Semundjet qe shkaktojne dhimbje koke dhe nderlikime te tjera



Dhimbja e kokes na mundon te gjitheve dhe sipas shkencetareve gjysma prej nesh preket nga ajo te pakten nje here ne muaj. Specialistet kane zbuluar se pervec njerezve kronike pjesa tjeter e popullsise ka me shume shqetesime gjate muajve te veres. Pasi ne kete kohe ekspozimi ne diell eshte i madh dhe kjo shkakton crregullim. Megjithate pjesa me e madhe e dhimbjeve te kokes shkaktohet nga disa semundje. Per kete specialistet shpjegojne se cfare i shkakton keto dhimbje dhe si duhet te trajtohen.
Tensioni
Dhimbja e kokes nga tensioni eshte dhimbje e zakonshme dhe sjell pakenaqesi ne koke lekure apo qafe dhe shpesh lidhet me ngushtesine e muskujve. Studimet tregojne se ato zhvillohen gjate pasdites dhe shume rralle zgjasin me shume se kater ore. Keto lloj dhimbje koke qe vijne nga tensioni sipas te dhenave e kane rreth 80 per qind e popullsise. Me shume vuajne grate se sa burrat dhe rreth 3 per qind e te rriturve kane dhimbje koke kronike nga tensioni me kriza me shume se 15 dite ne muaj. Personat qe vuajne nga kjo dhimbje koke ndjejne nje presion te lehte rreth kokes pra simptomen universale por mund ti dhembin edhe muskujt e qafes dhe shpatullave. Ato mund te shoqerohen edhe me stres. Shkaku ekzakt i kesaj dhimbje eshte i panjohur por mund te perfshihen disa faktore. Dhimbja e kokes nga tensioni shkaktohet te pakten pjeserisht nga menyra si nervi i kokes qafes dhe shpatullave ndjen dhimbje. Kontraktimi i muskujve i shkaktuar nga stresi depresioni ankthi dhe pozicioni i qendrimit mund te shkaktojne nje dhimbje koke. Po keshtu edhe mbushja e dhembeve muzika e larte dhe lodhja e syve. Qendrimi i mire dhe shmangia e levizjeve perseritese mund te ndihmoje ne qetesimin e dhimbjes se kokes nga tensioni. Mjeket keshillojne qe te mos e mbeshtesni mjekren ne gjoks kur lexoni dhe te mos e mbani telefonin mes shpatulles dhe veshit. Ndersa antidepresantet dhe clodhja e muskujve mund te ndihmojne parandalimin e saj. Trajtimet per kurimin e dhimbjes se kokes nga tensioni perfshijne Akupunkturen trajtimin me Botox hipnozen frymemarrjen e thelle meditimin dhe jogen.
Migrena
Migrena eshte nje dhimbje e forte dhe pulsante qe godet vetem nje pjese te kokes keqesohet njeheresh me mundimet fizike ndonjehere mjafton nje levizje e thjeshte e kokes dhe shoqerohet me marrje mendsh te vjella bezdisje nga drita zhurma dhe erera te vecanta. Kriza e provokuar nga nje zgjerim i tepert dhe i papritur i eneve te gjakut ne kafke mund te zgjase nga 4-72 ore dhe ka tendence te rikthehet. Grate vuajne me se shumti nga nje dhimbje e tille. Keto dhimbje koke shkaktohen nga enet e gjakut te trurit kur ato punojne jo normalisht. Enet e gjakut te zgjeruara ne koke jane nxitesi i pare per dhimbjen e migrenes. Keto dhimbje prekin cdo moshe por me shume ato midis moshes 20 dhe 50 vjec. Ekziston dhe nje predispozite gjenetike. Nje ne 4 gra dhe nje ne 12 burra mund ta perjetoje kete dhimbje. I semuri ndjen dhimbje e forte ne njeren apo te dyja anet e kokes. Kjo gjithashtu perfshin dhe dobesi ne gjymtyre veshtiresi ne te folur konfuzion vjellje dhe ndjeshmeri. Ne migrenen me aure e cila ndikon 10-20 per qind te te semureve ka crregullime vizive si vija zigzagu dhe zbardhje te shikimit. Dhimbja e kokes nga migrena shkaktohet nga zgjerimi i eneve te gjakut por se cfare e nxit kete eshte ende e paqarte. Nje teori eshte se enet e gjakut mund te mbireagojne per te nxitur me shume stres. Sugjerohet qe ky reaksion te ngushtoje disa arterie dhe qe arteriet e tjera te hapen per te thithur me shume oksigjen per ne tru e cila do te shkaktoje clirimin e hormoneve te dhimbjes. Kerkimet kane sugjeruar se edhe nje vrime ne zemer shkakton migrenen. Per te kuruar dhimbjen e kokes nga migrena perdoren disa ilacesh te cilat ndihmojne per te trajtuar simptomat dhe per te parandaluar sulmet. Aspirina mund ti qetesoje simptomat. Triptanet funksionojne duke ngushtuar enet e gjakut ne koke Beta-bllokuesit mendohet se ndalojne zgjerimin e eneve te gjakut Bllokuesit e kanaleve te kalciumit e lufton pezmatimin Antikonvulsantet ndikojne sinjalin e dhimbjes ne tru. Botoksi gjithashtu mund te perdoret por me rezultate te ndryshme. Disa nga ata qe vuajne mund te ndihmohen duke pire kafe dhe duke hequr disa ushqime nga dieta e tyre.
Cefalea e perqendruar
-Kjo eshte forma me e dhimbshme por edhe me e rralle. Ajo godet nje ne 1000 vete vecanerisht meshkujt. Eshte nje dhimbje qe zgjat pak nga nje cerek ore deri ne tre ore por mund te jete e padurueshme. Cefalea e perqendruar godet syrin e mollezat dhe goditjet e saj nuk jane kurre te izoluara. Ato shfaqen ne periudha dhe ore fikse per shembull gjate cdo ndryshimi te stineve dhe gjithmone ne mengjes e ne mbremje.
Cefalea tensive
Ky quhet ndryshe dhe rrethi klasik ne koke nje lloj kaske therese qe e shtyp koken dhe nuk eshte kurre shume e forte. Nje dhimbje e tille varet nga nje shtrengim i madh i muskujve te qafes apo te shpatullave qe shkaktohet nga qendrimi jo i mire nga pertypja por edhe nga stresi dhe lodhja. Thuhet se simptomat nuk jane gjithmone te qarta dhe dhimbje te ndryshme te kokes mund edhe te behen se bashku. Atehere si mund te kuptojme se cilit grup i perket dhimbja jone Nese vuani shpesh sistemi me i mire eshte te mbani nje ditar ku mund te shenoni numrin e goditjeve frekuencen e tyre dhe tipin e dhimbjes. Me pas kete ditar mund ta coni tek nje specialist qe ta shohe dhe te jape diagnozen e duhur. Ne rast se dhimbja e kokes eshte rastesore dhe jo edhe aq e forte ditari nuk ka cfare duhet por nje kure eshte e nevojshme. Sado kronike apo kalimtare te jete cdo dhimbje koke ka ilacin e saj lehtesues.
Alkooli
Pirja e tepert e alkoolit rezulton ne nje rritje te katerfishte te sasise se ujit te nxjerre nga trupi gje qe shkakton dehidratim dhe dhimbje koke. Ka me qindra kura te sugjeruara qe nga glikanxo dhe deri tek zinku. Nderkohe qe nje tjeter dhimbje e cilesuar si dhimbja e kokes ne fundjave shkaktohet nga mos pirja e kafeines gje qe zakonisht ndodh 12 ore pas filxhanit te fundit te kafes kur hapen enet e gjakut dhe shkaktojne dhimbje. Eshte e lehte te vete diagnostikohet krahasoni filxhanet e cajit qe pini gjate orarit te punes me filxhanet e pira gjate fundjaves.
Sheqeri dhe helmet
Sheqeri i paket ne gjak mund te shkaktoje dhimbje koke. Ata qe zgjohen ne mengjes me dhimbje koke mund ta kene si reagim ndaj sasise se paket te sheqerit ne gjak te shkaktuar nga mungesa e ushqimit ne stomak gjate nates. Mund te jete rezultat i semundjeve apo lendeve kimike. Ekspozim i vazhdueshem ndaj perberesve te nitratit te potasiumit te ushqimeve gje qe zgjedhon enet e gjakut mund te krijoje nje dhimbje koke me goditje. Nitrati i potasiumit perdoret per te ruajtur mishin.
Akullorja
Shkencetaret kane zbuluar se dhimbja e kokes mund te shkaktohet edhe nga konsumimi i akullores. Dhimbja zakonisht fillon pak sekonda pas gelltitjes se ushqimeve apo pijeve te ftohta dhe arrin kulmin 30-60 sekonda me vone. Trajtimi i vetem parandalues eshte te mbahet akullorja disa sekonda ne goje per tu ngrohur para se te kaperdihet. Nderkohe qe kur dhimbjet e kokes behen te perditshme mund te vijne nga reaksionet ne trup si rezultat i pirjes se shpeshte te qetesuesve.
Keshillat
Se pari i semuri me dhimbje koke te perseritur te zgjatur duhet te drejtohet te mjeku. I takon atij te beje diagnozen dalluese me dhembjet e kokes me natyre tjeter vec migrenes. Shpesh ky eshte nje proces i veshtire por i realizueshem. Jane nje sere semundje te tjera qe shfaqen me dhembje te kokes. Te tilla jane gjendjet gripale me temperature rritja e tensionit arterial dhe mjaft semundje te sistemit nervor si tumoret meningjiti hemorragjite demtime te eneve te gjakut te trurit streset etj. Aktualisht pervec ekzaminimit klinik mjeku ndihmohet edhe nga mjaft ekzaminime te tjera qe behen edhe ne vendin tone. Keto jane analize e gjakut matja e tensionit te gjakut ekzaminimi i syrit fundit te syrit. Elektrocefalografia skaneri dhe rezonanca magnetike. Me anen e ketyre perjashtohen shkaqet e tyre qe permendem me lart. Te semuret me migrene vuajne shume nga dhembja e kokes qe perseritet shpesh. Ato e shqetesojne mjaft e lodhin e lene pa gjume dhe e pengojne te perqendrohet ne mesime ose ne pune. Ne vecanti kjo ndodh ne ata qe nuk mjekohen mire. Ne fakt te semuret me migrene kane me shume vuajtje sesa mund te kene nderlikime. Keto te fundit jane me te rralla dhe me pak te qendrueshme Eshte shume e rendesishme te nderhyhet shpejt madje ne disa raste edhe per te parandaluar. Nje nderhyje e tille sherben jo vetem per te ulur kohen dhe frekuencen e dhimbjeve por edhe per te evituar qe dhimbja te behet kronike. Nese nuk kurohen dhimbjet e perseritura te kokes kane prirje te shfaqen serish dhe cdo here me nje intensitet me te madh. Mjeket japin edhe emrat e ilaceve me efikase per keto dhimbje.




16 Nentor 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shqiperia.Com

Publikuar nga: Shqiperia.Com

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos