Interneti rrezikon formimin e personalitetit te femijes

25/11/2010Flet sociologia Entela Binjaku Perdorimi pa kriter i internetit sjell crregullime ne zhvillimin e tyre psikologjik

Perdorimi pa kriter i internetit vecanerisht nga moshat e vogla shkollore shnderrohet ne mbartes te problemeve sociale qe nuk demtojne vetem individin por ne teresi cekuilibrojne funksionimin real te shoqerise. Ne dy-tre vjetet e fundit perdorimi masiv i internetit ka zaptuar edhe vendin tone por fatkeqesisht kjo nuk eshte shoqeruar me marrjen e masave parandaluese kundrejt problematikes qe shkaktohet nga renia ne kontakt me bumin e informacioneve te pakontrolluara. Keto te fundit ne mase rriskuese per rritjen e femijeve. Ne nje interviste per gazeten Metropol sociologia Entela Binjaku tregon rreziqet qe i kanosen ketij brezi nese institucionet pergjegjese nuk nderhyjne ne gjetjen e nje zgjidhjeje per filtrimin e ketij informacioni duke e bere perdorimin e internetit me te sigurt per femijet.

- Pervec te mirave perdorimi i internetit eshte kthyer edhe ne nje mjet shqetesues per shkak te mungeses se nismave ligjore qe ndihmojne ne filtrimin e mesazheve qe dergohen te konsumatoret e vegjel. Si ndikon ky perdorim ne formimin emocional dhe psikologjik te te vegjelve

- Interneti eshte nje shpikje qe nuk ka te krahasuar. Sot 30 vjet pas shpikjes se tij interneti ka rreth 300 milione perdorues dhe konsiderohet ende i ri. Nisur nga ky fakt nisma e qeverise shqiptare per internet ne cdo shkolle eshte nje nisme qe duhet pershendetur dhe perkrahur dhe te gjithe aktoret e perfshire duhet te marrin pjese permes kontributit personal - sigurisht brenda hapesirave dhe mendesive qe ka gjithsecili prej tyre. Shifrat e raportuara ne rritje te perdoruesve te internetit ne vendin tone te bejne optimist duke marre ne konsiderate faktin qe interneti tashme i shnderruar ne infrastrukturen baze te shoqerise moderne po gjen vend cdo dite e me shume edhe ne shoqerine tone. Megjithate perdorimi duhet te jete i kontrolluar vecanerisht per moshat e vogla. Kjo pasi frekuentimi i faqeve me permbajtje pornografike apo i materialeve me permbajtje skenash dhune pa dyshim qe perben shqetesim ne rrezikun qe mbart per formimin e personalitetit te femijes apo per crregullimet me pasoja serioze dhe afatgjata. Keto crregullime lidhen me formimin e tyre psikologjik me crregullime te personalitetit qe konsistojne ne rrezikun e shperqendrimit nga jeta reale ne prirjen per varesi ndaj pornografise dhe seksit ne mundesine e krijimit te nje personaliteti agresiv te krijimit te nje realiteti virtual te paqene te renies pre e kontakteve me individe qe mund te paraqesin rrezikshmeri per sigurine e tyre ose me grupe qe shfaqin prirje devijante etj. Per nje pjese femijesh apo adoleshentesh perdorues te internetit naten qe ne vend te gjumit preferojne navigimin oret e humbura kane rrezikun e humbjes se oreve te dites qe i merren kohes se kushtuar mesimit dhe studimit apo dhe angazhimeve te tjera qe perditshmeria kerkon.

- Duke mbajtur parasysh faktin qe edhe vete arsimtaret shpesh u kerkojne nxenesve te zgjerojne njohurite nepermjet hulumtimit te informacioneve te internet a ndikon kjo negativisht

- Sigurisht qe me mire te parandalojme shkaqet sesa te shpenzojme per pasojat.

Une i qendroj ketij shqetesimi por do te deshiroja te sillja ne vemendje edhe nje tjeter shqetesim ne dukje me i vogel por qe ka te njejtat pasoja afatgjata ne formimin e personalitetit te femijes si nje i rritur i ardhshem kontribues per shoqerine.

Nje nder aktoret qe perfshihen ne nismen qe une permenda me siper jane edhe arsimtaret te cilet duhet te jene vete shume te kujdesshem ne orientimet qe u japin femijeve per hulumtime informacionesh ne internet. Ashtu sic dime informacioni qe qarkullon ne internet ne pjesen me te madhe te rasteve eshte falas. Ne zinxhirin e agjencive shoqerizuese shkolla eshte nje nder me te rendesishmet agjenci dhe aktoret kryesore te saj arsimtaret marrin nje rol te pazevendesueshem. Pa dyshim qe perkrah kesaj agjencie grupet e bashkemoshatareve dhe familja jane gjithashtu njelloj te rendesishme dhe te tre se bashku duke funksionuar ne menyre harmonike bejne te mundur realizimin e shendetshem te ketij procesi shoqerizimi i cili zgjat gjate jetes. Une do te deshiroja te ndalesha pak te kjo hallke e ketij zinxhiri. Ne mungese te nje studimi por duke u nisur nga vezhgimi i drejtperdrejte nga bisedat e kryera me prinder dhe femije konstatoj se shume femije te nivelit te arsimit 9-vjecar dhe atij parauniversitar ne shkollat e qyteteve tona kryesisht te zonave te medha urbane vershojne drejt monitoreve ne qendra interneti apo shkolle e shtepi ne kerkim te materialeve te kerkuara nga ana e mesuesve ne permbushje te programit mesimor pa pasur asnje lloj orientimi mbi ekzistencen e faqeve zyrtare apo mbi burimet serioze duke u bere ne shume raste pre edhe e keqinformimit apo e informacioneve te paverifikuara.

- Si duhet te veprojme kundrejt kesaj situate

- Rreziku per keqinformim ose per nje formim te cunguar apo te manget ku plagjiatura si veprim as nuk permendet si nje akt i denueshem perkundrazi stimulohet shoqerohet edhe nga nje lloj dembelizmi qe po kultivohet te femijet tane ku puna kerkimore finalizohet ne pak minuta me nje browsing apo searching kerkim.

Duke vleresuar punen e cmuar qe bejne arsimtaret per edukimin e qytetareve te ardhshem ne respekt te mundit qe profesioni i tyre mbart ne perpjekjet qe ata bejne per ta kryer sa me mire kete mision te edukimit do te deshiroja te terhiqja vemendjen se duhet te tregojne me shume kujdes ne orientimet qe japin. Eshte detyre e te rriturve te tregojne kujdes ndaj te vegjelve. Pa dyshim qe informacioni ne internet mund te vije nga cdo fushe e aktivitetit njerezor duke filluar nga pornografia te bursa nga feja te propaganda neonaziste nga studimi i yjeve te shitjet e nje produkti modest nga lajmet e rendesishme te thashethemet banale. Funksioni kryesor qe ai kryen eshte ai i komunikimit pra i vendosjes se raporteve mes perdoruesit dhe burimit ku i njejti njeri mund te jete njekohesisht edhe perdorues edhe burim. Perdorimi i internetit mund te jete argetues dhe i dobishem por ne te njejten kohe ai mund te sjelle edhe shperqendrim nga angazhimi shoqeror ne jeten reale. Per kete arsye jane njerezit qe duhet te racionalizojne kohen qe i kushtojne dhe ata duhet te monitorojne te mirat qe u sjell. Nuk eshte interneti ne vetvete qe demton njerezit por menyra se si ata e perdorin ate. Nese perdoret nen parimin e vjeter te perdoresh por jo te abuzosh interneti mund te jete nje mjet komunikimi me shume perftim per jeten e secilit. Ajo qe e ben kaq terheqes internetin lidhet edhe me faktin se me ndihmen e tij krijohen raporte qe nuk kushtezohen nga rrethanat gjeografike apo shoqerore. Pa dyshim qe ky mjet i jashtezakonshem komunikimi con edhe ne ndryshime te perceptimit qe njerezit kane per jeten per mjedisin perreth madje con ne ndryshime qe lidhen me sjelljen njerezore.

- Ne cdrejtim duhet levizur ne menyre qe edhe perdorimi te jete i dobishem dhe i ekuilibruar ne zhvillim te jetes sociale

- Lidhur me efektet e internetit mbi njeriun studiues te ndryshem mbajne qendrime te ndryshme. Ne studimet e tyre ngrihet shpesh pyetja nese eshte interneti ne dobine e njeriut dhe sa ndihmes mund te jete per te. Por per kete duhet te hedhim nje veshtrim ne ate qe thone kerkimet. Ne kete bote te dixhitalizuar edhe truri yne fillon te riprogramoje funksionet. Sipas dr. Gary Small te Universitetit te Kalifornise Los Anxhelos UCLA perdorimi internetit ka efekte nga me interesantet. Studimet e ketij neurologu pershkruajne impaktin e thelle qe ka teknologjia mbi sjelljen njerezore duke treguar se perdorimi i saj ka efekt mbi trurin tone vecanerisht mbi trurin e te rinjve. Edhe pse ka anet e veta te mira sipas dr.Small perdorimi i tij duhet te jete ne ekuiliber me jeten shoqerore reale. Sipas tij kerkimi ne internet rrit aftesine e integrimit dhe te perpunimit te informacioneve dhe permireson aftesine e marrjes se vendimeve. Veprimi i quajtur browsing ka efektin e stimulimit te vemendjes lojerat ne kompjuter mund te permiresojne kujtesen dhe shikimin periferik por ne te njejten kohe mund te cojne ne nje qendrim antisocial. Ndertimi i nje blogu apo i nje site permireson memorien dhe kapacitetin e argumentimit. Shkembimi i imeileve mund te permiresoje procesimin e informacionit por ne te njejten kohe mund te shnderrohet edhe ne burim stresi.

Perdorimi i rrjeteve sociale mund te permiresoje vemendjen periferike duke rritur edhe respektin per veten. Megjithate dr. Small na rikujton se nje jete shoqerore normale nuk mund te zevendesohet e tera nga perdorimi i kompjuterit apo i teknologjise ne pergjithesi.

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Metropol

Publikuar nga: Metropol

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos