Furnizimi me energji elektrike, kontratė e re mes konsumatorit dhe CEZ-it



Ervin KOĒI - Gjatė muajit shkurt konsumatorėt shqiptarė do tė nėnshkruajnė njė kontratė tė re tė furnizimit me energji elektrike. Kontrata po pėrgatitet nga specialistė tė Entit Rregullator tė Energjisė, tė Ministrisė sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, tė cilėt pėrfaqėsojnė tė drejtat nė interes tė qytetarit dhe nga specialistė tė kompanisė private “CEZ Shpėrndarje”. Ėshtė hera e parė qė bėhet njė kontratė e tillė, e cila merr parasysh tė drejtat dhe detyrimet e konsumatorit dhe tė kompanisė shpėrndarėse, pasi kontrata e vjetėr ishte e nėnshkruar me Korporatėn Elektroenergjetike Shqiptare, e cila sot nuk ka mė rrolin qė kishte para privatizimit tė saj. Nė kontratė do tė pėrcaktohen qartė dėmshpėrblimi ndaj konsumatorit, marrėdhėnia tregtare mes dy subjekteve pėr shlyerjen e pagesave, mėnyrėn e faturimit, kontrollin e matėsave dhe pėrgjegjėsitė e kompanisė “CEZ Shpėrndarje”, pėr dėmtimet qė do tė shkaktojė nga ana teknike. Me anė tė kėsaj kontrate, synohet qė t’i jepet fund faturimeve aforfe dhe tė pėrcaktohen qartė detyrimet e konsumatorit pėr njė sjellje sa mė korrekte dhe shlyerjen e pagesave nė kohė.

Kontrata e re
Kryetari i Komisionit tė Mbrojtjes sė Konsumatorit nė METE, Besjan Pesha tha se, kontrata e re do t’i japė fund marrėdhėnies problematike qė konsumatorėt kanė pasur me “CEZ shpėrndarjen”. Sipas Peshės, drafti pėr kontratėn e re tė energjisė elektrike mes konsumatorėve dhe “CEZ Shpėrndarje” ėshtė hartuar nga ERE dhe po diskutohet me tė gjitha grupet e interesit. “Kontrata e re, do t’i japė fund njėherė e mirė marrėdhėnies problematike qė konsumatorėt shqiptarė kanė pasur me ‘CEZ Shpėrndarjen’ dhe do tė vendosė njė marrėdhėnie tė drejtė tregtare pėr energjinė elektrike”,- deklaroi Pesha. Qėllimi kryesor i kontratės, sipas tij, ėshtė mbrojtja e konsumatorit. Duke shpjeguar kontratėn e re tė energjisė elektrike, kryetari i Komisionit tė Mbrojtjes sė Konsumatorit tha se, njė risi ėshtė parashikimi i njė neni pėr dėmshpėrblimin e konsumatorit nė rast dėmtimi apo nė rast se furnizimi me energji elektrike ėshtė i cunguar. Kryetari Pesha bėri me dije se, njėkohėsisht po punohet edhe me Entin pėr njė kontratė tė re tė konsumatorėve pėr ujin e pijshėm. Tė dy kėto kontrata, sipas Peshės, do tė jenė gati pėr konsumatorėt brenda muajit shkurt tė kėtij viti.

Energjia
Draft-kontrata, mes furnizuesit dhe klientėve parashikon tė drejtat dhe detyrimet mes dy palėve. Nė kėtė draft, i cili pritet tė konsultohet dhe mė pas tė miratohet, ndryshojnė kushtet e kontratės, tė drejtat dhe detyrimet mes palėve, nė lidhje me matjen, cilėsinė dhe ndėrprerjen e energjisė. Konsumatori ka tė drejtė tė ankohet pėr mbi faturim tė energjisė. Por gjithsesi mė parė duhet tė paguajė faturėn, e mė pas tė zgjidhė problemin me entin furnizues. Furnizuesi, ka tė drejtė t’i ndėrpresė energjinė debitorit por duke e lajmėruar 72 orė mė parė. Nėse debitori nuk e paguan energjinė edhe pas dy muajve, atėherė furnizuesi ka tė drejtė tė zgjidhė kontratėn. Furnizuesi merr pėrsipėr t’i sigurojė klientit njė shėrbim efikas dhe cilėsor, pėr furnizimin me energji elektrike. Kushtet e pėrgjithshme tė pėrcaktuara nė kėtė kontratė janė tė vlefshme pėr tė gjithė klientėt qė kėrkojnė shėrbimin e furnizimit me energji elektrike dhe qė kanė njė kontratė tė nėnshkruar pėr furnizimin me energji elektrike. Klientit nuk mund tė japė apo shesė energji elektrike klientėve tė tjerė nga rrjeti i tij. Nuk do tė konsiderohet si aktivitet shpėrndarje i Klientit zotėrimi, shfrytėzimi, administrimi dhe kontrolli i pajisjeve tė shpėrndarjes tė vendosura nė pronėn e tij private, ose nė pronėn e tij private tė dhėnė me qira tė tjerėve dhe qė pėrdoren vetėm pėr tė transmetuar ose dhėnė energji elektrike te personi qė i zotėron, shfrytėzon, administron dhe i kontrollon kėto mjete.


BOX///////////////////////
Energjia, kufizime nė jug

E gjithė pjesa jug-perėndimore e vendit do tė pėrballet me kufizime tė energjisė elektrike deri nė mesnatėn e ditės sė premte. Drejtuesit e OST-sė kanė theksuar se po punohet pėr riparimin e shtyllės sė tensionit tė lartė, e cila u hodh nė erė mė 30 dhjetor tė vitit tė shkuar. Kjo ka bėrė qė qytetet si Durrėsi, Fieri, Vlora, Tepelena, Saranda, Gjirokastra dhe Pėrmeti tė pėrballen me kufizime tė zgjatura tė energjisė elektrike. Zyra e shtypit nė CEZ ka sqaruar se furnizimi me energji elektrike nė kėtė pjesė tė vendit ėshtė rreth 40%. “Duke filluar nga rrethi i Durrėsit dhe poshtė, si nė Lushnjė, Vlorė, Gjirokastėr, Sarandė, etj, janė linja ku furnizohen 5 transmetuesit. Nė kėto momente, kur OST-ja po bėn punime, ne nuk mund t’i furnizojmė me kapacitet 100% konsumatorėt dhe pėr pasojė bėjmė kėtė ndėrprerje”,- ka sqaruar zėdhėnėsja, Fabiola Haxhillari. Nė kėtė pjesė tė vendit furnizohen me energji elektrike pa ndėrprerje tė gjitha institucionet me rėndėsi tė veēantė. “Institucionet e rėndėsisė sė veēantė ne mund t’i furnizojmė me energji tė pandėrprerė”,- ka shtuar Haxhillari. Shkatėrrimi i shtyllės sė tensionit tė lartė nė Krujė, njė natė para ndėrrimit tė viteve, ka sjellė probleme tė mėdha me furnizimin me energji pėr mijėra qytetarė.



Pėrfundon afati pėr instalimin, vetėm 27% e bizneseve me kasa

Vetėm 27 pėr qind e bizneseve kanė instaluar kasat fiskale, ndėrkohė qė afati ligjor pėr vendosjen e tyre ka pėrfunduar mė 31 dhjetor 2010. Nga rreth 80 mijė subjekte nė shkallė vendi, vetėm 21.600 prej tyre janė pajisur me kasa. “Nga njė vlerėsim i pėrgjithshėm, janė rreth 75-80 mijė subjekte qė duhet tė pajisjen me kasa fiskale. Nga shifra qė thashė, vetėm 21.600 janė pajisur, por ka ende subjekte qė nuk i kanė vendosur kasat. Por shoqėritė po lidhin rreth 500 deri nė 1 mijė kontrata nė ditė pėr vendosjen e kasave. Tatimet e kanė vėzhguar procesin dhe kanė ofruar asistencė pėr bizneset nė lidhje me procesin, informacion pėr shoqėritė apo rimbursimin nga qeveria”,- ka deklaruar Erjon Prifti, drejtor i shėrbimit ndaj tatimpaguesve. Administrata Tatimore po kryhen kontrolle dhe nė rastet kur konstatohet mos instalimi i kasės, vendoset gjobė. Kontrolle po kryhen edhe nė pikat e karburanteve. Ndėrkohė, qeveria ka miratuar vendimin pėr kompensimin e bizneseve pėr kasat fiskale nga buxheti i shtetit. Sipas vendimit tė Kėshillit tė Ministrave, bizneset do tė kompensohen me njė shumė prej 44 mijė lekėsh, ndėrsa taksitė me 30 mijė pėr taksimetrin.


Spiunazhi prek Renault, Franca flet pėr luftė ekonomike

Prodhuesi francez i makinave, “Renault”, thotė se njė dalje e sekreteve rreth makinave te reja elektrike qė po prodhon, po shkakton njė kėrcėnim serioz pėr kompaninė. Ministri francez i Industrisė, Eric Besson tha se spiunazhi industrial nė “Renault” do tė thotė se vendi po pėrballej me luftė ekonomike. Sė bashku me partnerin japonez “Nissan”, “Renault”-i po investon shumė drejt makinave elektrike qė planifikon tė hedhė nė treg mė vonė kėtė vit. Tre menaxherė tė lartė tė “Renault” u pezulluan nga puna tė mėrkurėn nė lidhje me dalje tė sekreteve. Dhe ndėrsa bota lėviz drejt teknologjive mė tė pastra, tė gjelbėra, gara pėr tė prodhuar makina tė suksesshme elektrike tė afta pėr tė sfiduar versionet me naftė ka filluar. Dhe tek “Renault” ata e marrin kėtė betejė shumė seriozisht. Zėvendėspresidenti i kompanisė Christian Husson tha se “Renault” kishte kryer njė hetim tė gjatė njė mujor pėr kėto dalje sekretesh. Tre shefa tė lartė po i dėrgonin sekrete, tha ai, njė prodhuesi tjetėr makinash qė paraqiste njė kėrcėnim tė veēantė pėr pozitėn strategjike tė kompanisė. Ende nuk ka detaje se ēfarė sekreti ėshtė nxjerrė ose tek cila kompani, nėse kėto ishin ide tė veēanta revolucionare dhe nėse kėto ide tani ishin kompromentuar. Ministri i industrisė Eric Besson paralajmėroi se vendi i tij pėrballej me luftė ekonomike qė sugjeron se detajet i janė kaluar manifakturuesit tė makinave tė njė vendi tjetėr. Askujt nuk ka nevojė t'i kujtohet se sa i madh dhe sa i rėndėsishėm ėshtė prodhimi i makinave pėr ekonominė me probleme tė Francės. Dhe kjo ėshtė arsyeja se pse qeveria franceze po mpreh thikat.



Miratohet granti gjerman 2 milionė euro pėr furnizimin me ujė dhe kanalizimet

Nė mbledhjen e djeshme, Kėshilli i Ministrave vendosi tė miratojė nė parim marrėveshjen me bankėn gjermane “KfW” (Frankfurt am Main) pėr financimin me 2 milionė euro tė masterplanit pėr furnizimin me ujė dhe pėr rrjetin e kanalizimeve nė Shqipėri. Marrėveshja e nėnshkruar mė herėt nga Ministria e Financave dhe ajo e Punėve Publike parashikon projektin pėr furnizimin pa ndėrprerje tė popullatės me ujė tė pijshėm, si dhe rinovimin e rrjetit tė kanalizimeve tė ujėrave tė bardha e tė zeza. Qeveria miratoi nė parim kėtė marrėveshje me bankėn gjermane “KfW”, pėr financimin e projektit, njė projekt i cili do tė vihet nė jetė menjėherė pas hyrjes nė fuqi tė vendimit.


7 Janar 2011

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos