Eurostat GDP per fryme ne Shqiperi me e uleta ne rajon

/ /

Eurostati ka publikuar se fundmi raportin ku krahason menyren se si ka vijuar rritja e GDP-se per banor per vendet e Bashkimit Europian vendet kandidate kandidatet potenciale dhe vendet e Ballkanit Perendimor ku hyn edhe Shqiperia. Mesatarja e 27 vendeve te Europes eshte vleresuar si 100 kurse Shqiperia per vitin 2009 ka nje rritje te GDP-se per fryme ne nivelin 27 nderkohe qe nje vit me pare ky nivel ishte 26 dhe per vitin 2007 ishte 23 nga 100 per qind qe eshte mesatarja europiane. Eurostati vlereson se Shqiperia se bashku me rajonin mbeten shume poshte mesatares evropiane por gjithsesi ka ecur pozitivisht. Pese vende qe e kane GDP-ne per banor poshte nivelit te Bullgarise jane Mali i Zi Serbia Maqedonia Bosnje-Hercegovina dhe Shqiperia. Sidoqofte duhet theksuar se shumica e ketyre vendeve kane permiresim te dukshem nga pozicionet e viteve 2007-2008. Per Maqedonine dhe per Shqiperine kjo rritje vazhdoi edhe ne 2009-n thuhet ne raportin e Eurostatit. Fuqia blerese ne Shqiperi sipas raportit vijon te mbetet larg shifrave te BE-se. I pari qe kryeson listen e vitit 2009 sa i perket GDP-se per banor e matur sipas indikatorit te fuqise blerese eshte Luksemburgu me 271 per qind nga 100 qe eshte mesatarja evropiane nderkohe qe e dyta eshte Hollanda me 131 per qind te mesatares se BE-se ndersa e treta Irlanda me 127 per qind.
Rajoni
Eurostati ka vleresuar pozitivisht GDP-ne per banor te Shqiperise referuar tendences ne rritje. Praktikisht shumica e vendeve te BE-se por dhe me gjere nga viti 2008 ne vitin 2009 kane pesuar ulje te GDP-se per fryme. Irlanda bashke me Estonine Letonine dhe Islanden jane vende qe kane njohur renie te pozicionit nga 2007-2009. Ne anen tjeter vende qe shfaqin permiresime te dukshme perfshijne Qipron Sllovakine Polonine sebashku me Serbine Maqedonine dhe Shqiperine thuhet ne raportin e Eurostatit. Ajo qe vleresohet pozitivisht per rajonin e Ballkanit eshte fakti qe kryesisht keto vende kane shfaqur rritje te indikatorit te fuqise blerese kjo referuar nje viti me pare. Gjithsesi nese krahasojme shifrat e fqinjeve apo vendeve te rajonit Shqiperia renditet e fundit. Keshtu per vitin 2009 vendi yne shenon nivelin 27 per qind krahasuar me 100 per qind qe eshte mesatarja europiane. Me lart se ne renditet Bosnje-Hercegovina me 31 per qind Serbia me 37 per qind Mali i Zi me 41 per qind Maqedonia 36 per qind Kroacia 65 per qind Bullgaria 44 per qind Rumania 46 per qind. Nderkohe qe Greqia edhe pse ne krize duket se per 2009-n eshte shume me lart se rajoni dhe afer mesatares evropiane pasi shenon nivelin 93 per qind. Nderkohe sa u perket cmimeve Eurostati thekson ne raport se ne Shqiperi niveli i cmimeve eshte me pak se gjysma e mesatares europiane. Te tjera vende qe konsiderohen me te lira jane Serbia Bullgaria dhe Maqedonia.

GDP-ja per banor

2008 2009
Luksemburg 280 271
BE-27 100 100
Shqiperi 26 27
Bosnje-Herc. 30 31
Maqedoni 34 36
Serbi 37 37
Mali i Zi 43 41
Bullgari 44 44
Rumani 47 46
Greqi 93 93

NERTILA MAHO

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos