A eshte Megi Ajtyresa fejesa e re politike e Rames

08-11-2010 / Nga Shqipe Xoxi

E pate besoj se si socialistet iu kunderpergjigjen akuzave te kryeministrit Berisha me anetaren e brishte te Asamblese Megi Ajtyresen e cila tha se BE hoqi vizat per shqiptaret por i vuri per qeverine. Ndonese ende skemi kuptuar mire cka ka dashur te na thote cupa e re e PS-se ska gajle. Per te thene te verteten na kish munguar ca prania rioshe e Megi Ajtyreses kesaj socialisteje te re ne moshe dhe ne intelekt. Me floke te zinj hekurosur drejt me qerpike te vizatuar ne nje fytyre ovale ajo shkelqente ne simetrine e saj fotozhenike sikur te ishte nje aktore telenovelash indiane. Vetiu togfjaleshat e saj kumbuese per Viza BE-ne dhe Qeverine askush si degjonte me kureshtje sepse e gjithe kureshtja njerezore ishte fokusuar tek ndryshimi i saj biologjik. Eumlshte rritur goca. Edhe pse nuk e dime nese eshte pjekur. Te mos e dinim se merrej me politike rinore do ta kishim ngaterruar sigurisht me ndoca vajza qe dalin perdite ne fashion Tv kanali 24 oresh i modes boterore.
Per ata qe se dine Megi Ajtyresa ka qene anetarja e pare adoleshente e PS-se qekur Edi Rama mori drejtimin e saj ne vitin 2005. Me te marre teseren asaj iu hapen te gjitha porta e partise. Diga u shperthye nga freskia e moshes se saj. Ajo bishtnoi te gjitha etapat e merito-kracise politike duke u bere sa hap e mbyll syte kryetare e FRESH-it edhe pse pa ndonje merite vecante. Me shkolle te mesme. Me shume kishte lundruar ne sajte interneti sesa kishte lexuar libra politologjie. Eumlshte ende mister pse Edi Rama zgjodhi pikerisht ate si kryetare te nje forumi kaq te rendesishem politik ndash me gjithe respektin per Megin ndash nje cupeline pa profil te qarte identiteti e jo me te mbante mbi supet e saj te brishta te gjithe kompleksitetin e nje forumi politik. Po ashtu nuk kuptohet sesi ia doli biba 18 vjecare ti merrte postin 28 vjetarit Gjergji Koja. Ky i fundit ishte shume i shtruar ne perballjen politike. Kurse Megi ende pa kuptuar organigramen e partise u zgjodh drejtuese. Thagma ishte me te vertete e madhe. Sepse deri ne ato momente ajo nuk eshte se ngerthente ndonje merite politike ne gjirin socialist aq sa per te hipur ne majat me te larta te forumit rinor socialist. Edhe teseren e PS-se ajo e kishte marre sapo hyri ne PS.
Por ne favor te saj duket sa ka luajtur me shume menjanimi i ish-drejtuesit te FRESH-it pas deklaratave te hapura te tij ndaj kryetarit socialist rreth menaxhimit qe ky i fundit po i bente ketij forumi. Me pare Megi kishte qene e angazhuar ne vendlindjen e saj ne Shkoder me propozime projektesh per mbledhje fondesh. Kaq ka mjaftuar qe Edi Rama ta shikonte me sy te mire Megi Ngaterresen. Pse dihet tashme boterisht se i papranueshmi Rama ka nje dobesi te vecante per femrat qe merren me projekte pse mjafton te konstatosh se edhe Linda ex-Xhillarin- Basha e ka njoftuar me mire ne projektet e Sorosit me bashkine e Tiranes. Gjithsesi cupa e Rames si e quan nomenklatura e regjur e PS-se ka pasur luhatje te dukshme ne karrieren e saj te shkurter ne politike. Ne fillim si cdo adoleshente me pushtet asaj iu duk sikur preku qiellin me dore. E lumtur ne boten e saj ajo su kushtoi vemendje rivaleve te saj ne moshe ne parti si Elisa Spiropalit apo Olta Xhackes. Ka pasur thashetheme neper redaksi edhe per nje zenke fizike e fyese mes saj dhe Rames per daljen e nje lajmi ne medie qe me sa kuptohet nuk duhej te dilte. Pak dite me pare drejtuesja e re e FRESH deklaroi falimentimin e drejtimit te meparshem te zonjushes Megi duke thene se tashme kjo levizje eshte ne nje faze te re ringritese ku funksionon ne menyre demokratike per te zgjedhur te gjitha forumet drejtuese. Progres pa nje kompromis eshte fushata e radhes ku ka per qellim te mbledhe nje grupim te rinj ku kane nje qellim per te qene te majte citoi Spiropali.
Sidoqofte deshtimi i Megit ne krye te FRESH-it se ka ndaluar Ramen ta perdore si figurante ne konferencat per shtyp. Asaj i pelqen te perdoret si kukull barbi nga Keni i saj. Ai qe e beri njehere drejtuese pa ndonje merite ska perse te harroje te nesermen me kete merite.

...

 

Publikoje në:

Disktutime, lajme dhe informacione nga jeta e perditshme

Informacione mbi artikullin

Gazeta 55

Publikuar nga: Gazeta 55

Tė tjera lajme interesante

Regjistrim

Ju mund tė regjistroheni pėr RSS ose pėr tė marrė e-mail me lajmet mė tė fundit.

Regjistrohuni per RSS feed


Ky opsion do tė rivendose dhe njėherė rregullat a paracaktuara tė shfaqjes sė lajmeve nė faqe.

Ri-vendos