Vrasja në Malishevëpublikohen emrate 12 të arrestuarve

MALISHEVË- Policia e Kosovës ka publikuar emrat e të arrestuarve për ngjarjen e së shtunës në Banjë të Malishevës. Në mesin e të arrestuarve janë edhe djemtë e ish kryetarit të Malishevës, Gani Krasniqi.
Në një komunikatë për media të policisë thuhet se ata po mbahen në paraburgim për rastin e fundit, ndërsa edhe një tjetër është në kërkim. 

Të arrestuarit janë Emin Gani Krasniqi, Berat Imer Karsniqi, Durim Ilaz Krasniqi, Sylejman Gani Krasniqi, Mehedin Gani Krasniqi, Hazir Skender Krasniqi, Shkumbim Skender Krasniqi, Dardan Skender Krasniqi, Ilaz Ramadan Krasniqi, Ramë Ilaz Krasniqi, Astrit Sheremet Krasniqi, Ilir Hisen Bytyqi.
Gani Krasniqi ka marrë pjesë në zgjedhje si kandidat për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje. 

Vrasje në Malishevë, identifikohet viktima dhe të plagosurit
Ora: 2:12-Policia e Kosovës zbardh ngjarjen e së shtunës në Banjë të Malishevës, ku pas një përleshje me armë mbeti i vrarë një person dhe u plagosën 2 të tjerë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasi Skënder Nazmi Limaj ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë zjarri, ndërsa të plagosur janë i vëllai i tij, Azem Nazmi Limaj dhe djali i vëllait të tij Ilir Behlul Limaj.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 19:30 në restorantin “Kështjella”, pronë e familjes së të vrarit në Banjë.

Sipas informacioneve nga policia, në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja të plumbave të një arme tip automatik dhe të një pistolete.
Mësohet se policia ka ndaluar 7 persona të dyshuar si pjesëmarrës në përleshjen e armatosur, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas policisë, ende nuk janë të qarta motivet e ngjarjes së rëndë.

(e.n/BalkanWeb)

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

BalkanWeb

Publikuar nga: BalkanWeb

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos