Ndermjetesimi mes paleve tani profesion kushtet per licencim



Mosmarreveshjet mes paleve tani mund te zgjidhen pa shkuar ne gjykate. Nje ndermjetesues i licencuar mund te mbylle pretendimet mes paleve ne konflikt. Nje gje e tille eshte parashikuar ne projektligjin e ri qe kaloi dje ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave i cili zevendeson ligjin aktual Per ndermjetesimin ne zgjidhjen e mosmarreveshjeve Nr. 9090 date 26.6.2003 i cili nuk ka qene efektiv ne perdorimin e tij 7-vjecar. Ai qe merr persiper qe te beje rolin e ndermjetesuesit duhet te jete i regjistruar prane Komisionit te Licencimit te Ndermjetesve i parashikuar ne draftin e ri qe pritet te kaloje per diskutim dhe me pas per miratim ne Kuvend. Ne projektligj eshte e parashikuar e gjithe veprimtaria e ndermjetesimit licencimi i ndermjetesuesve kushtet per marrjen e licences mbylljen e ndermjetesimit dhe procedurat per kryerjen e procesit. Drafti eshte pjese e perafrimit te legjislacionit te Shqiperise me ate te BE-se dhe erdhi pas kerkeses se vazhdueshme te shoqerise civile por edhe te vete eksperteve te huaj qe te rregulloje si duhet veprimtarine e ndermjetesimit. Per ushtrimin e plote te veprimtarise se ndermjetesimit parashikohet qe te miratohen edhe vendime nga Keshilli i Ministrave apo udhezime nga Ministria e Drejtesise.
Drafti per ndermjetesimin
Ndermjetesimi eshte veprimtari jashtegjyqesore ne te cilen palet kerkojne zgjidhjen e nje mosmarreveshjeje me ane te nje personi te trete asnjanes ndermjetesit per te arritur nje zgjidhje te pranueshme te mosmarreveshjes dhe qe nuk bie ne kundershtim me ligjin - thuhet ne ligj. Mjafton qe njera pale ne konflikt te beje kerkese dhe persona te licencuar per te ushtruar kete aktivitet mund te ndermjetesojne zgjidhjen e mosmarreveshjeve. Nje gje e tille mund te kerkohet ose cmohet edhe nga gjykata prokuroria a organi perkates shteteror sipas ligjit.
Sipas projektligjit ndermjetesi eshte vullnetar ne ushtrimin e funksionit te tij siguron zgjidhjen e ceshtjes me efikasitet drejtesi dhe paanshmeri si dhe ne menyre profesionale e pa paragjykime ndaj paleve apo ceshtjes objekt ndermjetesimi. Personi qe merr persiper per te bere nje gje te tille eshte i detyruar qe te ruaje konfidencialiteti per te dhenat e paleve ne perputhje me legjislacionin ne fuqi.

Ndermjetes me licence
Ndermjetes nuk mund te jete dokushdo. Tashme ai duhet qe te marre nje licence. Ne ndryshim nga ligji ekzistues per ndermjetesimin i miratuar ne vitin 2003 ky draft parashikon gjithe proceduren per ngritjen e Komisionit te Licencimit te Ndermjetesve menyren e marrjes se lincences regjistrimin e personit qe kryen nje aktivitet te tille etj.
Projektligji thote se ndermjetesi e ushtron veprimtarine si person fizik ose juridik nepermjet zyres a qendres se tij pas licencimit dhe regjistrimit te tij ne Regjistrin e Ndermjetesve sipas ketij ligji. Sipas tij Komisioni i Licencimit te Ndermjetesve ngrihet prane Ministrise se Drejtesise dhe ka ne perberje 2 dy perfaqesues te Dhomes Kombetare te Ndermjetesimit dhe 3 tre perfaqesues te Ministrise se Drejtesise. Ndermjetesuesit e licencuar regjistrohen si persona fizike ose juridike ne organet kompetente dhe ne organet tatimore ne perputhje me aktet ligjore ne fuqi. Ne Regjistrin e Ndermjetesve personi qe ushtron kete aktivitet duhet qe te paraqese Identitetin vendbanimin numrin e licences daten e fillimit te veprimtarise se ndermjetesit dhe adresen e vendit ku zhvillohet veprimtaria e ndermjetesit ne rastin e personave fizike si dhe emertimin llojin dhe seline e shoqerise emrin/emrat e administratoreve dhe emrat e ndermjetesve te punesuar ne shoqeri ne rastin e personave juridike.
Kushtet per ndermjetes
Projektligji parashikon edhe kushtet qe duhet te plotesoje nje person per te punuar ndermjetes shih tabelen. Sipas tij ndermjetesi duhet te lidhe kontrate sigurimi per pergjegjesine e tij ndaj paleve te treta per shkak te ushtrimit te veprimtarise se ndermjetesimit. Drafti parashikon edhe rastet kur hiqet licenca e personit qe ben ndermjetesimin shih tabelen. Po ashtu parashikohet edhe ngritja e Dhomes Kombetare te Ndermjetesve shoh tabelen e cila eshte person juridik qe ushtron veprimtarine e saj ne menyre te pavarur nga shteti dhe ka organet e saj drejtuese.
Ndermjetesit qe e ushtrojne kete veprimtari si profesion kane te drejte te kerkojne dhe te shperblehen per punen si dhe per shpenzimet e kryera ne proceduren e ndermjetesimit sipas marreveshjes per ndermjetesim te nenshkruar me palet. Ai duhet te ruaje konfidencialitetin dhe sekretin profesional. Personi i licencuar nuk ofron keshillim ligjor dhe nuk ka pergjegjesi nese ndermjet paleve per zgjidhjen e konfliktit me ndemjetesim nuk arrihet marreveshje. Po ashtu as ne rastin kur palet arrijne nje marreveshje per zgjidhjen e konfliktit ndermjet tyre ndermjetesi nuk ka pergjegjesi per moszbatimin e kesaj marreveshjeje. Sapo te mbyllet procedura e ndermjetesimit ndermjetesi njofton gjykaten prokurorine ose arbitrazhin me qellim fillimin e procedurave te pezulluara per efekt te ndermjetesimit. Projektligji parashikon edhe shmangien e konfliktit te interesit te personit qe kryen rolin e ndermjetesit.
Ligji ekzistues per ndermjetesimin nuk arriti qe te gjeje zbatim ne praktike. Ne anen tjeter shume mosmarreveshje shkojne ne gjykata kur mund te gjenden zgjidhje me ndermjetesues. Po ashtu edhe mosmarreveshjet ne familje apo partnereve ne biznes mund te zgjidhen ne rastet kur negociohet nga ndermjetes te pranuar nga palet. Organizatat e shoqerise civile dhe eksperte te huaj kane kembengulur here pas here qe te ndryshohet ligji per mosmarreveshjet. Shqiperia eshte nder vendet me shkallen me te larte te konfliktualitetit dhe te gjitha ato kane mbetur ne dyert e gjykatave.

MARREVESHJA
Si kryhet nje procedure ndermjetesimi

Procedura per ndermjetesim fillon pas dates se paraqitjes se fteses per ndermjetesim nga te pakten njera nga palet ne konflikt sipas ketij ligji ose nga data e referimit te ceshtjes nga gjykata per zgjidhjen e saj me ndermjetesim. Ftesa per ndermjetesim mund ti drejtohet ndermjetesit pavaresisht nese palet kane rene dakord paraprakisht per zgjidhjen e mosmarreveshjes me ndermjetesim. Nese nje pale ne mosmarreveshje i kerkon nje pale tjeter ndjekjen e procedurave te ndermjetesimit sipas ketij ligji dhe kjo e fundit nuk i pergjigjet kesaj kerkese brenda 30 tridhjete diteve nga data ne te cilen eshte derguar ftesa ose brenda afatit kohor te percaktuar ne ftese pala kerkuese mund ta vleresoje kete si mospranim te fteses per te ndermjetesuar. Ftesa per ndermjetesim e paraqitur nga nje pale ne mosmarreveshje nuk pengon automatikisht kete pale qe te inicioje fillimin e nje procesi gjyqesor apo arbitrazhi ne lidhje me kete mosmarreveshje per shkak te kalimit te afateve te paraqitjes se padise. Palet zgjedhin vullnetarisht nje ose me shume ndermjetes prej Regjistrit te Ndermjetesve prane Ministrise se Drejtesise.
Ne proceduren e ndermjetesimit me nje ndermjetes palet bien dakord per te caktuar nga lista e ndermjetesve te licencuar nje ose dy ndermjetes dhe kjo ne varesi te mosmarreveshjes qe trajtohet.
Perpara fillimit te procedures se ndermjetesimit ndermjetesi eshte i detyruar qe te informoje palet per qellimet dhe parimet e pergjithshme rolin e ndermjetesit dhe te paleve ne proces shpenzimet e procesit te ndermjetesimit dhe efektet e marreveshjes se ndermjetesimit. Sipas projektligjit palet dhe ndermjetesi nenshkruajne bashkerisht me shkrim marreveshjen per realizimin e procesit te ndermjetesimit shih tabelat. Ai parashikon rastet kur perfundon nje procedure ndermjetesimi nenshkrimi i akt-marreveshjes dhe detyrimet e paleve. Ne rastin kur eshte zgjidhur ceshtja me ane te ndermjetesimit organet gjyqesore ose te prokurorise vendosin sipas rastit miratimin e zgjidhjes me pajtim te ceshtjes civile ose pushimin e ceshtjes penale apo mosfillimin e procedimit penal pervec rasteve kur arrihet ne perfundimin se verehet pavlefshmeri. Shih rastet kur ndermjetesimi eshte i pavlefshem.


KUSHTET PER NDERMJETES
Te kete kryer programe te studimeve te ciklit te pare sipas percaktimeve te legjislacionit per arsimin e larte

Te kete mbushur moshen 25 vjec

Te mos jete denuar per kryerjen me dashje te veprave penale me vendim gjyqesor te formes se prere

Te kete perfunduar programin e trajnimit dhe te formimit profesional te ndermjetesve te miratuar nga Dhoma Kombetare e Ndermjetesve

Te jete i licencuar dhe i regjistruar ne Regjistrin e Ndermjetesve.


HEQJA E LICENCES NDERMJETESUESIT

heq dore me kerkesen e tij nga ushtrimi i profesionit te ndermjetesit

humbet apo i kufizohet zotesia per te vepruar

denohet me vendim te formes se prere per nje veper penale te kryer me dashje

kryen shkelje te Kodit te Etikes.


PERGJEGJESITE E DHOMES SE NDERMJETESVE

a Merr masat per rregullimin dhe kontrollin e ushtrimit te veprimtarise se ndermjetesimit ne Republiken e Shqiperise

b Miraton aktet qe rregullojne veprimtarine e ndermjetesimit si profesion si dhe Kodin e Etikes se Ndermjetesit

c Miraton statutin e saj ku percaktohen edhe rregullat e hollesishme per menyren e organizimit e te funksionimit te Dhomes Kombetare te Ndermjetesve

c Merr masat per themelimin e dhomave vendore te ndermjetesimit

d Percakton rregullat per tarifat e shperblimit per punen e ndermjetesit dhe shpenzimet e kryera si rezultat i veprimtarise se ndermjetesimit

dh Harton dhe siguron pjesemarrjen ne program trajnimi te ndermjetesve

e Percakton ne statut detyrat dhe funksionet e organeve drejtuese te saj

e Kujdeset per informimin e nevojshem te publikut per veprimtarine e ndermjetesimit ne zgjidhjen e mosmarreveshjeve dhe per mundesite e kontaktimit te ndermjetesve.

MBYLLJA E NDERMJETESIMIT

a diten e nenshkrimit te marreveshjes per zgjidhjen e mosmarreveshjes

b diten e nenshkrimit te deklarates me shkrim te ndermjetesit pas keshillimit me palet qe ndermjetesohen sepse perpjekjet per ndermjetesim te metejshem nuk jane te justifikuara

c diten e nenshkrimit te deklarates me shkrim te paleve ndermjetese me ane te se ciles i drejtohen ndermjetesit ku i njoftojne se procedura e ndermjetesimit ka perfunduar

c diten e nenshkrimit te deklarates me shkrim te njeres pale drejtuar pales tjeter ndermjetesit ku njoftohen se procedura e ndermjetesimit ka perfunduar

d me vdekjen e ndonjeres nga palet ne proces

dh me likuidimin e personit juridik pale ne proces.

PAVLEFSHMERIA E NDERMJETESIMIT

a realizohet nga persona qe nuk jane ndermjetes te licencuar dhe te regjistruar sipas ketij ligji

b mosmarreveshja sipas ligjit duhet zgjidhur vetem ne rruge gjyqesore
c permban detyrime te vleresueshme ne te holla dhe nuk formulohet me shkrim

c permban detyrime per subjekte qe nuk kane marre pjese ne ndermjetesim

d ka simulim dhe per konfliktin real ka shkaqe pavlefshmerie.



18 Nentor 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Albania

Publikuar nga: Albania

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos