Veshkat, ēfarė duhet tė dini pėr to

Sėmundja kronike e veshkave mund tė evoluojė nė heshtje gjatė viteve, para se tė zbulohet, shpeshherė zbulohet vonė, kur ulen kapacitetet e filtrimit tė veshkave. Zakonisht ajo zė personat e moshuar. Tė kuptosh mėnyrėn se si evoluon kjo lloj sėmundje, dhe si ta shmangim, ėshtė njė sipėrmarrje e madhe, prandaj dhe gjetja e njė ilaēi pėr tė ėshtė vėshtirė.

Ērregullimi metabolik

Veshka ėshtė njė organ kompleks dhe pėrbėhet nga njėsi tė vogla funksionale, tė cilat kanė filtra tė sofistikuar. Veshka pastron edhe gjakun nga ureja, kreatinina, acidi urik, tė cilat i nxjerr nėpėrmjet urinės. Por funksioni i veshkės shkon mė larg se kaq. Veshka rregullon riabsorbimin e ujit, tė kripėrave dhe tė molekulave tė tjera, tė cilat janė tė nevojshme pėr mbajtjen e ekuilibrit tė trupit. Ajo prodhon gjithashtu proteina qė ndikojnė nė presionin arterial apo edhe tė tjera tė cilat stimulojnė formimin e rruazave tė kuqe, kthen vitaminėn D nė vitaminė D aktive tė nevojshme pėr pėrthithjen e kalciumit dhe gjithashtu ka dhe njė rol hormonal.

Sėmundja e veshkave turbullon kėto tre funksione. Humbja progresive e neuronit e ul aftėsinė e filtrimit tė veshkave. Proteinat nisin tė dalin nė urinė. Zbulimi i albuminės ėshtė njė nga shenjat e para, edhe pse ėshtė pak e vonuar pėr tė kuptuar se kemi probleme me veshkat. Nė fillim, simptoma e vetme ėshtė hipertensioni arterial, nga i cili vuajnė 90 pėr qind e tė sėmurėve. Duke punuar mė pak veshka, nisin anomalitė me metabolizmin dhe shfaqet anemia. Insuficienca renale bėhet edhe mė e dukshme, gjė e cila mund tė ēojė deri nė kryerjen e dializės.

Ky proces mund tė kėrkojė shumė kohė. Pasojat e sėmundjes, hipertensioni ėshtė i pari. “afėr 50 pėr qind tė rasteve me insuficiencė renale vijnė si pasojė e njė hipertensioni apo njė diabeti”, kėmbėngul Pr Maurice Laville, nefrolog nė Lion. Hipertensioni ul diametrin e arterieve renale dhe sjell dėmtime vaskulare. Ndėrsa te diabetikėt, rritja kronike e gliceminės ngacmon membranėn ku filtrohen glomerulet, prej nga kalojnė nxjerrja jo normale e proteinave, tė cilat kalojnė nė urinė dhe favorizojnė fibrozat.

Ilaēet toksike

Insuficienca renale kronike mund tė ketė edhe origjinė gjenetike, infeksione tė lėna pas dore, apo njė deformim urologjik. Por ajo mund tė vijė dhe si pasojė e pėrdorimit tė ilaēeve toksike pėr veshkat. Shumė pacientė, sidomos tė moshuarit, bėhen tė sėmurė kronikė pasi kanė pėrdorur shumė antibiotikė apo ilaēe anti-inflamator. Ndėrsa te fėmijėt njė insuficiencė renale ka si origjinė ndonjė anomali nė aparatin urinar apo ka ndonjė sėmundje tė trashėgueshme. Prandaj ėshtė e udhės tė kryhet njė kontroll i pėrhershėm pėr hipertension dhe tė shihen proteinat pėr tė sėmurėt me diabet, pasi kėta janė faktorėt kryesorė tė avancimit tė prekjes sė veshkave.

Masat

Por pėrveē hipertensionit dhe diabetit, ka dhe mėnyra tė tjera pėr tė ndaluar pėrparimin e insufiēencės renale. Kėshtu mund tė pėrmendim pėrdorimin e duhanit, jeta sedentare dhe pėrdorimi i tepėrt i lėngjeve. Tensioni duhet tė qėndrojė nėn

130/80. Prandaj duhet tė ketė njė kontroll tė vazhdueshėm tė gliceminės. Pėr personat e prekur nga insuficienca renale, qė vuajnė nga tensioni dhe nuk janė diabetikė, shpesh pėrdoren ilaēe tė kombinuar me diuretikė dhe ilaēe qė kanė pėrbėrje kalcike.

Dietat

Por edhe dieta ėshtė shumė e nevojshme. Kryesisht duhet tė shmangen ushqimet qė pėrmbajnė shumė kripė dhe duhet tė jetė rreth 6 gr nė ditė, pasi personat me insuficiencė renale kanė tendencė qė ta grumbullojnė kripėn. Duhet gjithashtu tė pėrdoren ushqime qė kanė sa mė pak proteina. Insuficienca renale kronike shoqėrohet me njė ēekuilibėr i cili sjell pasoja nė sintezėn e proteinave dhe rrit problemet me kockat. Pėrparimi i sėmundjeve tė veshkave sjell njė mungesė tė vitaminės D qė dėmton absorbimin e kalciumit dhe kripėzimin e kockave. Kjo mungesė apo dhe kalcifikimi mund tė ēojė nė rreziqet kardiovaskulare. Po kėshtu dhe anemia duhet qė tė kurohet gjatė kėsaj kohe. Mėnyra e terapisė ėshtė e nevojshme gjatė gjithė jetės dhe bėhet shumė e domosdoshme kur pacienti i nėnshtrohet dializės. Sipas mjekėve, shumė pacientė vijnė nė urgjencė me dializė dhe nisin me hemodializė. Por duhet thėnė se dializa nė shtėpi ėshtė mė fiziologjike, mė e favorshme pėr autonomi dhe mė e rehatshme pėr tė sėmurin.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Mapo

Publikuar nga: Gazeta Mapo

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos