Konferenca e vitit 1949/ Si do te shkruhej letersia e realizmit socialist

Nonda Bulka dhe Sterjo Spase perballe njeri-tjetrit si do te pervetesohej ideologjia marksiste-leniniste ne letersi dhe atmosfera e tjeter se nga duhet te shkelte letersia e realizmit socialist. Bulka marksist pak me kthjellet por ne lufte te ashper xhelozie me Mark Ndojen dhe Shuteriqin. Sterjo Spase kerkon protagonizem ne propaganden e socrealizmit duke sugjeruar qe shtypi do ti sherbente me mire doktrines dhe letersise per tu perhapur dhe jetuar gjate

Se sa te rreken sot te shpjegojne si lindi realizmi socialist dhe pse shkrimtaret u rreshtuan nen diktature nje e nga nje pa pasur piken e rezistences e tregojne botimet ne periodikun e kohes. Eumlshte aq e qarte ironia sa sot le te flasin gjithe diten e lume gjuhetare e letrare te vjeter per te shpjeguar sa me mire kohen. Revistat dhe broshurat te shtypura me mijera kopje tirazh per te injektuar doktrinen komuniste sot fare mire jane lende baze per te studiuar shkrimtaret e diktatures. Kerkohen dosjet e diktatures por gjyqtaret e komunizmit i gjen fare lehte dhe ne ure te Lanes. Madje neper media ata libra jane quajtur kapitull i mbyllur kufoma. Perkundrazi nese bie ne site vullneti politik do te shihet se emrat qe cuan ne burg intelektualet do ta dekonsipirojne fare qarte veten. Javen qe shkoi gazeta standard hapi rubriken Si lexohet ndryshe diktatura permes veglave te saj zbulohet mekanizmi se si u instalua ajo. Konferenca e trete e Lidhjes se Shkrimtareve te Shqiperise ne vitin 1949 ishte deshmia me e paster se si nisi diktati ne letersi qe u quajt letersi e realizmit socialist. Nje jave me pare u publikua komploti i Lidhjes per te rrezuar Sejfulla Maleshoven pse mbrojti letersine shqiptare korifejte e saj si Fishten Konicen Kutelin etj. Fjalimi i ashper i Shefqet Musarajt me grupin e tij te udhehequr nga partia duhej te permbysnin nje here e mire gjithe lenden letrare te trasheguar per te nisur ndertimin e njeriut te ri. Bashke me Sejfulla Maleshoven qe u hoq nga kreu I Lidhjes me nje liste te sharash e kritikash se kishte qene me shume liberal se cduhej edhe per shkak te mbrojtjes qe ai i beri letersise se madhe asaj se vertetes shqiptare edhe Skender Luarasi e Ymer Dishnica dolen kunder konferences e vendimeve te saj. Standard botoi edhe deshmine qe i biri i Luarasit Petroja i vuri ne dispozicion gazetes pasi ne broshuren e botuar nga kjo konference pikerisht keto tri fjalime mungonin ishin censuar e Maleshoves Luarasit dhe Dishnices.

Ndersa sot botojme nga konferenca e trete te plote referencat e dy shkrimtareve qe aspirojne komunizmin Nonda Bulka dhe Sterjo Spase. Vijne ne kete veshtrim keta dy autore per te pare se si ne nje forme me te bute jo politike te ashper sa detyrat e Shefqet Musaraj. Bulka flet per pervetesim te mesimeve marksiste. Ai eshte me bindje marksiste dhe nuk ishin te pakte intelektualet qe besuan ne te duke mbushur rafte pa fund librash nga kjo doktrine. Edhe Sterjo Spase me nje naivitet me te madh e kerkon injektimin ne forme ne ate qe quhet realizem socialist. Te te dy keta ndihet nje lufte rivale por me e zbehte gjithsesi qe te dy cojne uje ne te njejtin burim perkrahin Shefqet Musarajn kunder Maleshoves e Luarasit. Se si erdhi metoda e realizmit socialist ne Shqiperi kete me mire e paraqet fjalimi i Sterjo Spases per te cilin nuk ka nevoje asnje deshmi e analize per te kuptuar se sa naivisht trajtohej ajo si metode. Ndersa te cudit termi realizmi kritik qe presupozon nje letersi e perfaqesuar nga e kalaura por qe sipas Spases duhej me u marre me shume me rindertim qe do te thote me shkrimtarin e diktatures qysh ne fillim te etiketuar realizmi socialist si import rryme nga Bashkimi Sovjetik.

Diskutim i Nonda Bulkes

Do te flas shkurt dhe mbi thema te caktuara. Do te fluturoj si bleta lule me lule dhe aty ketu mund te thumboj duke filluar nga vetja ime. Ne jemi mbledhur ketu jo per ti thurur kurora po per ta mare punen seriozisht. Te gjithe shkrimtaret duhet te pervetesojme mire kulturen marksiste-leniniste.

Kultura ideologjike. Per ne kjo kulture eshte si nje kyc me anen e te cilit mund te hysh kudo. Ne shkrimtaret pa parti nen preteksin se nuk jemi te Partise nuk duhet ti lejojme vetes gabime ideologjike. Gabime gjithnje do te bejme po puna eshte qe te bejme sa me pak dhe sa me pak te trasha.

Gjendja e shkrimtarit sot e dje. Le te shikojme shkurtazi letersine e djeshme dhe gjendjen e shkrimtarit duke e krahasuar me ate te sotmen. Vetem nje krahasim i vogel mund te na jape nje ide Shembull konkret Sterjo Spasja ka shitur dikur librin e tij Aferdita me nje sipermarres per nje shume qesharake te hollash. Kjo veper qe ishte gjaku dhe shpirti i autorit u shit dikur. Ky liber nuk i perkiste me kurre autorit. Dikush tjeter do ta shfrytezonte. Sot nuk ngjasin me gjera te tilla. Vepra eshte e autorit dhe mbetet e tij.

Frymezimi nga letersia sovjetike. Ne duhet te frytezohemi nga letersia sovjetike sic jemi frymezuar me pare nga letersia ruse nga shkrimtare si Tolstoi dhe Pushkini. Sot shkrimtaret sovjetike duhet te na japin drejtimin. Kemi shume nevoje per perkthime nga leersia sovjetike fener per shkrimet tona.

Ku jemi ne poezi Ne simbas mendimit tim ne poezi kemi pesuar nje katastrofe ne vargun e lire dhe ne imitimin e vargut majakovskian. Kemi frymezuar te rinjte me vargun e shtrember majakovksian dhe i kemi futur ne nje qorrsokak. Vargu i ashtuquajtur i lire ose ai majakovskian eshte perdorur keq dhe eshte bere si rregull. Eumlshte harruar fare vargu yne kombetar teterrokeshi popullor. Vargu i lire dhe ay majakovskian per te dale te persosur duhet qe shkrimtari te kete figura shume te forta dhe te bukura. Kurse rima ritmi strofa edhe sikur fuqia e figuravet te mos jete e forte melodia dhe muzikaliteti i japin shije dhe e bejne me te kuptueshme me terheqes me te shijshem.

Une ne poemin tim te vogel Tufani kam rene ne gabim te kundert. Kam marre per imitim vargun popullor kam mbajtur rimen dhe ritmin dhe ne pergjithesi mungojne figurat e forta. Vargun popullor skam mundur ta ngre ne artin e larte poetik.

Kronika Shoku Mark Ndoja e hapi kete rruge dhe beri mire. Ai goditi me sepaten e dardharit dhe beri mire. Vecse ne dy pika nuk jam me nje mendje me shokun Mark e para shoku Mark thote se Aleks Caci ka gabuar ne brendi duke na e paraqitur myzeqarin si raja perpara beut. Une mendoj se koha per te cilen flet Caci e tille ishte kalamau tmerohej vetem kur hyri ne Myzeqe ideologjia e luftes se klasave vetem atehere myzeqari u be aq kurajoz e revolucionar sa edhe kurveleshasi. Une mendoj se poema e Cacit ka si pike te dobet formen. I mungojne figurat.

Pika e dyte ku nuk piqem me shokun Mark ishte kjo Kur jemi vete shkrimtare dhe duam te bejme kritike me e mira gje eshte te fillojme nga vetja jone. Poema

Roja e cila ne gjinine e saj ka shume cilesi ka si pika te dobeta perseritjet proliksitetin dhe aty-ketu eshte e erret.

Po ashtu mund te thuhet per poemin e Shuteriqit Ptoleme i cili ka frymezim te larte bukuri te gjalle por edhe atij i mungon ajo cilesi e domosdoshme per nje poeme qe quhet kthjelltesi per shembull Cdo Haxhi Qamili aty Shyn gjekundi.

Vargu popullor dhe talenti. Duhet te kthehemi ne vargun e Naimit e te Cajupit. Ashtu do te na kuptoje populli. Njembedhjeterrokeshi i perdorur ne ustallek nuk eshte i keq. Ne jemi te pajisur me ate qe tha shoku Prevencev me gjene e paprekshme qe nuk mund te mbahet nen sqetull dhe qe quhet talent. Kush me shume kush me pak ne e kemi kete cilesi te rralle. Doktoret avokatet matematikanet inxhinieret dalin nga shkollat inxhinieret e shpirtit jo Ata perfeksionohen ne shkolle por nuk ka shkolle nga te dalin poetet ose prozatoret dhe kjo eshte nje gje e madhe dhe njekohesisht nje mburje. Populli partia dhe qeveria presin shume nga ne nga puna jone.

Harram u qofte do te na thote populli ne rast se ne nuk do te dalim faqebardhe ne misionin tone te larte. Ne e kemi ne dore qe ne vend te fjales lsquoharram populli te na thote lsquohallall.

Atmosfera letrare

Sterjo Spase

Qe ka ekzistuar nje atmosfere letrare per kete ska aspak dyshim gjersa ka ekzistuar Lidhja e Shkrimtareve gjersa ka ekzistuar nje organ i saj gjersa numerohet nje prodhim i mire letrar brenda pak vjeteve. Por neve na ka munguar nje atmosfere intime letrare d.m.th na kane munguar ato momente te perditshme qe te na benin ta ndienim veten te lidhur ngushte me pasionin tone me idealin tone si shkrimtare me letersine. Shkaqet dalin vetvetiu nga ato qe u thane po une dua te theksoj disa nga mjetet qe do te na vlenin per te krijuar kete atmosfere intime letrare.

1- Shtypi i Lidhjes Mjeti kryesor per atmosferen letrare eshte shtypi i Lidhjes. Ai synon ne tri gjera kryesore 1-te edukoje te formoje e te nxjerre ne shesh talentet e shkrimtareve 2 - te mbaje lidhjen e letersise e te shkrimtarevet me masat e gjera punonjese dhe 3- te pasqyroje aktualitetin. Organi i Lidhjes Literatura jone pa dyshim ka bere nje pune te mire per formimin e shkrimtareve vete por ajo ska mundur te behet as qender lidhje me masat punonjese as pasqyre letrare e aktualitetit. Dhe ska si e kryen nje pune te tille Ajo ka karakterin e nje reviste te ngritur per nje numer lecitesish lexuesish te ngritur nga pikepamja e kultures ajo nuk mund te hyje ne kendet me te largeta te leximit nuk mund te futet ne xhepin e punetorit me te thjeshte. As qe mund te pasqyroje realitetin me ate distance te larget qe del nga shtypi. P.sh. kaq probleme te medha u shtruan ne mbledhjen e shkrimtareve e te artisteve dhe kane kaluar dy muaj kurse Literatura jone akoma se ka thene fjalen e saj. Prandaj Lidhja vec revistes duhet te kete edhe nje gazete letare te perjavshme. Kjo gazete letrare nga karakteri i saj i formes dhe i permbajtjes do ta mbaje te gjalle atmosferen intime letrare sepse do te kete mundesi te shkruajne me shume shkrimtare do te kene mundesi te shkruajne me shpesh edhe ne cdo forme poezi novela skica portrete reportazhe letrare pamflete etj. etj. te gjitha te lidhura me aktualitetin me punet e perditshme te rindertimit dhe sepse kjo gazete letrare e lehte ne shitje e shumte ne tirazh dhe e kuptuar ne te kenduar do te kete mundesi te blihet prej cdo njeriu do te kete mundesi te shkoje edhe ne kendet me te largeta te leximit edhe ne duart e cdo punetori e fshatari ja ashtu si shkon Zeri i popullit dhe Bashkimi. Nje gazete te tille ka Lidhja e Shkritmareve te BS-se. Kete imitoi edhe Lidhja e Shkrimtareve te Bullgarise. Gazeta letrare do te jete nje mjet i forte per grumbullimin e shkrimtareve rreth tematikes se re per lidhjen intime te literatures me masat e gjera punonjese dhe per pasqyrimin e aktualitetit. Ajo do te jete nje mjet i forte propagandistik te planit te shtetit me anen e fjales artistike.

2- Kritika letare. Mjeti i dyte eshte kritika letare. Kjo eshte e domosdoshme per te edukuar shkrimtaret per te popullarizuar veprat letrare per te krijuar probleme aktuale letrare. Une dua te shtoj se kritika letrare duhet te ekzistoje edhe kur ska vepra letare me rendesi ajo duhet te gjurmoje cdo gje qe botohet ne Shqiperi qofte edhe fragmente te vogla letrare. Dhe i tere qellimi i kritikes duhet te jete konstruktiv te vere ne dukje anet e mira te shenoje anet e keqija dhe te ndricoje rrugen e re te letersise sone.

3- Burimet letrare Nje nga mjetet qe do ta mbaje gjalle atmosferen letare eshte te njohim mire burimet letrare. E keto burime dolen fare qarte nga referati i Shevqet Musarajt. Jane tre 1- E shkuara jone 2- Lufta Nacionalclirimtare dhe 3- Rindertimi. Ketu nuk jam i qarte per veprat letrare te realizmit kritik qe u zu ne goje. Pas mendimit tim jo vetem ti leme per me vone veprat e realizmit kritik por e mira e te miravet te mos dalin kurre vepra letrare te realizmit kritik sot qe kemi metoden e realizmit socialist. Thame se tri jane burimet e medha letrare. Por nuk duhet kuptuar se cdo veper e shkruar nga burimi i se shkuares sone do te jete edhe veper letrare e realizmit kritik. Jo. Atehere e tille do te ishte edhe kryevepra e Aleksej Tolstoit romanit Petri i Pare. Nuk eshte burimi qe e ben nje veper te jete e realizmit kritik ose socialist por eshte metoda qe perdor shkrimtari per te pasqyruar nje realitet. E metoda letrare me progresiste sic e theksoi aq mire shoku Shevqet Musaraj ne referat sot eshte metoda e realizmit socialist. Duke zbuluar duke forcuar dhe duke zhvilluar ne nje veper letrare tendencat sociale ne jete duke vene ne dukje ato elemente te realitetit qe jane nje dritare per zhvillimin e socializmit me syrin e romantizmit revolucionar ne vetvetiu shkojme pas metodes se realizmit socialist. Me kete metode mund te shohim rindertimin tone sot epopene e Luftes Nacionalclirimtare por edhe te shkuaren tone pa pasur fare nevoje per vepra te realizmit kritik. Porhellipkjo eshte nje teme me shume rendesi per formimin tone dhe sigurisht kryesia e Lidhjes do te ta shtroje ne konferenca te vecanta. Vecse dua te shtoj se eshte shume e drejte ajo qe ve ne dukje referati qe sot per sot te mos vemi gjer atje sa te behemi ashiker te burimit letrar te se shkuares dhe te harrojme rindertimin qe eshte problemi me i madh letrar aktual.

4- Ta njohim sa me mire realizmin socialist ne letersi-

Per kete jane tri gjera te domosdoshme 1- te studiojme teorine e letersise nga kritiket letrare sovjetike si nga Aleksandrovi Timofejevi Gorki etj. 2- te kendojme e te familjarizohemi sa me shume me veprat letrare sovjetike. Keto te dyja do te na bejne qe te kuptojme mire se ceshte realizmi socialist ne letersi. Atehere do te dime ta kapim jeten me tere kontradiktat e saj e nuk do ti bejme heronjte skema e fotografi por njerez me tere kontradiktat shpirterore njerez me shpirt e me zemer me te mira e me te meta. Por edhe njerez qe shohin te ardhmen e tyre e te popullit te tyre. Sa gjera do te mesojme psh nga Tokat e cara te Shollohovit. E shohim se vete Davidovi eshte njeri qe ndien qe vuan qe mendon si gjithe te tjeret por qe ka nje ndryshim te madh tjeter edukaten e Partise se tij sakrifikon ne menyrat me te natyrshme cdo gje per idealin e Partise se tij. E po ti njohim mire keta heronj te letersise sovjetike nuk do te na qelloje sic i qelloi psh njerit prej nesh Pat e mbaroi plaku ia krisi gazit- ha haMor bir por ky sulmonjesi yt as haka as pikerka as flekerka po vetem punoka 3- pika e trete per ta njohur me mire realizmin socialist eshte qe te fillojme te shkruajme. Duke mos shkruar as kemi si te mos gabojme as kemi si te mesojme nga realizmi socialist.

5- Te njohim prej se afermi dhe te jemi ne korent te perhershem me levizjen aktuale letare te BS dhe te demokracive popullore. Kur them aktuale dua te kuptojme qe te njohim mire punen e perditshme te shkrimtareve preokupacionet e tyre veprat e tyre menyrat e punes se tyre evenimentet kulturore etj.

6 - Formimi yne Ne do te mbajme gjalle atmosferen letrare edhe duke u formuar vete dhe do te formohemi vete vec mjeteve te siperme edhe me anen e konferencave letrare me diskutimet mbi shkrimet te botuara e te pabotuara me pjesemarrjen ne evenimentet kulturore e politike te vendit tone me studimin e me kuptimin e drejte qe duhet lsquotu bejme tere urdheresave qeveritare duke jetuar sa me shume prane popullit tone prane realitetit shqiptar. Ne ne kete menyre edhe do te shkundemi nga cdo trashegimi te vjeter. Lidhja vete duhet te jete si nje kartoteke ku duhet te gjendet i tere materiali qe u hyn ne pune shkrimtareve per kete atmosfere letrare.

7- Te njohim mire vepren e njeri-tjetrit te afrohemi njeri me tjetrin tia themi sinqerisht te metat e te mirat. Te jemi modeste e per shembull te modestite te kemi shkrimtaret sovjetike. P.sh shoku Arkadi Pervencev eshte vetem prej disa ditesh midis nesh e neve na duket sikur kemi jetuar vite me radhe bashke me te.

Keto jane disa nga mjetet qe do te na bejne te krijojme atmosferen letrare intime. Por jo vetem kaq keto do te krijojne mundesite qe te jetoje ne nje atmosfere letrare edhe populli yne.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta Standard

Publikuar nga: Gazeta Standard

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos