Mbi projektligjin per arsimin dhe ceshtjen e simboleve fetare

Vlen te thuhet qe ne fillim se puna qe ka bere Ministra e Arsimit per hartimin e nje ligji per arsimit parauniversitar eshte nje kontribut tejet i vlefshem ne sfidat qe has Shqiperia sot. Pike se pari per faktin se kohet e fundit vemendja e opinionit publik e kishte lene disi ne harrese rendesine themelore te ketij arsimi duke u fokusuar shume ne arsimin universitar edhe per vete faktin se ky i fundit eshte kthyer tashme ne nje hap gati te domosdoshem ne kerkim te nje punesimi. Se dyti edhe per faktin se do te ishte i pamundur suksesi autentik i nje arsimi universitar ne rast se zanafilla e arsimit qe eshte ai parauniversitar nuk vleresohet sa duhet.

Duka analizuar 94 nenet e ketij drafti bie ne sy vullneti i mire dhe i vendosur per te ruajtur seriozitetin e institucioneve shkollore dhe laicitetin e tyre. Te gjitha keto premisa kane nje reflektim direkt nga Kushtetuta e Shqiperise dhe besoj se pergjithesisht i kane qendruar besnik asaj. Laiciteti eshte nje vlere jashtezakonisht e rendesishme per shkollen publike por edhe per shoqerine ne teresi. Sidoqofte laiciteti nuk duhet ngaterruar kurre me laicizmin. Laicizmi eshte nje problem per nje shtet autentik demokratik pasi ky fenomen fsheh brenda vetes nje lloj arrogance kunder fese dhe kerkon perjashtim i saj total nga sfera publike dhe shteterore. Perkunder laiciteti eshte nje vlere e madhe pasi presupozon nje dallim te sferes fetare nga sfera publike po jo ndarje drastike midis tyre. Feja dhe aktiviteti i saj nuk duhen shikuar si pjese te shkeputura nga nje aktivitet publik por si pjese perberese e rendesishme te saj.

Perpara se te futemi e te analizojme piken 4 te nenit 36 i cili tekstualisht shprehet Ndalohet ekspozimi i simboleve fetare ne institucionet arsimore pervecse ne shkollat ku mesohen lende fetare te sqarojme pak se cfare kuptojme me simbol ne pergjithesi e me simbol fetar ne vecanti. Simbol mund te jete nje shenje person kafshe pikture apo send qe na transmeton dicka qe tejkalon perceptimin imediat qe ne kemi ne impaktin e pare kur e shikojme ate. Simboli ne ndryshim nga ikona apo nga treguesi i nje libri p.sh transmeton nje marredhenie jo direkte ose konvencionale me ate dukuri apo fenomen qe ky simbol perfaqeson. Simbolet fetare jane pjese e rendesishme e besimeve perkatese dhe jane te lidhura ngushte me ritet liturgjike te tyre. Kjo do te thote se nje simbol fetar shprehet ne menyre te plote brenda ritit perkates. Disa autore si M. Eliade e H. Corbin kane theksuar qe ne permbajtjen e simbolit ka nje thirrje drejt origjines se fenomenit qe ata perfaqesojne. Ajo cka eshte me e rendesishmja mendoj ne kontekstin e ketij shkrimi eshte afirmimi i studiuesit rumun Mircea Eliade ekspert me fame boterore i studimeve per fenomenin fetar se simboli fetar ka kuptim ne shprehjen e tij kur eshte ne funksion te permbushjes se ritit fetar. M. Eliade Trattato di storia delle religioni Torino 2004 f. 408.

Po ta shprehnin ne menyre me te thjeshtezuar do te thoshin se nje besimtar qe mban nje kryq ose femijet qe ndihmojne ne kremtimin e nje meshe dhe kryejne ceremonine e hyrjes drejt altarit me kryq ne dore atehere ky simbol fetar eshte duke permbushur misionin e tij ne menyre te plote nderkohe qe nje kryq qe mbahet ne qafe ritherret vazhdimisht nje marredhenie shpirterore te besimtarit me Zotin dhe ka vlere vetem kur personi beson realisht. Nese nje kryq mbahet ne qafe ne nga nje person per mode ai nuk eshte brenda permbushjes se misionit te tij e per rrjedhoje nuk mund te konsiderohet simbol fetar.

Edhe filozofi Hegel e shikon simbolin si nje element qe duhet qartesuar per te mos ngaterruar kuptimet qe ai mund te percoje ne situata te ndryshme. Simboli sipas tij nuk duhet marre ashtu sic shikohet ne pamje te pare por per ate mesazh qe percon. Hegeli veren se tek simboli duhen pare dy elemente qe jane te dallueshem kuptimi i tij qe konsiston ne objektin me ane te te cilit simboli paraqitet dhe shprehia ose ndjeshmeria qe ai percon. Ne kete menyre ky veshtrim i tij na ndihmon qe hartimin e nje ligji nuk mund te flasim ne menyre te pergjithshme per simbole fetare pasi nje simbol fetar mund te jete i tille dhe mund te shprehe lidhjen me fene por mund te ndodhe qe edhe duke qene i tille mund te mos shprehe lidhjen me fene. P.sh. nje shami ne vetvete nuk eshte simbol fetar kthehet ne te tille nese nje vajze e mban per qellime fetare.

Dallimin me te qarte per menyren se si duhet kuptuar nje simbol dhe kur duhet quajtur i tille e ben autori C. G. Jung i cili pohon se simboli e kryen misionin e tij per te percuar nje mesazh atehere kur eshte i gjalle. Nje simbol eshte i gjalle vetem atehere kur ka kuptim dhe eshte brenda kontekstit te mesazhit qe kerkon te misheroje. C. G. Jung. Tipi psicologici in Id. Opere VI Torino 1969 f. 483.

Problemi me praktik i simboleve ne pergjithesi ka te beje me morine e interpretimeve qe ata therrasin rreth tyre pasi ne fund te fundit cdo person mund te beje nje lexim te tij rreth nje simboli te caktuar. Per rrjedhoje nje ligj i cili do te merrte mbi vete barren e percaktimit global ne shprehjen simbole fetare permban edhe rrezikun e nje keqkuptimi te madh mbi kete teme.

Nga sa thame me lart del i qarte fakti se nuk eshte e lehte te percaktohen se cilat jane simbolet fetare dhe pse duhen ndaluar ne nje ambient te shkolles publike. Per kete arsye nenit 36 sidomos pikes 4 i duhet bere nje rikonceptim thelbesor e qe qendron ne dallimin midis mesim marrjes ose te nxenit dhe mesimdhenies. Nese nje nxenes shkon ne shkolle per te marre mesim atehere atij ose asaj nuk mund ti ndalohen simbolet apo veshjet fetare me perjashtim te rasteve kur nje gje e tille mund te nxise mungese respekti apo demtim te nje dekori minimal etik. Perkundrazi simbolet fetare ndoshta mund te ndaloheshin atehere kur ato perdoren nga mesimdhenesit. Kjo sepse nderkohe qe nxenesi shkon ne shkolle per te perfituar nje sherbim kemi nje marredhenie te nje personi privat me shoqerine per te perthithur dije tek mesuesi kemi marredhenien e nje personi publik mesuesi me shoqerine grupin e nxenesve. Kufizimi eventual mund ti drejtohet mesuesit dhe jo nxenesit. Pra rikonceptimi i nenit 36 mund te ishte Pika 1 Ne institucionet arsimore ndalohet organizimi i veprimtarive partiake dhe /ose fetare kur ato jane te pakoordinuara me bordin drejtues te institucionit dhe bien ndesh me kushtetuten. Pika 4 Ndalohet duke analizuar rast pas rasti perdorimi e simboleve fetare te tejshquara nga mesuesit.

Se fundi ngaqe Shqiperia eshte realitet krejt sui generis nga pikepamja fetare do te ishte e udhes qe te mos ndjekim modele perendimore qe kane histori tjeter qasje tjeter e mendesi tjeter kundrejt ceshtjes se simboleve fetare. Pasuria e harmonise fetare ne Shqiperi vetem rritet kur nuk ka paragjykime te ndersjella midis shtetit dhe bashkesive fetare. Ndalimi i simboleve fetare ne ambiente publike eshte i pakuptimte pasi cdo simbol fetar i seciles bashkesi fetare paraqet sensin e perkatesise se besimtareve per fene perkatese dhe nuk shprehin asnje ofendim ndaj shoqerise ne teresi me perjashtim te rasteve kur ato therrasin ne skene mesazhe qe ndalohen me Kushtetute.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos