Keshilla per te luftuar semundjet reumatike



Bimet dhe kurat per te trajtuar te gjitha format e semundjeve reumatike

Reumatizmi eshte shkaku i dyte pas semundjeve te qarkullimit te gjakut qe shkakton me teper paaftesi per pune. Me teper se 50 per qind e njerezve mbi 65 vjec vuajne nga kjo semundje ndersa kjo perqindje eshte me e larte te seksin femer. Te gjitha format e semundjeve reumatike duke filluar qe nga artrozat e deri tek osteoporoza nga dhimbjet e belit e deri tek artriti reumatoid jane te renda per tu trajtuar nese zbulohen me nje vonese te madhe. Mjeket keshillojne se eshte mjaft e rendesishme te kapen me kohe shenjat e para te semundjes. Diagnostifikimi mund te behet me mjaft sukses meqe simptomat e para te kesaj semundjeje hetohen lehte.

Artriti

Artriti reumatik eshte forma me e rende e semundjeve reumatike qe fillon me nje inflamacion te artikulacioneve vihet re qe ne mengjes heret me tu zgjuar nga gjumi. Shfaqet me levizjen e veshtiresuar te duarve qe mund te zgjase edhe deri ne nje ore. Ne keto raste eshte mire te paraqiteni menjehere te specialisti i cili do tju keshilloje nje sere ekzaminimesh laboratorike per te vertetuar pranine e faktorit reumatik ne serumin e gjakut tuaj. Beni kujdes Vetem analizat nuk mjaftojne. Per konstatimin e diagnozes ka ende nevoje per nje krahasim te
shenjave klinike me perfundimet laboratorike nga mjeku specialist. E njejta keshille vlen edhe per artrozen me te thjeshte e deri te format e tjera reumatike. Analizat edhe pse te nevojshme nuk mund te jene krejtesisht te sakta. Perkundrazi eshte e nevojshme nje vizite te mjeku specialist i cili do te bente vleresimin e tere situates klinike dhe te te dhenave laboratorike. Ky vleresim nuk do te thote vetem nje lexim i thjeshte i radiografise.

Mjekimi

Ata qe vuajne nga reumatizmi e dine mire se antiinflamatoretqe sherbejne per te lehtesuar dhimbjen shkaktojne demtime ne stomak e ne veshka. Keshtu duke u munduar qe te mjekojne nje semundje shkaktojne nje tjeter. Tani per tani reumatologet po presin me padurim perfundimet e nje gjenerate te re barnash te ashtuquajtura frenues te COX 2 qe nuk jane te demshem per stomakun dhe veshkat.

Zbulimet me te fundit mbi dhimbjet e lehta

-Klima. Nuk eshte e vertete se lageshtira shkakton reumatizmin. Ajo reumatizmin e ben vetem me te rende.

-Uji. Ata qe mbajne shpesh duart ne uje nuk jane me te rrezikuar se te tjeret. Por nese vuan nga reumatizmi atehere ajo shton dhembjet.

-Pesha. Personat qe kane peshe me te lehte trupore vuajne me shume se ata qe kane disa kilograme me teper por jo shume.

-Dieta. Te hash fruta e perime ndihmon ne luftimin e semundje se reumatizmes. Me mire eshte te pakesohet perdorimi i mishit i veres dhe i ushqimeve me ereza.

-Dhimbjet e shpines. Mjekimi i vetem per kete semundje eshte pushimi i plote. Sipas statistikave te gjitha dhimbjet e belit zgjasin nje jave qofshin te kuruara ose jo me pomada te ndryshme apo me antiinflamatore.

-Dhimbjet te qafes. Nje nder tri rastet ka prejardhje psikologjike. Nder semundjet reumatike eshte mjaft e forte trashegimia gjenetike. Por specialistet japin disa keshilla per te larguar rrezikun e semundjes.

-Ushtrimet fizike. Kryerja e ushtrimeve eshte themelore. Duhen bere vazhdimisht por nuk duhet te kalohet masa. Not e gjimnastike keto jane sportet qe rekomandohen me se shumti. Por per me te moshuarit jane me te pershtatshme shetitjet e gjata.

-Qumeshti. Rekomandohet konsumimi i nje sasie te madhe qumeshti. Kjo vlen per te gjithe personat qe vuajne nga osteoporoza mungesa e kalciumit duhet te pine 4-5 gota qumesht ne dite.

-Dielli e ajri i paster. Jane aleatet e tjere per nje forme te mire fizike e per te gezuar nje shendet sa me te mire.


Cfare duhet te bejme per te lehtesuar dhimbjet e reumatizmit


Per te vuajtur sa me pak tani ka nje menyre te re ekonomia artikulare. Per paciente te prekur nga semundje reumatike edhe veprimet me te thjeshta si hapja e nje dritareje e nje dere mbathja e kepuceve hapja e nje shisheje etj. shkaktojne nje mbledhje te kyceve dhimbje qe sjellin rrezikun e perkeqesimeve te metejshme. Por nuk jane vetem barnat qe perdoren per te lehtesuar dhembjet e te semureve me reumatizem. Ka edhe nje menyre tjeter te quajtur ekonomia artikulare. Kjo metode e re trajtimi eshte teresia e nje programi terapeutik dhe e mjeteve qe u mundesojne pacienteve te mesojne perdorimin e duarve e kembeve duke shmangur sforcimet e teperta te kyceve. Kjo metode ben parandalimin e perkeqesimit te metejshem te semundjes si dhe rifitimin e funksioneve te humbura te gjymtyreve. Gjestet qe duhet te shmangni per te lehtesuar dhimbjet e semundjeve reumatike. Mos e mbani kurre canten te varur ne berryl por gjithmone ne shpatull. Mos mbathni kurre kepuce me taka te larta te ngushta ose mjaft te holla. Kur shkruani me mire perdorni nje laps ose stilolaps te trashe ne vend te ndonje lapsi me permasa normale. Kur ngrini nje sere pjatash me mire bejeni kete veprim duke i vendosur te tere gishtat nen to sesa duke e mbajtur gishtin tregues mbi to. Mjetet qe ndihmojne njerezit qe kane probleme reumatike e vuajne nga duart jane thika celes konservash hapese shisheje. Keto mjete lejojne nje hapje me te lehte te tyre nga njerezit qe kane probleme me duart. Ndersa per ata qe vuajne nga kemba e diabetit ose ajo reumatike tani gjenden kepuce qe pershtaten sipas kembes. Ato kane aftesine te rishperndajne peshen e trupit mbi shputen e kembes.












Faqe 15

Kurat popullore per reumatizmin
Shkaqet e semundjeve reumatizmale jane te pergjithshme dhe lokale
Kurat me te mira sipas mjekeve specialiste jane barishtet
Reumatizma eshte semundje qe shfaqet ne kycet e gjymtyreve ne muskuj ose ne pjese te tjera te trupit dhe qe shoqerohet me dhimbje me te therura dhe me enjtje. Reumatizma e cilesuar ndryshe edhe si semundja e moshes se trete ka lidhje te ngushte me vendbanimin e personave te prekur. Sipas specialisteve kjo semundje ne vendin tone eshte shume e perhapur kjo per shkak te klimes dhe kushteve te punes dhe banimit. Kurat me te mira sipas mjekeve specialiste jane barishtet.
Shkaqet
Shkaqet e semundjeve reumatizmale jane te pergjithshme dhe lokale shpjegojne reumatologet duke pohuar se shkaqet lokale pra te pjeseve te ndryshme te trupit jane te shpeshta gjate artrozes. Sipas tyre sa here qe sforcohet nje nyje duhet te mendohet per rrezikun e demtimit te saj sidomos ato me natyre sportive dhe profesionale nga mikrotraumat kjo mundesi shtohet ne rast se kemi te bejme me nje anomali anatomike te fituar apo te lindur e cila ndikon fuqishem mbi artroze. Ndersa nder shkaqet e pergjithshme specialistet permendin moshen e cila perben nje faktor etiologjik ku artroza sa vjen e theksohet. Nderkohe faktori gjenetik pra trashegimia sipas mjekeve ndikon sidomos ne formen e artrozes se gishtave te kembeve dhe te duarve ku viktime e kesaj sipas tij jane sidomos femrat. Po ashtu klima e ftohe ndikon shume ne rendimin e artrozes poliartikulare e cila prek duart dhe viktime jane sidomos grate pas te 50-ve kur kjo kombinohet me perimenofrazen por te grate edhe mbipesha eshte faktor negativ per semundjet reumatizmale.
Keshillat

Kurat me te mira sipas mjekeve specialiste jane barishtet. Ne farmacite bimore ekzistojne bime te Perendimit qe jane te shumta per sa i perket llojeve. Perzierja e bimeve qe tregtohet eshte tretur ne alkool bimesh 39 grade dhe quhet Schenden Bitter dhe bashke me te edhe nje lloj kremi i quajtur Calendula Saslbe dhe eshte e perbere nga yndyra dhe lulja e quajtur Calendula officinalis qe ndryshe ne gjuhen e popullit quhet lule duhani sepse i ka gjethet te ngjashme me te. Kremrat qe jane te perbere me keto lloj bimesh kane nje perdorim shume te lehte me to lyen lekuren ne pjesen ku ke dhimbje para se te vesh kompresen e lagur me Scheden Bitter. Per komprese merret nje garze ne madhesi te vendit ku e ke dhimbjen dhe e lag me kete lloj tretjeje bimesh me pas e vendos ne vendin e deshiruar dhe e mbeshtjell me qese najloni dhe e shtrin mire ne menyre qe te mos depertoje ajri e as te lagen apo ndoten rrobat por per me teper kjo menyre perdoret per te mbajtur nxehtesine sepse po depertoi te ftohtit atehere kompresa duhet te hiqet sepse ne vend te kuroje ajo shkakton deme. Per te ruajtur ngrohtesine dhe per te mos levizur kompresa duhet ta mbeshtjellesh garzen me qese najloni edhe me nje cope te leshit apo te pambukte dy apo tre fish dhe ta lidhesh me ndonje shami apo dicka elastike qe te mos levizi kompresa.

Kwshillat e specialistwve pwr tw prekurit nga reumatizma

Mjeket perpiqen qe tu pakesojne dhembjet pacienteve te tyre si dhe te parandalojne ndonje paralize te mundshme. Zakonisht ata perdorin barna antimalcim si aspirina ushtrime fizike dhe deri ne operim te kyceve te deformuara per rregullimin apo edhe zevendesimin e tyre me kyce artificiale plastike apo prej ndonje lende tjeter. Keshilla numer nje e specialisteve eshte qe te gjithe personat qe kane probleme me kete semundje duhet te shfrytezojne ne maksimum reren gjate oreve te mengjesit dhe te pasdites pasi ne dreke temperatura eshte shume e larte dhe eshte e pamundur qe trupi ta duroje ate. Ushtrimet fizike shetitjet dhe levizjet jane te keshillueshme per te semuret me reumatizem. Te gjithe pacientet qe vuajne nga reumatizma nuk duhet ta pine asnjehere cajin ne nje ene metali por vetem qelqi ose prej druri. Madje mjeket rekomandojne qe edhe vete caji te mos zihet ne nje ene metali por qelqi apo porcelani. Gjithashtu dy vitamina jane shume te rendesishme per trupin e njeriut dhe ndihmojne shume ne shmangien e problemeve reumatizmale ato jane vitamina C dhe A.

Kurat popullore
1. Rera e ne vecanti rera e paster eshte teper efikase per kurimin e reumatizmit. Keshilla numer nje e specialisteve eshte qe te gjithe personat qe kane probleme me kete semundje duhet te shfrytezojne ne maksimum reren gjate oreve te mengjesit dhe te pasdites pasi ne dreke temperatura eshte shume e larte dhe eshte e pamundur qe trupi ta duroje ate. Kura bwhet me ngrohjen e gjymtyrwve madje edhe tw gjithw trupit duke u mbuluar me rwrw tw nxehtw nw bregdet ose nw breg tw lumit dhe kjo vlen edhe pwr artritin reumatik. Kujdes Ata qw vuajnw nga zemra dhe nga tensioni nuk u lejohet pwrdorimi i kwsaj kure.
2. Vaji i fares se zeze nxehet dhe me te duhet te ferkohet vendi i dhembjes me force sikur ferkon kocken dhe jo lekuren. Para gjumit pi nje luge te vogel prej vajit te fares se zeze te embelsuar me mjalt natyral.
3. Ushtrimet fizike shetitjet dhe levizjet jane te keshillueshme per te semuret me reumatizem. Pas nje studimi t65533 kryer me 200 atlete per 2 vjet studiuesit kane dale ne nje rezultat sporti i ben mire kockave. Disa ushtrimeve te kombinuara kane treguar se sporti i ben mire forcimit dhe kalcifikimit te kockave. Vihet re qe njerezit qe nuk merren me sport kane nje shkalle te larte plogeshtie e cila vjen si shkak i mosmarrjes me sport.
4. Te gjithe pacientet qe vuajne nga reumatizma nuk duhet ta pine asnjehere cajin ne nje ene metali por vetem qelqi ose prej druri. Madje mjeket rekomandojne qe edhe vete caji te mos zihet ne nje ene metali por qelqi apo porcelani.


Faqe 16
Pasojat e pwrdorimit tw ilaceve antireumatizem
Ilacet antireumatizmale demtojnw cipen e stomakut dhe bwjnw mw tw lehte krijimin e ulceres
Perdoruesit e ilaceve anti-inflamatore jane te rrezikuar 4 here me shume nga demtimet e mukozave

Ilacet e perdora per qetesimin e dhimbjeve sidomos atyre reumatizmale te kyceve rrisin me shume riskun e shfaqjes se ulceres dhe komplikacioneve tjera si hemorragji perforacion dhe vdekje. Prof.Dr.M.Enver Dolar pedagog ne Fakultetin e Mjekesise se Universitetit Uludag thote se dhimbjet e kyceve jane nder arsyet me te shpeshta te cilat na cojne tek doktori. Per kete arsye ilacet qetesuese te dhimbjeve reumatizmale non-steroid anti-inflamator qe mundesojne nje permiresim simptomatik bejne pjese ne grupin e ilaceve te rekomanduara me shume ne recetat mjekesore. Duke theksuar se ne Amerike shkruhen rreth 100 milione receta te cilat rekomandojne ilacet non-steroid anti-inflamatore dhe perdoren 40 miliarde tableta aspirine pedagogu i deges se Gastroenterologjise dhe semundjeve te brendshme ne Fakultetin e Mjekesise se Universitetit Uludag pohon se ne Amerike ka me shume se 14 milione ndersa ne bote 300 milione te semure qe perdorin rregullisht ilacet non-steroid anti-inflamatore. Ai deklaroi se tek perdoruesit e ketyre ilaceve non-steroid anti-inflamator rritet risku i krijimit te ulceres dhe komplikacioneve tjera.

Efektet
Tek 25 per qind e te semureve qe perdorin ilacet non-steroid anti-inflamator shihen efekte anesore ne sistemin gastrointestinal. Gjithashtu Dr.Dolar tha se keto lloj ilacesh mund te behen shkak per shfaqjen e semundjeve si kolit hemorragji ulcere ne sistemin e poshtem gastrointestinal. Duke shpjeguar domosdoshmerine e nderprerjes se menjehershme te ilaceve ne 10 te te semureve tek te cilet shihen efekte anesore te sistemit gastrointestinal Dr.Dolar shprehet se ne 10-15 te te semureve qe perdorin vazhdimisht ilace non-steroid anti-inflamator shfaqen ulcera gastro-duodenale. Dhe afersisht 3 e te semureve te ketij grupi preken dhe nga hemorragjia dhe perforacioni. Perdoruesit e ilaceve non-steroid anti-inflamatore jane te rrezikuar 4 here me shume nga demtimet e mukozave 3 here me shume nga hemorragjite gastrointestinale dhe 6 here me shume nga perforacioni. Ne analizat e bera endoskopike eshte pare qe perdoruesit e ilaceve non-steroid anti-inflamator rrezikohen dy here me shume se te semuret me gastrit duodenal. Afersisht 50-60 e personave qe kalojne nje hemorragji te sistemit te siperm gastrointestinal perdorin ilace non-steroid anti-inflamator brenda javes se fundit.

Shenjat
Duke theksuar se tek te moshuarit nuk shihen simptoma tipike te ulceres Prof.Dr.M.Enver Dolar pohon se shenja e pare e 50 te ulcerave te shkaktuara nga ilacet non-steroid anti-inflamator eshte hemorragjia ndersa tek 60 e te semureve qe kalojne nje ulcere kercenuese per jeten vihet re nje perdorim i ilaceve non-steroid anti-inflamator. Ilacet non-steroid anti-inflamator rrisin dhe riskun e zhvillimit te ulceres peptike. Dr.Dolar thote se tek 30 e personave qe i marrin rregullisht keto ilace shfaqet nje ulcere aktive ndersa perdorimi per nje kohe te gjate i steroideve rrit edhe me shume riskun e ulceres tek personat qe kane vuajtur edhe me pare nga ajo por ky risk nuk lidhet shume me ilacet non-steroid anti-inflamator. Ilacet non-steroid anti-inflamator qe shkrihen ne uje aspirina kane efekte me te forta. Ne shumicen e ilaceve non-steroid anti-inflamator ka pak perberje acidi te dobet i cili nuk mund te jonizohet ne mjedisin acidik te stomakut. Perdorimi i shpeshte i ilaceve si aspirina qetesuesit e dhimbjeve dhe vecanerisht ilacet antireumatizmale demton cipen e stomakut dhe lehteson krijimin e ulceres. Dr.Dolar gjithashtu thote se Kur ilacet non-steroid anti-inflamator perdoren ne menyre sistematike klinikisht mund te krijojne ulcera shume te thella. Prostaglandinet parandalojne efektet anesore qe mund te shkaktojne ulcere te ilaceve non-steroid anti-inflamator. Mundesia e krijimit te ulceres nga antikoret Prostaglandin eshte me e madhe se mundesia e parandalimit te ulcerave te shkaktuara nga ilacet non-steroid anti-inflamator prostaglandin analoge. Efektet akute te shkaktuara nga ilacet non-steroid anti-inflamator jane erozione siperfaqesore te mukozes dhe hemorragji. Demtimi vihet re menjehere dhe brenda pese diteve perfshihet e gjithe mukoza. Nese personi vazhdon te marre keto ilace atehere duke hyre ne pune mekanizma e adaptimit gastritit mund te heqe demtimin e mukozes. Fenomeni i adaptimit realizohet me rritjen e shumimit te qelizave te mukozes dhe rregullimin e qarkullimit te gjakut. Nese procesi i adaptimit nuk eshte i mjaftueshem klinikisht tek disa te semure shfaqet ulcera.
Reumatizma nuk prek vetem te moshuarit
Kur nje person preket nga reumatizma do te thote se sistemi imunitar i organizmit ka filluar te sulmoje krahas baktereve dhe viruseve edhe qelizat normale. Nje studim i ri i kryer nga qindra amerikane per parandalimin e semundjeve tregon se reumatizma perben nje problem kryesor per ata qe punojne. Mjeket analizuan te dhenat e nje ankete ne shkalle kombetare dhe pane se 1 ne cdo 3 persona me reumatizem ndeshet me veshtiresi kur punon. Reumatizma apo Arthritis eshte nje prej shkaktareve kryesore te paaftesise ne Shtetet e Bashkuara. Prej saj preken rreth 46 milione amerikane. Shume vete e mendojne reumatizmin si kufizuese te veprimtarive per te moshuarit. Por nje studim i ri i kryer nga qendra per parandalimin e semundjeve tregon se reumatizma perben nje problem kryesor edhe per ata qe punojne. Mjeket analizuan te dhenat e nje ankete ne shkalle kombetare dhe pane se 1 ne cdo 3 persona me reumatizem ndeshet me veshtiresi kur punon. Per shembull paaftesia si pasoje e kesaj semundjeje prek 25 per qind te personave te afte per pune ne shtetin Nevada ndersa ne Kentaki kjo shkalle arrin ne 50 per qind. Personat qe kryejne pune te njejte si sekretaret qe perdorin vazhdimisht makine shkrimi ose punetore te industrise mekanike e te tjere jane me shume ne rrezik te preken nga reumatizma pasi cdo dite kryejne te njejtat levizje te sforcimit te kyceve te gishtave ose duarve. Shkencetaret thone se orare te ndryshme pune mjedise te pershtatshme pune dhe nxitja e kryerjes se ushtrimeve fizike mund ti ndihmojne keta njerez te ndjejne me pak dhimbje.







FAQE 17

Problemet qe sjell artriti reumatik
Bimet mjekesore qe perdoren per kurimin e artritit
Artriti reumatik mund te shfaqet ne te gjitha moshat
Pezmatimi reumatik i nyjeve trupore kyceve ose ndryshe artriti reumatik angl. rheumatoid arthritis eshte nje semundje malcuese qe shpesh nis ne nyjet e vogla ne duar dhe kembe. Kycet enjten te dhembin dhe ne rastin e malcimit te madh ato behen te nxehta. Malcimi con ne sertesi ne kyce sidomos kur njeriu cohet ne mengjes apo ka ndejtur ne vend per nje kohe te gjate. Me e zakonshmja eshte qe kycet preken po aq shume ne te dyja anet e trupit. Malcimi nis ne indet e kupes se kycit. Nese malcimi vazhdon per nje kohe te gjate mund te demtoje pjese te ndryshme ne kyc dhe rreth tij si kercet e kycit kockat gilcat dhe ligamentet. Levizshmeria ne kyce keqesohet dhe kyci ne disa raste mundet te keqvendoset. Ne raste te rralla mundet qe edhe organe te tjera ne trup te malcohen si per shembull pleura cipa e zemres enet e gjakut dhe syte. Grate preken ne me teper se dyfishin e rasteve sesa burrat.
Moshat
Artriti reumatik mund te shfaqet ne te gjitha moshat por mosha mesatare tek ata qe semuren eshte 55 vjec. Kjo semundje gjendet ne te gjithe boten dhe eshte pothuajse njelloj e zakonshme ne te gjitha anet e botes. Studiuesit nuk kane arritur akoma te sqarojne shkaqet qe cojne ne artritin reumatik. Me sa duket ka shume faktore qe marrin pjese. Eshte konstatuar se ka disa prirje te trashegueshme qe perbejne nje rrezik me te madh per tu kapur nga artriti reumatik. Rreziku per tu kapur nga nje variant me i rende i semundjes mund te jete gjithashtu i trashegueshem. Tek dikush qe ka prirje per tu kapur nga kjo semundje mundet qe disa lloj infektimesh te bejne qe ajo te shpertheje. Faktoret hormonale por edhe tuhatja mund te ndikojne ne te.
Barnat
Sipas mjekesise artriti reumatik mund te vazhdoje gjate gjithe jetes por edhe mund te fshihet nga nje kohe ne tjetren. Mjeket perpiqen qe tu pakesojne dhembjet pacienteve te tyre si dhe te parandalojne ndonje paralize te mundshme. Zakonisht ata perdorin barna anti-malcim si aspirina etj ushtrime fizike dhe deri ne operim te kyceve te deformuara per rregullimin apo edhe zevendesimin e tyre me kyce artificiale plastike apo prej ndonje lende tjeter. Per percaktimin e semundjes kthehesh te doktori specialist reumatolog dhe ai te pershkruan ilacet dhe keshillat e nevojshme te cilat nese perdoren perkrah kurave popullore te meposhtme.
Bime mjekesore dhe keshilla te posacme per artritin reumatik
1. Hithra Bime e eger barishtore qe ne kercellin e ne gjethet e saj te dhembezuara ka nje push te imet djeges dhe qe perdoret si bime mjekesore e per ushqim. Hithra permban sasi te konsiderueshme te vitamines A dhe C vitamine K amin si histamina serotonine dhe minerale sic eshte hekuri shume i rendesishem per organizmin e njeriut. Pra per shkak te vlerave te shumta qe ajo permban dhe efektet e saj jane te menjehershme. Ne mjekesine popullore hithra njihet si mbreteresha e bimeve mjekesore per shkak te efekteve te saj pozitive ne sherimin e disa semundjeve. Perdorimi i kesaj bime gjate periudhes se pranveres ndihmon ne pastrimin e gjakut dhe te te semuret me anemi. Keshillohet qe gjate kesaj kohe te konsumohet sa me shpesh bima e hithres ne forme sallate ose dhe e gatuar ne supe ose byrek. Gjithashtu mund te pihen 3 gota caj ne dite nga kjo bime. Per te pergatitur cajin nevojitet nje luge nga bima e thare dhe e grimcuar. Kjo mase hidhet ne nje gote me uje te nxehte dhe lihet ne qetesi per 15 minuta. Me pas kullohet dhe pihet 3 here ne dite nga nje gote. Nje tjeter menyre per te sheruar dhimbjet e reumatizmit eshte edhe vendosja e bimes se fresket ne kontakt te drejtperdrejte me lekuren. Vendi i dhimbjes rrihet me bimen e fresket derisa te dallohet nje si pulle gjaku. Efektet anesore te hithres jane ende te panjohura. Por eshte thellesisht e demshme te perdoret te personat qe kane akumulime ujore si pasoje e aktivitetit te kufizuar te zemres dhe veshkave pasi eshte nje caj qe nxit largimin e ujerave nga trupi.
2. Rigoni. Te gjithe i njohin vlerat e rigonit ne gatim. Jo vetem kaq pervec shijes aq te mire qe u jep ushqimeve eshte dhe mrekullia qe ben kjo bime edhe ne mjekesine popullore. Pjesa qe ndihmon ne kurimin e semundjeve eshte e gjithe bima por mund te perdoren edhe gjethet e saj te mbledhura gjate kohes se lulezimit nga qershori deri ne shtator. Gjethet te jene thare ne mjedis te mbyllur dhe te jene grimcuar pasi ne kete menyre vlerat e bimes nuk humbasin. Gjate mbledhjes duhet pasur kujdes pasi bima rritet e fshehur mes ferrave dhe pyjeve. Bima aromatike shpesh eshte me nuance te kuqe te dobet. Gjethet i ka te holla dhe ne forme vezake. Kercelli i rigonit ka gjithmone ngjyre te gjelber. Bima lulezon nga muaji qershor deri ne shtator dhe ka nje lartesi deri ne 15 centimetra. Gjendet ne ferra e pyje. Per pergatitjen e cajit te rigonit merr nje luge gjelle nga gjethet e tij te thara dhe i hedh ne nje gote pastaj ne ate gote hedh uje te vluar dhe e le 15 min. Pastaj e kullon dhe e pi dy here ne dite.

3. Farat e lules se diellit per vete permbajtjen e tyre kane veti anti-malcuese te kyceve me te forte se ilaci i njohur me emrin Ibuprofen. Pervetesimi i 250 gram fara lule dielli eshte e barabarte me efektin e ilacit me te mire anti-malcues te kyceve.

4.Qershia permban magnezium dhe botacium i pari konsiderohet asgjesues dhimbjesh ndersa i dyti zvogelues malcimi. Ngrenia e disa kokrrave ne dite do te mjaftonte qofte edhe te konservuara.

5. Ngrenia e peshkut dhe e vajit te peshkut ben dobi ne kurimin e malcimit te kyceve.

6. Gjethet dhe deget i fierit perdoret gjithashtu per kurimin e perdhesit cermes dhe reumatizmit. Pasi i pret deget e fierit ne copa te vogla i vendos mbi vendin e dhembjes dhe i lidh me nje cope apo fasho. Ne fillim dhembjet do te shtohen por per nje kohe te shkurter ato do te eliminohen totalisht. Duhet pasur parasysh se fieri eshte dy llojesh mashkull dhe femer. Fieri mashkull nuk ka gjethe as dege as lule dhe as kokrra ndersa fieri femer i ka keto dhe ky eshte per qellim ne kete kure.

7. Elimino levizjet apo qendrimet qe i shtojne lodhjet kyceve. Mos qendro gjate dhe pa levizur ne nje pozicion. Planifiko qe me pare per shetitjet dhe aktivitet e ndryshme dhe beje jeten sa me te thjeshte qe te mundesh sepse tensionet ndikojne negativisht ne semundjen tende. Mos e lodh trupin dhe aq me teper kycet.

8. Dieta dhe ushtrimet Nwse keni artrit reumatik ju mund te humbni edhe oreksin ndoshta. Mund te ndjeheni te dobet dhe te pafuqishem. Por per te ruajtur shendetin tuaj dhe per ti mos lejuar simptomat qe te perparojne ju duhet te mbani nje diete ushqimore te balancuar dhe te beni ushtrime te lehta. Perpiquni te hani shume fruta dhe perime. Perpiquni te shmangni dhjamera gjalp qumesht te paskremuar mish vici derri lope qingji. Duhet te hani me shume peshk. Gjithashtu mund te hani pule dhe gjeldeti. Perpiquni te konsumoni ushqime me pak kalori sepse keshtu do te bini nga pesha qe ne fakt ben qe te ulet pesha qe duhet te perballojne kycet tuaja. Ju duhet te merrni rregullisht vitamina sepse semundja juaj ju ben deficitar ne disa lloj vitaminash si p.sh Vitamina D qe eshte shume e rendesishme per kockat. Gjithashtu duhet te merrni edhe kalcium.
Faqe 18-19
Dhimbjet e shpines kurat per trajtimin e semundjes
Piperi i kuq shelgu dhe mendra jane bimet qe kurojne kete semundje
Shume dhimbje te shpines trajtohen pa nevojen e nderhyrjeve kirurgjikale
Rreth tre ne kater njerez vuajne nga kriza dhimbjesh te shtylles kurrizore por shpesh keto kriza kalojne lehte e nuk lene pasoja prandaj keshilla me e mire eshte te jeni aktiv dhe te beni aktivitetet normale e te perditshme sa me shume te jete e mundur. Shtylla kurrizore perbehet nga disa kocka te quajtura vertebra te cilat kane forme rrethore dhe ndermjet tyre vendoset disku i cili perbehet nga nje material qe i jep shpines elasticitet dhe fleksibilitet. Vertebrat lidhen me njera-tjetren nepermjet ligamenteve te forta duke i dhene shpines fortesi e mbeshtetje. Shpina rrethohet nga muskuj te shumte qe shpeshhere krijojne dhimbje ne shtyllen kurrizore. Palca kurrizore e cila permban nervat qe vijne nga truri mbrohet nga shtylla kurrizore. Gjithashtu nga palca e kurrizit dalin dhe nervat spinal qe marrin informacionin nga pjese te ndryshme te trupit.
Llojet

Dallojme dhimbje akute dhe dhimbje kronike. Shumica e dhimbjeve akute te shpines vijne si pasoje e traumave ne pjesen e poshtme te shpines apo i crregullimeve si artriti. Ato zgjasin nga disa dite deri ne disa jave. Dhembja nga traumat shkaktohet kryesisht nga demtimet sportive punet e ndryshme rreth shtepise apo te kopshtit tronditjet e papritura si aksidente me makine apo shtypje te ndryshme te ushtruara ne kockat e indet e shtylles kurrizore. Simptomat variojne si dhimbje muskulore kufizim te fleksibilitetit e amplitudes se levizjeve deri ne pamundesi per te qendruar drejt. Ndersa dhimbje kronike e shpines eshte ajo kur dhimbja zgjat me shume se tre muaj. Zakonisht ajo eshte progresive dhe e veshtire per tu perkufizuar.
Trajtimi

Shume dhimbje te shpines mund te trajtohen pa nevojen e nderhyrjeve kirurgjikale. Trajtimi perfshin perdorimin e lehtesuesve per te ulur dhimbjen dhe te barnave antiinflamatore per te ulur inflamacionin. Qellimi i trajtimit eshte te riparoje funksionin e duhur dhe te forcoje shpinen por edhe te parandaloje rishfaqjen e demtimit. Gjithashtu kompresat e ftohta e te ngrohta ndihmojne per te ulur dhimbjen dhe inflamacionin si dhe te lejojne nje levizshmeri me te larte. Ndersa regjimi i shtratit ne shumicen e rasteve rekomandohet vetem per 1-2 dite sepse ushtrimet jane nje rruge mjaft efektive per tu sheruar nga dhimbjet e shpines dhe per te forcuar muskujt e shpines e te abdomenit barkut. Ne disa raste mjaft serioze te dhimbjeve te shpines nderhyrja kirurgjikale mbetet zgjidhja me efektive sidomos ne rastet e demtimeve muskulo-skeletike.

Cila eshte ecuria e semundjes

Ne shumicen e pacienteve dhimbja e shpines sherohet pa ndonjw humbje te funksionit por ne disa raste eshte e nevojshme te kontaktojme me mjekun nese nuk kemi ulje te dukshme te dhimbjes apo inflamacionit pas 72 oresh te trajtimit shtepiak e vetjak. Dhimbjet shkaktohen nga mosfunksionimi i duhur i mekanizmave trupor apo edhe per shkaqe jo traumatike. Ju nuk duhet te angazhoheni ne ushtrime tronditese apo sforcuese. Keshilloheni te mbani drejtimin e duhur te shpines si dhe veprime te tjera qe ndihmojne per te parandaluar demtime te ndryshme. Shume demtime qe lidhen me punen shkaktohen nga peshat e renda vibrimet levizjet perseritese apo qendrimet jo korrekte.
Shkaktare te tjere te dhimbjes se shpines jane

Artriti inflamacion i artikulacionit te shtylles kurrizore ku nje forme e zakonshme e tij eshte osteoartriti nje forme qe ndodh te njerezit e moshuar.
Spondialtroza ankiloze eshte nje forme tjeter e artritit e cila mund te ndodh te te rinjte dhe shkakton dhimbje te shpines. Disa shkaqe tjera jo te zakonshme jane anomali strukturore kockore tumore apo shtypja qe shkaktohet nga indet fqinje te cilet shkaktojne dhimbje te shpines.

Fakte lidhur me dhimbjet e shpines

Dhimbjet akute perkatesisht dhimbje qe zgjasin disa dite deri disa jave sherohen serish spontanisht dhe nuk kane nevoje per sqarim ne vecanti skane nevoje per radiografi ose per tomografi kompjuterike CT ose MRI. Ne rastin e dhimbjeve akute te shpines mund te ndihmojne medikamentet fizioterapia trajtimi manual ose kiropraktik shpesh shqetesimet kalojne edhe pa marre ndonje mase. Ne rastin e dhimbjeve akute te shpines vetem ne raste te jashtezakonshme duhet te rrini ne shtrat. Eshte e rendesishme qe sa me pare tu riktheheni aktiviteteve te perditshme. Mjekun tuaj familjar duhet ta vizitoni para se gjithash atehere kur dhimbjet akute te shpines rrezatohen ne kembe ose kur atyre u shtohen ne forme percjellese ca simptoma per ju te paqarta si temperatura dhimbje te rrezatuara ne bark ose kraharor. Dhimbjet e shpines qe zgjasin shume jave kalimi ne dhimbje kronike kane nevoje per sqarim mjekesor. Vizitojeni mjekun tuaj familjar ai do te jape sqarime plotesuese per shembull radiografine dhe do tju udhezoje eventualisht per te specialistet e aparatit levizor reumatologu/ ortopedi.
Ne radiografi shpeshhere verehen ndryshime degjenerative ose demtime te disqeve nderunazore qe skane vlere patologjike dhe i takojne procesit normal te plakjes. Mjete cudiberese per trajtimin e dhimbjeve kronike te shpines nuk gjenden. Mos u besoni keshillave teper optimiste. Lejoni te keshilloheni mire nga mjeku juaj familjar ose nga mjeku specialist. Shpesh ka nevoje per nderhyrje te ndryshme speciale per te arritur te nje lehtesim. Shume te keshillueshme jane programet rehabilituese interdisiplinare ambulatore ose stacionare. Operacionet ne shtyllen kurrizore jane te nevojshme vetem ne raste te rralla. Perpiquni qe me gjithe dhimbjet kronike te shpines te mbeteni aktiv. Ruajtja kujdesi i tepruar te con drejt dobesimit te muskulatures dhe te shumten i shton akoma me shume dhimbjet. Rehabilitimi nenkupton te rikthesh shprehite dhe jo te ruhesh.

Si mund ta percaktojme tipin e dhimbjes qe kemi
Dihet qe shumica e dhimbjeve te shpines zhvillohen papritur dhe jane dhimbje te thjeshta keshtu qe shumica e tyre kalojne shpejt dhe me trajtim shtepiak. Por megjithate ne raste te dyshimta duhet ti adresoheni mjekut sidomos kur ju keni keto simptoma

-Dobesi muskulore te ndonje muskuli te kembes
-Mpirje mungese te ndjeshmerise ne pjesen e te ndenjurave te kembes apo shputes
-Probleme me fshikezen e urines apo zorren si per shembull humbja e kontrollit
-Humbje peshe apo kur gjendja e pergjithshme nuk eshte shume e mire.

Dhimbja zhvillohet gradualisht dhe me kalimin e kohes ajo keqesohet kjo sidomos ne rastet me shkaqe si tumore artrite SIDA etj. Mjeku juaj duhet te jete ne gjendje te diagnostikoje nese dhimbja eshte e thjesht apo eshte me origjine nervore nepermjet pershkrimit te dhimbjes por edhe nepermjet ekzaminimit. Keshtu radiografite apo skaneri nuk e ndihmojne mjekun dhe nuk tregojne ndonje anormalitet nese kemi dhimbje te thjeshte te shpines. Por keto ekzaminime mund te jene te nevojshme kur dhimbja me origjine nervore zgjat dhe eshte e forte ose nese dyshohet per ndonje anomali tjeter strukturore. Keto keshillohen nga mjekesia shkencore per dhimbjet e shpines dhe ato duhen pasur parasysh nga te semuret me dhimbje shpine dhe duhet ti dine e ti mesojne ato. Ne vijim po permendim edhe disa kura popullore qe perdoren per dhembjet e shpines.
Disa prej kurave popullore qe rekomandohen
1. Piperi i kuq
Piperi i kuq permban Capsaicin nje lende e cila perdoret per prodhimin e disa ilaceve qe perdoren per dhimbjet e shpines. Merr nje sasi piperi te kuq e djeges te bluar imet dhe e perzien me krem vazeline deri sa kremi te marre ngjyre te kuqe pastaj ferkon vendin e dhimbjes me te. Pas perdorimit duhen lare duart dhe duhet pasur kujdes qe kjo perzierje te mos shkoje ne sy sepse i demton. Ne fillim lyen vetem nje pjese te vogel ne vendin e dhimbjes pastaj pret pak se mos shkaktohet ndonje alergji sepse disa njerez kane alergji nga Capsaicin. Nese nuk ndodh asnje lloj alergjie atehere vazhdon dhe lyen te gjithe pjesen e dhimbjes e nese ndodh alergji ndalo menjehere nga perdorimi i kesaj perzierje.
2. Shelgu
Shelgu konsiderohet aspirina natyrale per permbajtjen e tij dhe eshte perdorur si ilac popullor qe ne kohet e vjetra. Menyra e perdorimit eshte qe te merret nje luge nga lekura e shelgut dhe hidhet ne nje gote uje te zieje. Lihet te zieje per 10 minuta pastaj kullohet dhe pihet nje gote ne mengjes dhe nje ne darke. Po keshtu lekura e shelgut e bluar mund te perzihet me vazeline dhe me te te lyhet vendi i dhimbjes. Por ata persona qe kane alergji ndaj aspirines kane gjithashtu alergji ndaj shelgut dhe ata nuk duhet ta perdorin ate.
3. Mendera
Mendra permban menthol dhe kamfur dy perberes te cilet perdoren ne prodhimin e disa ilaceve per dhimbjet e shpines keshtu qe keshillohet perdorimi i saj ne gjelle dhe ne caj.



12 Nentor 2010

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Shqiperia.Com

Publikuar nga: Shqiperia.Com

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos