LISTA E MINISTRISE Ushtaraket pensionet ndahen brenda javes

/ /

NE DYSHIM SHPERBLIMI/ Brenda javes do te nise shperndarja e pensioneve te para per ushtaraket. ISSH pritet te marre te marten listen e pare me emrat nga Ministria e Mbrojtjes ndersa te enjten do te behet disbursimi i parave ne llogarite e ushtarakeve. Te paret perfitojne ata qe kane dale nga puna pas 1 korrikut te 2009-s. Qeveria asnje reagim per shperblimin e fundvitit. Vendimi ne dore te kryeministrit por fondi u dogj per permbytjet ne Shkoder

Burime prane ketij instituti konfirmojne per gazeten se nga e marta pritet te vijne edhe dosjet e para. Pas marrjes se dosjes e cila ne brendesi permban detaje te tilla si vjetersia ne pune dhe paga referuese e ish-ushtarakut ISSH-ja kryen llogaritjen e perfitimit brenda dy diteve sipas ligjit. Ky i fundit percakton se perfitues jane te gjithe ushtaraket e Forcave te Armatosura te punonjesve te Policise se Shtetit te Gardes se Republikes te Sherbimit Informativ te Shtetit te Policise se Burgjeve te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri te Shpetimit dhe te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Republiken e Shqiperise. Formula e re e llogaritjes se perfitimit per kategorite qe percakton ligji sanksionohet ne aktin normativ te qeverise i miratuar ne 10 nentor nga ekzekutivi dhe tri dite me pare ne Parlament. Menjehere pasi dosjet qe vijne nga ministrite apo institucionet e tjera ku ish-ushtaraket kane punuar apo zhvilluar karrieren e tyre fillon perllogaritja. Brenda dy ditesh ISSH perfundon kete proces dhe derdh parate ne llogarite e ushtarakeve. Te njejtat burime prane ISSH-se konfirmojne se te paret qe pritet te perfitojne jane ata qe kane dale ne reforme pas dates 1 korrik 2009. Keta te fundit per shkak edhe te perplasjeve dhe pezullimit te ligjit deri ne vendimin e Gjykates Kushtetuese kane me shume se nje vit qe nuk marrin pagesen. Per kete kategori ministria dhe ISSH-ja mendohet se do te perfundojne llogaritjet dhe ndajne parate para Vitit te Ri. Sipas te dhenave perafersisht jane rreth 1500 perfitues qe kane dale ne referome ne korrik te vitit 2009. Nga ana tjeter Ministria e Mbrojtjes eshte duke vijuar me pergatitjen e dosjeve per kategorite e tjera. Aktualisht prane ISSH-se ka perfunduar procesi i llogaritjes dhe jane shperndare parate per punonjesit e SHISH-it por emrat e tyre nuk behen publike per shkak te pozicioneve ku kane punuar.
Formula
Ne te gjithe vendin jane rreth 22 mije ushtarake qe perftojne nga ligji. Perfitimi i tyre tashme do te llogaritet ne baze te formules se re te cilen do te zbatojne ISSH-ja sic sanksionohet edhe ne aktin normativ te qeverise. Formula e re ruan pjesen e statusit lidhur me vitet por transformon pagen mbi te cilin llogaritet perfitimi. Kjo page nga page referuese bruto kalon ne page referuese neto te ciles i jane zbritur paraprakisht sigurimet shoqerore shendetesore apo dhe tatimi mbi fitimin. Nderkohe per cdo vit vjetersi pune shtese koeficienti qe i shtohet nuk eshte me 2 per qind por 1.5 per qind. Gjithashtu per ushtaraket qe duan te perfitojne nga statusi kontributi tashme nga 2 per qind e pages eshte bere 5 per qind. Ushtaraket Akti i ben pensionet qesharake

Ushtaraket kane kundershtuar aktin normativ te qeverise pasi sipas tyre ai eshte antikushtetues dhe i kthen perfitimet e tyre ne qesharake. Tashme prej dy javesh ushtaraket kane zgjedhur si menyre te te kundershtuarit protestat te cilat jane zhvilluar per dy te enjte radhe para Parlamentit. Dy nga shoqatat qe kane reaguar me fort kane qene Shoqata Kombetare e Ushtarakeve ne Rezerve dhe Organizata e Punonjesve te Policise se Shtetit ne Lirim. Sipas kreut te SHKURSH Mehdi Pogaci perfitimi i ushtarakeve sidomos per pensionin e parakohshem perfundon me pak se nje pension minimal kjo e lidhur me shtesen mbi vjeterine e punes dhe pagen referuese. Pogaci veren se tashme perftimi do te llogaritet mbi nje page te ciles i jane hequr 25 per qind te sasise. Nderkohe qe sipas tij edhe ulja nga 2 per qind ne 1.5 per qind te shteses per cdo vit vjetersi eshte nje tjeter problem. Akti normativ thekson se shuma nuk mund ti kaloje 200-250 milione leket dhe kjo zvogelon 5 here shumen fillestare prej 1.2 miliarde lekesh cka reflekton edhe uljen e perfitimit shprehet Pogaci. Ish-ushtaraket gjeten mbeshtetjen e opozites per te kundershtuar aktin normativ te qeverise por gjithsesi ai u miratua ne Parlament vetem me votat e mazhorances. Ky akt sipas ushtarakeve prek nje sere kategorish duke filluar qe nga te angazhuarit prane Forcave te Armatosura ata te Policise se Shtetit te Gardes se Republikes. Bode Akti garanton drejtesi ne skeme

Ministria e Financave ka mbeshtetur aktin normativ te qeverise me argumentin se ai krijon barazi ne skemen e pensioneve. Sipas kesaj ministrie ushtaraket jane kategoria qe i kushton me shtrenjte buxhetit te shtetit. Vetem gjysma e fondit me te cilin sot shperblehen 11 517 persona te cilet trajtohen me pensione te parakohshme per vjetersi sherbimi si ish-ushtarake eshte sa dyfishi i fondit te pensioneve qe sot u shperndahet 180 mije pensionisteve ne fshat paralelizon ministria ne nje nga deklaratat e saj. Kreu i Financave gjate seancave parlamentare eshte shprehur se perfitimi i ushtarakeve eshte teper i larte dhe ka nje fature te po ashtu te larte qe e shoqeron nga pas. Sipas vendimit te Gjykates Kushtetuese nje ish-ushtarak qe nuk ka plotesuar moshen per pension dhe ka vetem 27 vjet pune perfiton nje page mujore te barabarte me 107 300 leke te reja ne muaj shprehen Financat. Ne fakt deklaratat e te dyja paleve ushtarakeve dhe ministrise duket se jane ne ekstremet e mundshme. Nga njera ane ushtaraket deklarojne se perfitimet e tyre jane minimale ndersa vete ministria deklaron perfitime super te larta. Argumentit te perfitimeve tejet te larta Financat i vijne ne mbeshtetje edhe me faktin e derdhjes se nje pjese te kontributit nga kjo e fundit cka e rrit barren ne buxhet. Shembulli

Ndryshimi i pageses per nje ushtarak i cili ka dale ne reforme ne moshen 55 vjec me 30 vjet pune pra e ka permbushur kushtet per pagese kalimtare nga statusi i ushtarakut. Ushtarakeve i njihet si moshe pune edhe koha e arsimit te larte.

Ishte
Paga referuese 45 mije leke ne muaj
Pagesa sa gjysma e pages per ata qe kane permbushur 15 vjet pune dhe moshen 47 vjec pra 22 500 leke.
Shtesa 2 per qind per cdo vit pune mbi 15 vjet ne total shtesa do te jete 30 per qind e pages pra 15750 leke.
Totali 15750 - 22500 = 38 250 leke ne muaj

Behet
Paga referuese eshte sa paga aktuale duke i zbritur tatimin 10 per qind sigurimet 11.3 per qind dhe sigurimin e ri prej 5 per qind per pension suplementar. Pra duke i zbritur 26.3 per qind. Pra paga referuese mbi te cilen do llogaritet pensioni eshte 11 835 leke me e vogel ose ne total 33 165 leke.
Shtesa per vjetersi mbi moshen 15 vitet e punes nuk eshte me 2 per qind por 1.5 per qind. Pra shtesa do te jete 15 x 1.5 = 22.5 per qind ose 7462 leke ne muaj.
Pagesa sa gjysma e pages per ata qe kane permbushur 15 vjet pune dhe moshen 47 vjec pra 16 582 leke.
TOTALI 16582 - 7462 = 24 044 leke ne muaj

I punesuari ne te njejten grade aktualisht nuk merr ne dore 45 000 leke ne muaj pasi nga kjo page duhen zbritur 10 per qind tatim mbi te ardhurat 11.3 per qind per sigurimet shoqerore dhe 2 per qind per kontributet e sigurimit suplementar. Pra duhen zbritur 23.3 per qind ose 10 485 leke. Ne total i punesuari merr ne dore 34 515 leke ne muaj.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos