdekje bashkėshorten e tij Merita dhe mė pas ka vrarė edhe veten. Nė momentin qė policia ka shkuar nė vendin e ngjarjes, ka gjetur tė shokuar djalin e ēiftit Proshka qė humbėn jetėn gjatė njė grindjeje mes tyre.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Mapo

Publikuar nga: Gazeta Mapo

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos