Zgjedhjet, kandidatet e perfolur ne rrethe

11/01/2011  

Kush do tė jenė kandidatėt pėr kryetar bashkie

Korēė, socialistėt “mė tė vjetrit”,

PD dhe LSI rifreskohen

VEPROR HASANI

KORĒE- Megjithėse strukturat partiake tė dy partive mė tė mėdha politike, tė Partisė Demokratike dhe Partisė Socialiste, ende nuk kanė pėrzgjedhur kandidatėt e tyre pėr kryetar bashkie, sėrish mes strukturave tė tyre dhe militantėve kanė filluar tė pėrfliten emra konkret pėr tė gjitha bashkitė e qarkut tė Korēės. Megjithatė, pėr sa i pėrket Partisė Socialiste duket se nuk do tė ketė surpriza. Socialistėt do tė garojnė sėrish me kryetarėt aktualė tė bashkive, pasi ata janė fitues tė disa mandateve, si nė Korēė, nė Pogradec dhe nė Ersekė, ndėrsa do tė ketė emra tė rinj pėr bashkinė e Bilishtit. Partia Socialiste i druhet mjaft daljes me kandidatė tė rinj, sepse tė vjetrit tashmė i konsideron tė konsoliduar. Ndėrkohė Partia Demokratike ėshtė e detyruar tė dalė me kandidatura tė reja, pasi ka qenė humbėse nė qytet e pėrmendura mė lart, pėrveē Bashkisė sė Bilishtit nė rrethin e Devollit, ku kandidati i saj mori njė fitore tė sigurt. Gjithsesi, tė vetmet tė papritura qė mund tė dalin nė ditėt nė vijim do tė jenė tė kushtėzuara nga fakti nėse Partia Demokratike dhe LSI-ja do tė dalin ose jo me kandidatė tė pėrbashkėt nė kėto qytete. Kėtij koalicioni po i druhet jo pak Partia Socialiste, gjė qė vėrehet edhe nė radhėt e militantėve.

Kandidaturat

Pika mė e nxehtė pėr tė majtėt dhe tė djathtėt mbetet Bashkia e Korēės, pasi ajo ėshtė dhe bashkia mė e madhe e kėtij qarku. Pėr kėtė arsye, nė mungesė tė njė kandidature tjetėr, Partia Socialiste nxitoi tė miratojė kandidaturėn e kryetarit aktual Niko Peleshit, me qėllim qė ky i fundit tė nisė sa mė parė tė jetė e mundur pėr sigurimin e mbėshtetėsve tė tij. Peleshi aktualisht mbetet e vetmja kandidaturė e miratuar nga strukturat e Partisė Socialiste. Ndėrsa Partia Demokratike do tė vendosė pėrballė Peleshit, Andrea Manon, aktualisht prefekt i qarkut Korēė. Gjithsesi, ajo qė do ta pėrcaktojė pėrfundimisht kėtė kandidaturė do tė jetė koalicioni PD-LSI, pasi nė kėtė qytet po pėrflitet gjithnjė e mė shumė se PD-ja dhe LSI-ja do tė jenė sė bashku. Ndėrsa pėr sa i pėrket qytetit tė Pogradecit, duket se Partia Demokratike dhe Lėvizja Socialiste pėr Integrim do tė jenė sė bashku. Kandidati i tyre i pėrbashkėt, edhe pse i pakonfirmuar zyrtarisht, do tė jetė Luan Topēiu. Ndėrkaq Partia Socialiste do tė ketė si kandidat kryetarin aktual tė bashkisė Artan Shkėmbin. Nė qytetin e Bilishtit, pėr Partinė Demokratike do tė konkurrojė kryetari aktual, Valter Miza, pasi konsiderohet njė kandidaturė e sigurt, ndėrsa pėr Partinė Socialiste kandidaturat mė tė pėrfolura deri mė tani mbetet kryetari i Partisė Socialiste i Devollit, Arben Begolli, dhe biznesmeni Romi Sallo. Kurse nė qytetin e Ersekės, pėr Partinė Demokratike dėshiron tė kandidojė vetė kryetari i kėsaj partie Viktor Duro, por ndėrkohė njė emėr mjaft i pėrfolur mbetet dhe Edmond Lika, aktualisht pėrgjegjės i zyrės arsimore pėr rrethin e Kolonjės, i cili ka mjaft mbėshtetės nė radhėt e kėsaj partie. Megjithatė, vetė Partia Demokratike nė kėtė qytet, ndjen nevojėn e bashkėpunimit me Lėvizjen Socialiste pėr Integrim, pasi nė kėtė qytet PD-ja nuk e ka shijuar fitoren asnjėherė.

Kandidatėt e diskutuar pėr qarkun e Elbasanit

Emrat pėr kryetar bashkie, lėvizjet brenda kampeve

ELBASAN- Nė ditėt e para tė janarit kur mbeten edhe 4 muaj nga zgjedhjet vendore nė bashkitė e qarkut tė Elbasanit ka filluar diskutimi pėr kandidaturat nga dy kampet, duke pėrfshirė edhe LSI, e cila pritet tė marrė disa zona tė lira. Kėshtu PS deri tani ka konfirmuar si kandidat pėr Bashkinė Elbasan kryetarin aktual Qazim Sejdini. Ndėrkohė PD duket se ėshtė mė pak e vendosur nė kėtė drejtim. Kreu i PD Luēiano Boēi deklaroi se propozimet pėr kandidatėt do tė diskutohen gjatė kėtij muaji dhe do tė zgjidhet kandidati mė i mirė. Aktualisht emrat qė qarkullojnė nė opinione e diskutimet jo zyrtare janė Ardian Turku, Luēiano Boēi, Aurel Bylykbashi. Por me gjithė kėtė Bashkia Elbasan duke u konsideruar mė e rėndėsishmja nga tė dy kampet mund tė pėrfshihet nga surpriza si ajo e Durim Hushit, i cili kaloi sė fundi nė LSI. Ndėrkohė bashkitė e tjera kanė mė pak emra nė diskutim. Kėshtu Bashkia Cėrrik mund tė lihet zonė e lirė pėr LSI me kandidat tė mundshėm Astrit Xhelilin, ndėrkohė qė emrat e pėrfolur nga dy kampet janė Servet Duzha pėr PD dhe Arben Ruēi pėr PS. Partia Socialiste mendohet tė rikandidojė emrat qė kanė drejtuar njėsitė vendore duke pėrmendur kėtu kreun e Bashkisė Belėsh Arif Tafani, i cili pritet tė rikandidojė pėrballė Bexhet Uruēit tė PD. Sa pėr Bashkinė Gramsh pritet qė edhe kjo njėsi tė diskutohet pėr zonė tė lirė tė LSI ku mund tė kandidojė nėnprefekti aktual Shkėlqim Hoxha, nė rast se nuk merret nga LSI Kastriot Zėre pėr PD dhe Dritan Bici, kryetar i PS tė Gramshit. Pėr Bashkinė Peqin pritet tė rikandidojė kryetari aktual Ilir Rrushi, ndėrkohė qė pėr PS diskutohet ish-kandidati pėr deputet Bukurosh Maēi. Nė Bashkinė Librazhd emrat qė janė nė sitėn e diskutimeve janė Arianit Leka pėr PD dhe kryetari aktual Kastriot Bega. Gjithsesi siē e thonė edhe vetė krahėt politikė asnjė prej kandidatėve nuk e ka siguruar kandidimin, pasi fillimisht Berisha dhe Meta do tė ndajnė zonat e kandidimit dhe do tė nėnshkruajnė marrėveshjen e bashkėpunimit. PS duket mė e konsoliduar nė pėrzgjedhjet e saj, por gjithsesi asgjė nuk ėshtė e sigurt 4 muaj para zgjedhjeve. Shumė kryetarė komunash pritet tė rikandidojnė nė zgjedhjet vendore, por ka edhe nga ata qė do tė ndėrrohen pėr pakėnaqėsi dhe konsum tė madh politik gjatė kėtyre viteve.

Nė pritje tė direktivave nga “lart”

Nis jo zyrtarisht gara mes kandidatėve

qė duan tė jenė kryebashkiakė

FIER- Shfaqen emrat e para tė kandidatėve pėr zgjedhjet e pritshme tė 8 majit. Njė prej emrave tė njohur kandidat nga ana e PD Fier ėshtė Vasil Ndreko njė prej emrave tė spikatur qysh nė themelimin e PD Fier, qė sot mban postin e sekretarit tė pėrgjithshėm tė prefekturės Fier. Ai nuk e fsheh dėshirėn e kandidimit pėr zgjedhjet vendore tė afėrta tė 8 majit. Njė emėr tjetėr po kaq i lakuar nga selia blu ėshtė edhe ai i Ferdinand Muratit, i cili mban postin e kreut te Albpetrolit dhe kreut te PD dega Fier. Kurse selia rozė po pret pėrfaqėsues tė kompanisė sė huaj me tė cilėt ėshtė bėrė kontratė dhe do tė bėjė sondazh pėr zgjedhjen e kandidatit mė tė mundshėm fitues. Ndėrkohė burime jozyrtare brenda selisė rozė pėrflasin pėr kandidatura tė mundshme atė tė Arjol Mucės kreut tė PS nė rreth, Baftjar Zeqaj kreut tė Bashkisė Fierit dhe Haxhi Kallucit nėnkryetar bashkie nė Fier. Ndėrsa nga LSI del njė emėr ai i Ferdinand Cukovės, kreu i LSI nė rreth. Zyrtarisht partitė kryesore nė vend qė pėrfaqėsohen edhe nė Fier janė nė pritje tė udhėzimeve pėrkatėse nga drejtuesit e tyre nė qendėr, ndėrkohė qė prefektura e Fierit deklaron se ka pėrgatitur tė gjithė infrastrukturėn e duhur zgjedhore. A. Damini

Nė luftė dhe pėr atė tė Koplikut dhe Pukės

Pėr Bashkinė e Shkodrės, PD

nė garė 3 konkurrentė tė fortė

SHKODER- Nė qarkun e Shkodrės kanė filluar tė pėrfliten emrat e parė qė pretendojnė tė konkurrojnė pėr drejtimin e bashkive nė zgjedhjet e pushtetit vendor tė 2011-ės. Pėr Bashkinė e Shkodrės fliten si konkurrentė 3 kandidatė tė PD-sė. Kandidati i parė ėshtė kryetari aktual i Bashkisė sė Shkodrės, Lorenc Luka. Duke qenė pėr disa vite edhe kryetar i degės sė PD-sė sė Shkodrės dhe i Kėshillit tė Qarkut Shkodėr, ėshtė njė nga figurat mė tė njohura tė kėsaj partie. Njė tjetėr figurė e rėndėsishme e PD-sė nė Shkodėr, qė pritet tė kandidojė pėr kreun e Bashkisė sė Shkodrės ėshtė deputeti Astrit Bushati, kryetar i degės sė PD-sė Shkodėr, deputet i disa legjislaturave tė Parlamentit shqiptar-PD. Pėrveē kėtyre dy figurave kryesore tė PD-sė nė Shkodėr, nė garė pritet tė hyjė dhe emri i Xhemal Bushatit, kėshilltar i Kėshillit Bashkiak. Ndėrkohė pėr kreun e Bashkisė sė Koplikut pritet njė pėrplasje e fortė pėr nxjerrjen e njė kandidati nga PD-ja, apo LSI. Si konkurrenti mė i fortė nga dega e PD-sė Malėsi e Madhe ėshtė nė lojė emri i Ramadan Likės, qė ėshtė dhe kryebashkiaku aktual i qytetit tė Koplikut, ndėrsa nga LSI pritet tė konkurrojė kreu i degės sė kėsaj partie nė kėtė rreth Ridvan Hebaj. Pėr Bashkinė e Pukės kanė dalė emrat e Rrustem Strugės, si pėrfaqėsues i PS-sė, aktualisht kryetar i kėsaj bashkie, si dhe Gjon Zeka, si pėrfaqėsues i PD-sė. V. Abdyli

Gjirokastėr, loja mė e fortė nė kampin socialist

Pesė kandidatė pėr tė sfiduar

kryetarin aktual

GJIROKASTĖR – Pesė intelektualė qė pėrfaqėsojnė dy forcat mė tė mėdha politike nė Gjirokastėr, PS e PD, duhet tė sfidojnė nė radhė tė parė Flamur Bimen, i cili ka shprehur rikandidimin e tij pėr herė tė tretė, pėr tė fituar karrigen e kryebashkiakut tė qytetit tė gurtė.

Lufta mė e ashpėr pėr ti zyrtarizuar si kandidatė pėr kryetar bashkie po zhvillohet aktualisht nė degėn e PS-sė, ku dy grupe kundėrshtare prej vitesh po luftojnė ashpėr pėr tė rrėzuar kandidaturat e njėrit-tjetrit. Flamur Bime, kryetari aktual i Bashkisė sė Gjirokastrės, pėrpara se tė vendos pėr tė kandiduar duhet patjetėr tė sfidojė pedagogen Elvira Shapllo. “Kėto dy emra janė potencialisht tė denjė pėr tė kandiduar pėr karrigen e kryebashkiakut, por tė dy kandidatėt mund tė rrezikojnė nė 8 maj, ditėn ku sovrani do japi votėn, pėr shkak tė pėrplasjeve brenda gjirit tė kėsaj force politike”, shprehet njė analist, duke shtuar se PS-ja ka “njė as nėn mėngė”, i cili ėshtė mjeku Roven Sinani, rreth 30 vjeē, njeriu qė mund tė hyjė nė garė nė rast se dy kandidatėt nuk miratohet nga “lart”. Nė kampin tjetėr politikė, PD, situata ėshtė shumė e qetė dhe lufta midis tre kandidatėve Mimoza Como, arsimtare, prefektja aktuale e qarkut tė Gjirokastrės, Nikolla Zhulla, ekonomist, kryetar i degės sė Tatim-Taksave dhe Teodor Bilushi nga shoqėria civile, qė tė tre gjirokastritė “24 karatė” presin qetėsisht verdiktin e liderit tė kėsaj force politike, njėherazi Kryeministri i vendit. T. Skuqi

Kush pėrflitet

Konkurrentė pėr kryebashkiakė nė Berat

Nė Berat PD dhe LSI do jenė nė koalicion, nga i cili pritet tė jetė si kandidat kryesor Petrit Sina me profesion mėsues. Ndėrkohė PS duket se do ti japė mundėsinė sėrish kryebashkiakut aktual Fadil Nasufi tė mbajė kėtė post dhe pėr 4 vite tė tjera. Ndėrsa nė Bashkinė Kuēovė pėrflitet se nga PS do tė jetė kandidat Arben Dosti, me profesion jurist, ndėrsa Rustem Berhami pėrflitet se do tė kandidojė nėn siglėn e PD-sė pėr Bashkinė Ēorovodė. Ekonomisti Nesim Spahiu do tė pėrpiqet tė ēojė nė fitore koalicionin LSI + PD pėr marrjen e Bashkisė sė Ēorovodės. Ndėrsa pėr Bashkinė e Urės Vajgurore pritet tė rikandidojė nga kampi socialist Adriatik Zotka. S. Gorrica











 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos