Zgjidhja e mosmarreveshjeve me ndermjetesim risite e ligjit te ri

Projektligji ceshtjet ku hyn ndermjetesi per zgjidhjen e mosmarreveshjeve si licencohet dhe menyra e funksionimit te punes se ndermjetesve

Nje projektligj i rendesishem pritet te kaloje per votim ne Kuvend se shpejti. Behet fjale per projektligjin Per ndermjetesimin ne zgjidhjen e mosmarreveshjeve i cili shihet si nje nisme e rendesishme ne kuader te permiresimit te akteve ne fushen e drejtesise. Shkak per pergatitjen e ketij projektligji u bene disa probleme te hasura ne praktike per gjykatat ose subjektet e ngarkuara me zbatimin e ligjit gjate zhvillimit te procedurave te pajtimit si dhe ne kuader te adresimit te nevojes per rritjen e rasteve te zgjidhjeve jashtegjyqesore te mosmarreveshjeve. Hartimi i dispozitave te reja per figuren e ndermjetesit synon ofrimin e sherbimit te ndermjetesimit efektiv dhe cilesor ne respektim te parimit te konfidencialitetit si dhe te mbrojtjes se interesave te paleve. Gjithashtu ky projektligj synon te percaktoje rregulla te reja per organizimin e permbaruesve duke parashikuar krijimin e Dhomes Kombetare te Ndermjetesve si dhe krijimin e dhomave vendore te ndermjetesve. Projektligji perbehet nga kater krere te cilet ne menyre te hollesishme percaktojne proceduren e zhvillimit te ndermjetesimit per organizimin e sherbimit te ndermjetesimit si dhe licencimin dhe ushtrimin e veprimtarise.

Nenet e projektligjit

Dy nenet e para percaktojne veprimtarine dhe fushen e zbatimit te ndermjetesimit i cili zbatohet per zgjidhjen e te gjitha mosmarreveshjeve ne fushen e se drejtes civile tregtare te punes dhe familjare. Gjithashtu ndermjetesimi zbatohet edhe ne mosmarreveshjet ne fushen penale qe shqyrtohen nga gjykata me kerkesen e te demtuarit akuzues ose ne baze te ankimit te te demtuarit. Gjykata prokuroria ose organi perkates shteteror brenda kompetencave te parashikuara nga ligji orienton palet per zgjidhjen me ndermjetesim te mosmarreveshjeve ne ceshtjet penale civile ose familjare ku nderthuren interesat e te miturve ceshtjet e pajtimit ne rastet e zgjidhjes se marteses te parashikuara nga neni 134 i Kodit te Familjes mosmarreveshjet me karakter pasuror me objekt padie deri ne 500 00 mije leke si dhe padite per kerkimin e sendit padite mohuese dhe padite per pushimin e cenimit te posedimit. Projektligji parashikon se mosmarreveshjet per te cilat eshte e detyrueshme zgjidhja ne rruge gjyqesore nuk mund te zgjidhen me ndermjetesim. Eumlshte parashikuar ne dispozitat e ketij projektligji qe ato te zbatohen per aq sa eshte e mundur dhe per proceduren e ndermjetesimit per zgjidhjen e mosmarreveshjeve kur te pakten njera nga palet e ka vendin e banimit jashte Republikes se Shqiperise. Ndersa ne nenin 3 percaktohen parimet e ndermjetesimit te cilat nuk parashikoheshin nga ligji qe aktualisht eshte ne fuqi. Si parime te rendesishme jane ajo e barazise se paleve dhe i respektimit te autonomise se tyre parim i drejtesise dhe i paanshmerise si dhe ruajtja e te dhenave te konfidencialitetit. Ndermjetesimi eshte vullnetar dhe palet jane ato qe zgjedhin ndermjetesin si alternative per zgjidhjen e mosmarreveshjeve.

Licencimi i ndermjetesve

Licencimi dhe ushtrimi i veprimtarise se ndermjetesit percaktohen ne nenin 4 te ketij projektligji. Madje ky nen parashikon edhe ngritjen e Komisionit te Licencimit te Ndermjetesve i cili perbehet nga tre anetare 2 nga Dhoma Kombetare e Ndermjetesimit dhe nje perfaqesues i Ministrise se Drejtesise. Parashikimit e reja japin ne menyre te hollesishme proceduren e licencimit te subjekteve te interesuara per ushtrimin e veprimtarise se ndermjetesimit kategorite e licencave ku do te perfshihet licenca e ndermjetesit ne perputhje me legjislacionin ne fuqi per licencat autorizimet dhe lejet si dhe krijimin e regjistrit te ndermjetesit. Regjistri i ndermjetesit do te krijohet dhe mbahet nga Ministria e Drejtesise.

Ceshtjet qe zgjidhen me ndermjetesim

Ceshtjet penale civile ose familjare ku nderthuren interesat e te miturve

Ceshtjet e pajtimit ne rastet e zgjidhjes se marteses te parashikuara nga neni 134 i Kodit te Familjes

Mosmarreveshjet me karakter pasuror me objekt padie deri ne 500 00 mije leke

Padite per kerkimin e sendit padite mohuese dhe padite per pushimin e cenimit te posedimit

Kushtet per te qene ndermjetes

Te jete mbi 25 vjec

Kryerja e programit te trajnimit dhe formimit profesional te ndermjetesve

Detyrimi per te qene i regjistruar si ndermjetes ne listen e Ministrise se Drejtesise

Heqja e licences

Licenca hiqet kur ndermjetesi kryen shkelje te etikes

Heqja e licences vendoset nga Komisioni i Licencimit te Ndermjetesve me ankim te paraqitur nga te tretet dhe sipas nje procedure

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos