Ambasada Rregullat per te udhetuar ne Itali pa viza



Heqja e vizave Shengen hap padyshim mundesi te medha per qytetaret shqiptare megjithate eshte e rendesishme te percjellim menjehere nje informacion te sakte te kushteve te reja qe do te rregullojne levizjen drejt vendeve Shengen kjo per te shmangur gabime dhe keqkuptime. Ja informacionet kryesore per qytetaret shqiptare qe kane per qellim vajtjen ne vendet Shengen

1 Kur do te hyje ne fuqi liberalizimi

Regjimi i ri i liberalizimit te vizave Shengen do te hyje ne fuqi diten pas botimit te vendimit te Keshillit te Ministrave ne fletoren zyrtare. Perpara ketij momenti rregullat per leshimin e vizave do te mbeten te pandryshuara si me pare.

2 Cilat do te jene te drejtat e qytetareve shqiptare

Qytetaret shqiptare pas mesit te dhjetorit 15 dhjetor - shen. Red. do te kene te drejte te qarkullojne lirisht ne hapesiren Shengen per cilindo motiv per nje periudhe kohe te plote jo me shume se 90 dite ne nje 6-mujor duke hyre e duke dale nga territori Shengen sa here te deshirojne 90 ditet ne 6-mujor do te llogariten duke mbledhur gjithe ditet e qendrimit ne territorin Shengen edhe ato jo ne vazhdimesi 6 muajt do te fillojne nga momenti i hyrjes se pare ne territorin Shengen.

3 Kush jane Vendet Shengen

Bejne pjese ne Zonen Shengen te gjitha vendet e Bashkimit Europian pervec Britanise se Madhe dhe Irlandes ketyre u shtohen edhe Islanda Norvegjia dhe Zvicra.

4 Cilat do te jene rregullat per tu respektuar

Rregulli kryesore eshte i e periudhes se qendrimit ne fakt liberalizimi i vizave i perket vetem vizave afatshkurtra deri ne 90 dite ne 6 muaj ndersa mbetet e pandryshuar rregullorja per vizat afatgjata vizat kombetare ose te tipit D shiko pika 7.Qytetari shqiptar mund te qendroje ne territorin Shengen 90 dite ne 6 muaj pa kerkuar vize. Ne rast se keni per qellim te qendroni me gjate duhet te kerkoni vize prane Zyres konsullore perkatese KUJDES kush do ta kaloni kete periudhe duke qendruar ne territorin e vendeve Shengen me gjate se periudha e lejuar mund te perjashtoheni per pasoje ndalimin per te rihyre.

5 Cilat jane dokumentet e nevojshme per hyrjen ne zonen Shengen

I vetmi dokument i nevojshem per hyrjen ne territorin Shengen eshte pasaporta biometrike. Duke konsideruar tarifat e larta te sistemit shendetesor te vendeve Shengen gjithsesi eshte shume e rekomandueshme prerja e nje siguracioni shendetesor perpara nisjes. Qytetari i huaj nese i kerkohet duhet te mund te demonstroje qellimin kushtet e mjetet e udhetimit.

6 A do te jete e detyrueshme marrja me vete e kartes se kreditit ose e lekeve CASH e nje bilete kthimi apo e nje siguracion shendetesor

Sic e permendem hyrja ne zonen Shengen do te jete e mundur per qytetaret shqiptare vetem me paraqitjen e pasaportes biometrike te vlefshme.
Megjithate autoritetet e Policise kane gjithmone te drejten e kryerjes se kontrolleve e cdo qytetar i huaj duhet te demonstroje nese i kerkohet qellimin dhe kushtet e qendrimit te tij p. sh. nepermjet prenotimit te hotelit dhe/ose biletes se kthimit dhe te disponoje mjete financiare te mjaftueshme ne lidhje me llojin kohezgjatjen e parashikuar te qendrimit dhe shpenzimet per kthim ne vendin nga i cili ka ardhur. Vendimi perfundimtar per hyrjen e qytetareve te huaj ne zonen Shengen mbetet gjithmone ne kompetencat e Policise se Kufirit e cila mund te ktheje mbrapsht qytetarin e huaj te cilesdo shtetesie qe nuk eshte ne gjendje te paraqese sa me siper.

7 Ne cilat raste vazhdon te nevojitet kerkesa per vize
Leshimi i vizes vazhdon te nevojitet ne te gjitha ato raste ne te cilat qytetari shqiptar ka per qellim te qendroje ne territorin Shengen per me shume se 90 dite ne nje 6-mujor dhe mendon te kerkoje leje-qendrimi. Tipologjite me te shpeshta janevize per studime vize per pune te varur vize per bashkim familjar. Pra per te studiuar ose per te punuar ne vendet Shengen eshte e domosdoshme ne cdo rast kerkesa per vize.

8 Po ne proceduren per kerkesen e vizave kombetare do te kete ndryshime

Jo. Procedura per vizat kombetare afatgjata si studim pune e bashkim familjar do te mbetet e pandryshuar ekzaktesisht si me pare.

9 A mundet qe pas liberalizimit te hyjne ne vendet Shengen edhe ata qytetare shqiptare qe kane pasur nje urdher largimi ose ata te cileve per nje motiv tjeter u eshte ndaluar hyrja ne zonen Shengen per nje fare periudhe

Absolutisht jo. Sigurisht qe ndalimi i hyrjes se vendet Shengen ruan te njejten vlefshmeri edhe pas liberalizimit te vizave. Personave te cilet rezultojne ne Sistemin Informativ te vendeve Shengen do tiu refuzohet hyrja ne kufi.

Shenim Materiali eshte marre nga Ambasada Italiane ne Shqiperi ne menyre thuajse integrale me shkurtimin e nje paragrafi ne hyrje te informacionit.



Ne numrin e neserm do te lexoni

1- Levizja pa viza ne Gjermani. Kriteret dhe rastet kur do te kerkohet pajisja me vize

2- Procedurat qe ndiqen gjate udhetimit me makine ne vendet e zones Shengen

Per me shume na ndiqni ne numrin pasardhes
Per cdo paqartesi ose informacione te metejshme na shkruani ne adresen gazetalbaniagmail.com


Pergatiti Albert Gjoka



11 Dhjetor 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos