Teatri i Kukullave

60 vjet ne teatrin e femijeve

Kane kaluar plot 60 vjet nga krijimi i Teatrit te Kukullave. Ditelindja e tij u festua dje me nje maratone aktivitetesh nder te cilat shperndarja e trofeve per te gjithe ata artiste qe kane dhene kontributin e tyre nder vite si dhe vleresimi me urdhrin Naim Frasheri i Arte nga Presidenti Topi

Na ishte nje here nje teater.... e na eshte akoma... Nje dite prej ditesh mbushi 60 vjec sa nje gjysh me floke te bardhe qe mbledh rreth vetes femije per tu treguar histori nga ato me kukulla.

Na ishte nje here nje teater... e vazhdon te jete akoma. Nje Piter Pan i vertete qe nuk deshiron te rritet e qe mbledh rreth vetes te gjithe ata femije qe duan aventuren qe thurin endrra me zana me pirate me lule me kafshe qe duan te takojne nga afer princer e dragonj magjistare e aliene... por ndonjehere edhe me shume se kaq.

Na ishte njehere nje teater... qe na mblidhte rreth vetes sa here qe shfaqej Katallani Qerosi Fatbardh pikaloshi Ora e lojes Cufoja Bardhoshja qe ka ditelindjen Pinoku por edhe Gjergj Elez Alia Euml-ja me kacurrelat te balli Blerina balerina e shume e shume personazhe te tjere.

Teatri Kombetar i Femijeve kishte ditelindjen dje. Mbushi plot 60 vjec. Mengjesi heret e gjeti plot me miq te vegjel. Ata festonin. Lumturisht. Pas tyre ne feste edhe me te rriturit. Ata protagonistet. Ata qe e themeluan dhe ata qe e mbajten ne kembe por edhe ata qe duan te behen pjese. Secili prej atyre qe ka dhene nje kontribut qysh nga krijimi i tij me 6 dhjetor te vitit 1950. Sepse atehere erdhi ne jete. Ajo ishte dita kur u shfaq premiera e pare e mirefillte me titullin Fatbardha e shkrimtarit sovjetik Shnejdor. Regjisori i pare nismetar per eksperimentimin e Teatrit te Kukullave ishte Xhemal Broja. Ishte ai qe mblodhi edhe aktoret e pare Marta Burden Eleni Plasarin Ana Kciren Myftar Armirin Avni Resulin Tiftire Keten Qenan Toron Enver Dautin Melpomeni Cobanin etj. Kukullat u pergatiten nga Ndoc Kodheli dekoret nga piktori Rrok Daberdaku dhe kostumet nga Veta Stillu. Teatri i pare profesionist i Kukullave ishte i perbere vetem nga 12 persona nga te cilet nje regjisor nje piktor per kukullat e skenat pese aktore nje marangoz nje rrobaqepes nje elektricist nje makinist dhe nje llogaritar. Fatbardha u shfaq ne skenen e kinema Republika ku zhvilloi aktivitetin e tij Teatri i Kukullave qe nga mbarimi i vitit 1950 dhe deri ne vitin 1955. Puna ecen me tej me 20 mars 1951. Llazar Veria ve ne skene shfaqjen Hirushja. Kukullat dhe dekoret u ideuan nga mjeshtri Ndoc Kodheli dhe skenografi Rustem Qenani. Nje peshe shume te rendesishme per vite te tera me radhe ka dhene skenografi Tonin Shiroka Artist i Merituar libretisti Petraq Risto skulptore Majlinda Frasheri Romeo Cani dhe tani Merita Spahija si dhe shume bashkepunetore te tjere si Kristo Cala Alfred Trebicka Ilir Dragovoja Aurora amp Klajd Ymeri Adrian Hila Sokol Marsi Matlinda Mehmetaj Vangjel Kozma etj. Ne kete teater u ideuan dhe u realizuan me qindra dhe dhjetera role dhe shfaqje. Nder aktoret qe sollen ne skene personazhet e dashura jane Zija Grapshi Xhavit Xhepa Agron Gashi Pleurat Armiri Xhavit Sallaku Bardhyle Nase Rina Toro Ibrahim Braho Meliha Jorgji Lin Ndoka Myzejen Pocesta Mirketa Cobani Eva Pellumbi Lorenc Pepa Mira Minga Bakie Baboci Florinda Mazreku Marilda Furxhi Zef Kurti Shegushe Bebeti Sokol Myzeqari Silva Mamoli Alma Pina Leonard Daliu Donika Ramollari Denard Xhillari Jorida Meta Alfred Zeneli Kliti Roshi etj. Ne maj te vitit 2003 Teatri i Kukullave mori statusin kombetar dhe ne vitin 2005 emertohet Teatri Kombetar per Femije. Sot ky teater jep mbi 500 shfaqje ne vit ne te gjithe vendin. Nder shfaqjet me te arrira nder vite ato qe kane mbetur ne kujtesen e shume femijeve jane Borebardha Qerosi mundi Katallanin E bukura e Ujerave Pinoku Semi gjeti nje kepuce Djali qe humbi oret Kur gezohet Baba Viti E bukura dhe bisha Rrembimi i trendafilit Kacamisri kerkon shoket 3 Derrkucet Lulet e Ides se vogel Kecat dhe Ujku Cmenduria e ngjyrave Kesulekuqja Mbret do te behem une Kacamiu Tekamadh Arushi qe nuk donte te mesonte muzike Veza Magjike Princeshat dhe dragoi etj. Pjesemarrja e kesaj trupe ka lene gjurmet e veta dhe ne aktivitete nderkombetare si Bullgari France Itali Jugosllavi Hungari Austri Greqi Maqedoni e Kosove.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Shqip

Publikuar nga: Gazeta Shqip

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos