Zgjedhjet ne Kosove KQZ Kane votuar 34 mbyllen votimet ne veri

UPDATE- 1720 Deri ne oren 1530 ne Kosove i jane drejtuar qendrave te votimit vetem 34.10 e votuesve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve beri publike shifrat e pjesmarrjes ne votime pas pak me shume se 8 oresh votime. Sipas kryetares se KQZ-se Valdete Daka ne Prishtine pjesmarrja ka qene 40. Ndersa procesi i votimet ne veri te Kosoves eshte mbyllur qe ne oren 1600 per shkak te sigurise atje.


KQZ-ze njoftoi per disa incidente dhe disa parregullsi por ne nivele qe nuk prishin procesin pozitiv dhe te qete ne teresi.


1320 Ndersa kane kaluar disa ore nga hapja e qendrave te votimit ne Kosove situate paraqitet e qete. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se pjesmarrja deri ne oren 1130 ka qene 11.11. Ne konferencen per shtyp kryetarja e KQZ-se Valdete Daka tha se pjesmarrja deri ne keto momente eshte e kenaqshme. Daka tha se perveq disa problemeve me llampat identifikuese nuk jane shenuar probleme te tjera.




1000 Kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves LDK Isa Mustafa ka votuar ne oren 10.00 ne shkollen fillore Emin Duraku ne Prishtine ndersa tha se kjo eshte nje dite e rendesishme per Kosoven.


930 Kryetari i Partise Demokratike te Kosoves Hashim Thaci ka hedhur voten e tij ne kutine e votimit ne Qendren ne Shkollen Fillore Faik Konica ne oren 9 e 30 duke ftuar qytetaret e Kosoves qe te votojne per te ardhmen e tyre evropiane.


900 Familja e ish- presidentit te Kosoves Ibrahim Rugova ka votuar rreth ores 9.00 ne shkollen fillore Iliria ne Prishtine. Bartesi i listes Ibrahim Rugova Uke Rugova i ka ftuar gjithe qytetaret qe te shfrytezojne te drejten e tyre demokratike dhe kushtetuese dhe ne menyre sa me masive te dalin dhe te votojne.


859 Albin Kurti i Levizjes Vetevendosja. Ka qene lideri i pare qe ka votuar. Kurti ka votuar ne Fakultetin Ekonomik-juridik rreth oren 0900 ne qendren e votimit 1913E.



Rreth 1.6 milione kosovare I drejtohen sot kutive te votimit per te zgjedhur perfaqesuesir e tyre ne Parament. Jane hapur te gjitha qendrat e votimit ne Kosove duke perfshire edhe 14 qendrat ne veri statike dhe mobile ka njoftuar kryetarja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Valdete Daka.


Perfaqesuesit e serbeve te veriut jane shprehur kategorikisht kunder pjesemarrjes se komunitetit te tyre ne zgjedhjet parlamentare por megjithate zyrtaret kosovare dhe ata nderkombetare mbeten optimiste.


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar se numri i pergjithshem i votuesve kosovare kete vit eshte mbi 1.6 milion. Ata do te mund te hedhin voten ne 746 qendra te votimit me gjithsej 2.280 vendvotime.


Ne zgjedhjet e sotme marrin pjese 29 subjekte politike nga te cilat 7 i perkasin shumices shqiptare 8 jane nga radhet e komunitetit serb 4 jane subjekte boshnjake 2 turke dhe 8 subjekte nga pakicat e tjera.


Per kete pjese te vendit edhe autoritetet e rendit kane parapare masa shtese te sigurise per te ofruar sic thuhet ambient te volitshem votimi.


Ne anen tjeter jane mbi 32 mije vezhgues qe do te kujdesen per monitorimin e zgjedhjeve te sotme. Prej tyre mbi 26 mije u perkasin partive politike 493 organizatave nderkombetare 351 ambasadave si dhe mbi 5 mije vezhgues nga organizatat joqeveritare.


Koalicioni Demokracia ne Veprim ka akredituar 5 mije monitorues te tere procesit ndersa Rrjeti Evropian i Organizatave Monitoruese te Zgjedhjeve ENEMO ka konfirmuar arritjen e 182 vezhguesve nderkombetare.


Parlamenti I osoves perbehet nga 120 deputete. Gara e sotme zhvillohet per 100 vende ne Parlament pasi 20 te tjerat jane paraprakisht te rezervuara 10 per komunitetin serb dhe po aq per komunitetet e tjera pakice.


Votimi i mocionit te mosbesimit te qeverise dhe rrjedhimisht shperndarja e Kuvendit me 2 nentor te ketij viti cuan Kosoven ne organizimin e zgjedhjeve te jashtezakonshme parlamentare. REL



 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shekulli

Publikuar nga: Shekulli

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos