Berisha Rama me kostum 20 mije euro e jelek 4200 euro

/ /

Kreu i maxhorances debatoi me kreun e grupit parlamentar te PS-se Gramoz Ruci ku nuk u kursyen edhe akuzat personale mes tyre. Merita e tij eshte se fsheh cdo gje se vishet nga Brioni se eshte nga te paktet bose qe sjell me xhet avion te vecante ne Tirane perfaqesuesit e Brionit per kostumet. Kryetari juaj e merr dy here ne vit rrobaqepesen e Brionit per te prere kostume. Ai qe deklaron 3 mije euro kostumet i ka mbi 20 mije euro. Ai qe deklaron 3 mije euro kemishen e ka 1200 euro. Ai qe deklaron 3 mije euro kepucet i ka me lekure gjarpri. Ky ka meriten se ka 3 mije euro packa se kostumet i blen 22 mije euro packa se dasmat i ben 800 mije euro dhe e kam me dhuratat jo me sallamin qe hengret ju ne dasme. Kur isha ne opozite nje ambasador mik i Shqiperise i shkoi ne zyre dhe ai i flet vetem per mua. Ambasadori i thote zoteri une shkoj ne zyren e tij dhe ai nuk me flet per ty por me flet vetem per problemet e vendit por meqe po e ben keshtu po te them vetem nje gje shkoj atje dhe e gjej te veshur normalisht ndersa e kap per jeleku dhe i thote - ky jeleku yt ne dyqan kushton 4200 euro. E dini cfare ndodhi me kryetarin tuaj U shtri pertoke akuzoi Berisha kreun e opozites Edi Rama. Ne pergjigje ndaj ketyre akuzave u pergjigj Ruci i cili u shpreh se Berisha ka filluar te kete ankth nga Rama per shkak te frikes per humbjen e karriges se kryeministrit e pushtetit. Z.krye-minister e gjithe kjo do te jape nje keshille miqesore. Te eshte kthyer ne obsesion te eshte kthyer ne makth te eshte kthyer ne hije emri i Edi Rames. Mos e perjeto kaq keq shpejt a vone ti do te biesh nga ai kale qe ke hipur shpejt a vone Edi Rama do te vije aty ku je ti. Po ti mos e perjeto kaq keq u pergjigj Ruci. Debati mes tyre u perserit edhe pasdite ne Kuvend por kesaj here te dy shkembyen akuza personale. Une nuk merrem kurre me gjera personale por do me falesh per keta qe jane ketu dhe per ata qe na shohin. Ti je i vetmi qe nga Lufta e Dyte Boterore e deri me sot se ish-kryetari yt do te thoshte se ke ikur nga ky vend me rroba grash i tha Berisha Rucit. Nga ana e tij Ruci u kunderpergjigj duke thene se eshte larguar ne mes te dites dhe jo me rroba grash. Ai u shpreh se pergjohej nga Sherbimi Sekret ne ate kohe. Kerkove qe te me anatemosh e gjoja kam ikur ne 96 me rroba grash. Mendoni per nje cast qe Gramoz Rucin dhe Sali Berishen ti veshesh me rroba grash dhe ti nxjerresh ne pazar. Do bataksesh dynjaja. E kuptoni se cmarrezi eshte Pyetja me elementare qe shtrohet eshte se pse iku Ruci. Shkoni pyesni lagjen sesi Sekretari i Pergjithshem i opozites se asaj kohe kishte tri muaj qe 22 veta te paguar nga shteti qe i ndjeri Gazidede donte si iku Ruci. Me pas iu turren Islamit. Mbaheshin ne zyre ne rruge shtepi 24 ore u pergjigj Ruci. Debati ne Kuvend

Sali Berisha Ai Rama qe nuk ka sensin e pendeses nuk ka dhe nuk mund te kete vlerat me te vogla te njeriut te qyteteruar. Kompleksi i turpit eshte nje kompleks qe shtrihet prore ne te gjitha speciet e mamifereve. Por ajo qe e dallon homo sapiensin e qyteteruar eshte ndjenja e pendeses. Ne kulmin e protestave kur kryetari juaj ne krize te perjetshme ne krize dhe i pashprese rrinte dite e nate para selise se Kryeministrise i cova nje mesazh harroje se behesh kryeminister duke ndenjur para deres sime. Nuk behesh kryeminister ne kete menyre. Jua them keto se pavaresisht se ka 2-3 avokate te tij ketu jam i bindur se ne ndergjegjen tuaj ashtu sic ju trajton ai juve edhe Enver Hoxha do ta kishte lakmi.
Saimir Tahiri Te lutem fol per buxhetin. Per kete jemi ketu.
Sali Berisha Absolutisht po zoteri se sigurisht po te hysh ne poker gjithe diten e ke mendjen ne poker degjon vetem Lady Gaga Poker Face. Problemin ju e keni tek lepuri dhe nga lepurushi por po cliroheni nga lepurushi mesa po shoh une.
Gramoz Ruci Zgjedhjet e lira te ketij vendi z.kryeminister fjalen e lire ne kete vend z.kryeminister median e lire z. Kryeminister dhe ne fund kerkon qe te marresh peng opoziten kerkon qe te marresh peng edhe liderin e tyre Edi Ramen. Harrojeni z.Kryeminister E gjithe kjo do te jape nje keshille miqesore. Te eshte kthyer ne obsesion te eshte kthyer ne makth te eshte kthyer ne hije emri i Edi Rames. Mos e perjeto kaq keq shpejt a vone ti do te biesh nga ai kale qe ke hipur shpejt a vone Edi Rama do te vije aty ku je ti. Po ti mos e perjeto kaq keq.
Sali Berisha I nderuar zoteri te jesh i sigurt ti dhe kryetari yt se nuk ka pasur nuk ka dhe nuk do te kete te pakten per 25-30 vjet njeri me konfortabel per mua per kundershtar sesa Edvin Kristaq Rama. Dhe kete bej sepse qe kur ju hipi ne shpinen e Tom Doshit ju jeni ne shpinen e nje personi si ai ai eshte forca kryesore e juaja.Tom Doshi cohet ne kembe
Tom Doshi nga salla shte e disata here qe me sulmon.
Sali Berisha Do ti them disa gjera ketu. Merita e tij Rameseshte se fsheh cdo gje se vishet nga Brioni se eshte nga te paktet bose qe sjell me xhet te vecante ne Tirane perfaqesuesit e Brionit per kostumet. Kryetari juaj e merr dy here ne vit rrobaqepesen e Brionit per te prere kostume. Ai qe deklaron 3 mije euro kostumet i ka mbi 20 mije euro. Ai qe deklaron 3 mije euro kemishen e ka 1200 euro. Ai qe deklaron 3 mije euro kepucet i ka me lekure gjarpri.
Taulant Balla nga salla Tregona sa kushton ora qe ke ne dore.
Sali Berisha Ky ka meriten se ka 3 mije euro packa se kostumet i blen 22 mije euro packa se dasmat i ben 800 mije euro dhe e kam me dhuratat jo me sallamin qe hengret ju ne dasme.
Pandeli Majko Nuk kemi ardhur ketu te merremi as me sa i kushtojne pantallonat as sa i kushton jeleku as sa i kushton kostumi X-it apo Y-it per te bere batuta me Ledi Gaga e ku di une. E pres me entuziazem krahasimin qe ai ben me kohen e Skenderbeut por me ngadale. Skenderbeu ka qene kapedan. Ti je kryetar partie. Skenderbeu ka qene kalores i Krishtit ti je nje kalores qe nuk do te zbresesh kurre nga kali. Ai ka pasur disa virtyte qe kane nje paralele me ty. Ka qene shume i dhene pas mbjelljes pas bimes se ullirit. Sigurisht qe buxheti i bimes ka kuptim por jo per bimen por per kokrren. Une kerkoj qe te mos e votojme kete kokerr ketu.
Sokol Olldashi E vetmja pune publike e permendur ne mjediset edhe te politikes ne Shqiperi qe eshte realisht pa projekt eshte tuneli i Otrantos. Nuk kemi projekt per tunelin e Otrantos dhe per fat te mire ate koqe ulliri nuk e ka ngrene njeri deri me sot.

Debati pasdite ne Kuvend
Sali Berisha Nuk keni dale ende nga spiralja. E degjuat folklorin e Namikut. Njesoj sic genjente kur shkruante fjalimet e Sotir Kocollarit. Doli sot ketu dhe numeronte gjoja lista imagjinare dhe shpikte fshatra qe nuk ekzistonin fare. Ju degjova te recitoni dhe njera tregonte vjershat e Migjenit. Ledi u ke borxh ndertuesve te Tiranes 70 te lejeve te ndertimit sepse i ka marre firma jote. Ju duket e pafajshme keshtu ajo por nuk eshte e tille. Ajo Alehandron e ka kercyer me leje ndertimi dhe jo me napolona. Edhe sikur te kishte nje tepsi me napolona lejet nuk hiqen nga arkivi yt. Nuk flisni nje fjale per buxhetin. A keni zgjedhes apo jo
Gramoz Ruci Kryeministri ne vend qe te prezantoje buxhetin sulmon opoziten dhe kreun e saj. Kjo ndodh vetem me kete kryeminister. Asnje fjale per gjithe ato shqetesime. Ti erdhe me vonese mbase sepse tani u ngrite nga gjumi dhe kerkove fjalen ne oren e lajmeve sepse doje te dilje live.
Sali Berisha Vazhdon gara e mashtrimit dhe trillimit ne zerin e kryeministrit ne hije. Fole ketu gjera ne planin personal. Une nuk merrem kurre me gjera personale por do me falesh per keta qe jane ketu dhe per ata qe na shohin. Ti je i vetmi qe nga Lufta e Dyte Boterore e deri me sot se ish-kryetari yt do te thoshte se ke ikur nga ky vend me rroba grash. Kjo eshte e verteta. Pse shte puna jote. Guxim trimeri klandestin eshte puna jote.
Namik Dokle Prisja te degjoja KKM kryetarin e Keshillit te Ministrave por degjova MMM-ne mjeshtrin e madh te mashtrimit. Berisha aq shume i ka ndjekur diskutimet e PS-se sa kujton ketu nje emer qe dikur i lepihej per nje leter kampi.
Gramoz Ruci Kerkove qe te me anatemosh e gjoja kam ikur ne 96 me rroba grash. Mendoni per nje cast qe Gramoz Rucin dhe Sali Berishen ti veshesh me rroba grash dhe ti nxjerresh ne pazar. Do bataksesh dynjaja. E kuptoni se cmarrezi eshte Pyetja me elementare qe shtrohet eshte se pse iku Ruci. Shkoni pyesni lagjen sesi sekretari i pergjithshem i opozites se asaj kohe kishte tri muaj qe 22 veta te paguar nga shteti qe i ndjeri Gazidede donte si iku Ruci. Me pas iu turren Islamit. Mbaheshin ne zyre ne rruge shtepi 24 ore. Kam ikur ne mes te dites sic jam i veshur sot. Se ata gjynahqare qe i kishe marre jo vetem qe skishin aftesi profesione por misionin qe kishin marre e kuptonin dhe banoret e lagjes. Dy muaj u qelben rreze pallatit se banoret u hidhin fasule siper mbi koke dhe i zune mizat nga corapet e palara dhe nga fasulet qe hanin rreze pallatit. Dade e Topalli replika per fletet e dhunen

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe deputetja e PS-se Arta Dade replikuan dje ne Kuvend per fletet e votimit por edhe per dhunen ndaj grave. Kam nje pyetje. Pse hoqet dore nga fletet ju Po ata qe ishin ne greven e urise pse hoqen dore nga fletet e votimit pyeti Topalli deputeten Dade. Ne vjen mire qe e doni pergjigjen nga une. Por do beje mire qe te mos beje pyetje te tilla se sot eshte dita kunder dhunes ndaj grave. Ju keni rene viktime e shovinizmit te burrave. E them kete me shume keqardhje u pergjigj Dade. Nga ana e saj Topalli u shpreh se duhet vene dore mbi denimin e ketij fenomeni. Ne debat u perfshi edhe ministri i Punes dhe eshtjeve Sociale Spiro Ksera i cili u shpreh se dhuna po njeh perhapje ne shoqeri. Kemi nje fushate sensibilizimi prej 16 ditesh dhe mos u tallni me kete fenomen tha ai. Majko Jo kufizime qytetareve per levizjen e lire

Deputeti i PS-se Pandeli Majko deklaroi dje se qytetaret shqiptare po pengohen nga nje mur i ri per levizjen e tyre drejt perendimit. Sipas tij Ministria e Financave po harton udhezime qe i detyron ata te bejne blerje te caktuara apo te marrin edhe sasi lekesh te caktuara ne udhetimet e tyre jashte vendit. Kam informacion nga Ministria e Financave dhe shpresoj te jete i gabuar. Levizja e lire eshte nje fitore per qytetaret shqiptare dhe per here te pare qytetaret do te levizin lirshem. Mirepo informacioni qe kam une me flet se po pergatiten udhezime dhe projektligje per te vendosur barriera per blerjet e mundshme qe mund te bejne qytetaret. Tani ate qe ne e konsiderojme si rrezim muresh te 40 e ca viteve izolim do tu themi qe do tu vendosim mure te reja me kufizime me nga 300 mije leke per person deklaroi Majko ne Kuvend.

Erald Kapri

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Panorama

Publikuar nga: Panorama

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos