Fushate ndergjegjesimi ne mbrojtje te mjedisit

Ndergjegjesimi per mbrojtjen e mjedisit dhe rreziqet e dores njerezore per ambientin ishte ceshtja kryesore e nje fushate ndergjegjesimi qe ka filluar me te rinjte ne zonat periferike dhe suburbane te kryeqytetit nga Drejtoria e Politikave Rinore ne MTKRS dhe Qendra Shqiptare per Integrimin e te Rinjve. Ne qender te fushates jane adoleshentet dhe gjimnazistet e shkolles se mesme Ibrahim Rugova Kamez ku jane organizuar debate dhe diskutime me teme per mbrojtjen e mjedisit. Debatet dhe diskutimet u perqendruan tek rendesia e fushates se ndergjegjesimit dhe pjesemarrjes se komunitetit ne mbrojtje te mjedisit. Rendesia jetike e shtimit te siperfaqeve te gjelbra ndertimet pa kriter dhe ne shkelje te ligjit te urbanistikes rreziku qe i kanoset jetes se qytetareve nga mbetjet urbane dhe sjelljet e papergjegjshme te individeve ne mjediset komunitare ne raport me mjedisin krijimi i nje mentaliteti dhe edukate qytetare per mjedisin ishin disa nga ceshtjet e trajtuara ne seminare. Te gjitha debatet idete sugjerimet konverguan ne konkluzionin se nje Shqiperi e paster eshte nje Shqiperi evropiane nje shoqeri ne nje mjedis te gjelber eshte nje shoqeri e integruar. Mbrojtja e mjedisit - Mbrojtja e jetes ishte nder te tjera slogani qe pershkroi kete fushate ndergjegjesimi. Drejtori i shkolles 9-vjecare Ibrahim Rugova Enver Buci tha se te rinjte e zones i japin nje rendesi te vecante aktiviteteve shoqerore si nje standard per integrim. Shume here nxenesit dhe gjimnazistet jane perfshire ne aksione vullnetare per pastrimin e mjedisit dhe te nismave per gjelberim. Dy lektoret i perqendruan shpjegimet dhe ceshtjet e tyre ne tema si Sfidat e biodiversitetit ne zhvillimet globale mbrojtja e mjedisit standard kyc i integrimit evropian te Shqiperise etj. Gjate aktivitetit nxenesit zhvilluan pyetje debate dhe dhane propozime e ide te ndryshme per mbrojtjen e mjedisit dhe gjelberimin e zones. Njeheresh gjate seminareve me nxenesit moren pjese mesues te lendes se botanikes biologjise dhe edukates sociale si dhe perfaqesues te pushtetit lokal.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos